Ezio per CP

Day 2,480, 13:18 Published in Albania Albania by G4bRii2

Pershendetje eShqipetare

Ne kete artikull te dyte dhe te fundit do te zgjerohem me shume per aspektet e programit tim , por fillimisht me lejoni te them dy fjale te sinqerta.

Une po bej gati 2 vjet e gjysem qe po e luaj kete loje dhe kam pare shume gjera te ndodhin dhe nga me te ndryshmet .. Kam fituar eksperience nga keto ngjarje si dhe mesime ..Por 2 jane gjerat qe me kane bere me shume pershtypje; si fillim egoizmi i shume lojtareve midis te cileve dhe disa CP , dhe e dyta largimi nga loja ose nga vendi i shume lojtareve te respektuar dhe te vlefshem per kete vend .. keto jane per mendimin tim dhe besoj dhe tuajin arsyet qe e kane cuar ne kete tatepjete qe sa vjen e thellohet e cila do vazhdoje ta dobesoje eShqiperine akoma me shume , dhe do e shkretoje ate .Prandaj dhe per keto arsye une kam vendosur te kandidoj , sepse besoj qe mund ti jap fund mbetjeve te kalbura te ketij vendi qe jane bere parazite qe e kane kapur kete vend dhe nuk e lene te shkoje perpara .. Si dhe sepse besoj qe mund ti sjell eShqiperise ate qe i duhet ..Stabilitet te Brendshem dhe Fuqi te jashtme , per te cilat kemi aq shume nevoje . Dhe keto une pretendoj ti arij me pune te madhe , dhe me nje plan-program dhe premtime plotesisht te aritshem . Une nuk ju premtoj endrra apo iluzione qe mund te kenaqin perkohesisht dhe qe jane te paaritshme per ne , por ju premtoj vetem disa gjera te thjeshta dhe efikase qe mund te bejne shume me shume se ato iluzione .

Dhe tani vazhdojme me detajet e programit .

Reforma ne Keshillin e Larte
Keshilli i Larte ne fillimet e tij ka qene nje nga organet me te rendesishme te ketij vendi dhe ka ndihmuar me shume se cdo Minister apo CP ,dhe per kete te gjithe i jemi shume mirenjohes . Por koha dhe kushtet kane ndryshuar pasi psh ne tashme kemi nje kongress i cili eshte mese i fuqishem per te mare vendime dhe kjo i ka ulur disi fuqite e Keshillit .
Per kete arsye une kam nje plan te thjeshte i cili e reformon kete organ duke e shkrire ne dy pjese ( ate ushtarak , dhe ate administrativ ) .Organi ushtarak do te quhet Shtabi i Pergjithshem KY organ ne bashkepunim por jo ne vartesi te MOD do te koordinoje zhvillimet dhe levizjet ushtarake me MU shteterore dhe private .Ky organ do te perbehet nga 5 Komandantet e MU me te fuqishme te e Shqiperise si dhe nga Komandanti i MU shteterore .. Kryetari i kesaj strukture do te zgjidhet nga vete anetaret e Shtabit dhe me aprovim te Presidentit dhe raporton tek Kongressi .
Struktura Administrative do te jete Dhoma e perfaqesuesve e cila do te perbehet nga 2 anetare prej seciles te partive ne TOP 5 .Ky organ do te kete kryesisht fuqi ne rast te mungeses se Kongressit ... Por dhe ne rast te kundert kjo strukture ne bashkepunim me Kongressin do te kete mundesine te propozoje ligje si dhe te transmetoje mendimet e popullit drejtpersedrejti ne Kongress .

Politika e Jashtme
Kohet e fundit eShqiperia si pasoje nje politike te gabuar te jashtme eshte distancuar se tepermi nga aleatet e saj natyrale , si dhe ka nenshkruar MPP me disa vende krejt te padobishme .Kjo pervec demit strategjiko-ushtarak ka cuar dhe ne nje dem ekonomik . Kjo politike duhet ndryshuar me disa hapa te thjeshte dhe konkrete si fillim reduktimin e MPP si dhe nenshkrimin e disa te rejave me vende me te dobishme . Afrimin me vende te cilat jemi larguar se tepermi duke permendur ktu eTurqine nje nga aleatet tane me te mire dhe me te vlefshem . Gjithashtu do te shihet mundesia e rishikimit te anetaresise tone ne Aleancen ROOT pasi ne ate aleance ne nuk jemi ne vendin tone natyral dhe me Aleate jo te vertete .Prandaj do te rishikohet perseri qendrimi tone ne lidhje me Aleancat .

Fabrikat Shteterore
Do te behet e mundur qe fabrikat shteterore te kalojne ne kontroll te plote te shtetit dhe me te ardhurat nga ajo te furnizohet MU shteterore si dhe projekte te tjera te dobishme si psh ritja e Training Ground per lojtaret e rinj nje projekt i nisur dhe me pare dhe me fryte shume te dobishme per gjithe komunitetin .

Politikat e brendshme dhe Chati
Shqiperia karakterizohet kto kohe nga nje zenke e perbrendshme dhe sic e permenda ne fillim kjo e dobeson ate . Kjo ndodh pasi palet kane vetem mos mareveshje , por nqs ato mund te behen te punojne se bashku dhe te gjejne pikat e perbashketa te tyre atehere une besoj se keto zenka do te marin fund .Per kete arsye une kam planifikuar qe Kabineti im te jete gjithperfshires prandaj dhe ju bej thirje te gjitheve qe kane aftesi per te bere dicka per kete komb te me dergojne PM dhe te perfshihen ne Kabinetin tim ,Per nje eShqiperi me te mire . Nje nga vatrat kryesore te percarje eshte chati , ky vend eshte bere si nje stalle e dale jashte kontrollit , por atje dote rikthehet disiplina ,regulli si dhe miqesimi nepermjet lojtarve .. Dhe per te mos pasur konflikte op do te kene vtm nje numer i kufizuar personash reth 2-3 per te shmangur te gjitha konfliktet .


Keto jane premtimet e mia ,te thjeshta efikase dhe te realizueshme .Mbase mund te jem zgjatur pak dhe per kete ju kerkoj falje qe ju mora kohen tuaj , por besoj se eshte per dicka te vlefshme dhe patriotike .
Duke ju uruar dhe kandidateve te tjere nje gare te ndershme e te drejte si dhe gjithe te mirat , Fitofte me i miri !

Me respekt Ezio Tazim .

PER NJE eSHQIPERI ME TE MIRE , VOTO EZIO !