"Shqiperia"

Day 2,359, 11:51 Published in Albania Albania by tironsi007

Po e nis artikullin e pare te gezetes per te pasqyruar gjendjen e Shqiperise si nga ana politike ashtu dhe nga ajo ushtarake sipas kendveshtrimit tim.
Prej ditesh Debati politik qe ka "pushtuar" Shqiperine na ka lodhur te gjitheve. Ky debat mund te them qe ka patur edhe me shume vemendje se sa lufterat e Shqiperise te cilat nuk arriten ne rezultatin qe ne donim per kete dhe arsye te tjera. Debati ka degraduar ne sharje dhe ofendime te ndryshme nga te dyja palet me provokimin e njeres apo tjetres pale. Sigurisht ky debat ka bere qe shume prej lojtareve te largohen nga partite e tyre,te rrine jashte politikes dhe ta shohin ate me njefare perbuzjeje dhe percmimi.Nuk mund te them qe skane te drejte.
Nuk besoj se ka ndonje vend ne eWorld qe partite te hahen dhemb me dhemb me njera tjetren dhe ta demtojne vendin e tyre. Ketu ne vend qe ti urohet suksese kandidatit fitues dhe ti ofrohet mbeshtetje atij per te miren e Shqiperise,urimet qe jepen jane :-"he se do shohim ne fund te muajit se sa sukses do kesh", thjesht per te ardhur keq.
Kjo eshte nje loje dhe si loje qe eshte na ka nxjerre ne pah se sa "mire" arrijne te bashkepunojne shqiptaret.I vetmi bashkepunim i vertete qe kam pare ishte jopolitik ne luften epike per clirimin e Camerise dhe ne clirimin e Kosoves per here te pare.
Shpresoj shume qe shqiptaret dhe kryesisht partite politike shqiptare te jene ne harmoni me njera tjetren dhe jo vetem me akuza pa fund. Une jam nje qytetar i thjeshte me nje deshire te thjeshte paresore: TE SHOH KOMUNITETIN TIM NE HARMONI DHE TA SHIJOJE LOJEN ME TE VERTETE.
Dyshoj shume qe ky artikull te arrije ndergjegjesim ama shpresoj ta preke sadopak sedren e shqiptarit per ti thene vetes MJAFT ME PERCARJE,kemi kaq shume kohe ne loje dhe sna ka cuar asgjekundi.
I uroj suksese CP-se ri te vendit dhe e pafshim Shqiperine aty ku duhet te jete.

Tani po e nis me Gjendjen ushtarake.Ketu dua te prek MU shqiptare te cilat jane jo me pak te rendesishme.
Per disa kohe kam qendruar ne eUSA dhe gjate qendrimit atje u anetaresova ne MU te huaj.Kam perfituar ndihma dhe eksperienc te madhe ne ato MU mirepo mendjen e kam pasur gjithmone qe ta jap kontributin tim ne MU shqiptare.Kur vendosa te lija MU e huaja pyeta ne MU vendase qe te anetaresohem dhe te jap kontributin tim.
Pergjigjet qe mora ishin negative,perkatesisht :
ENIGMA - http://prntscr.com/3gszei
nderkohe qe ka recruit lojtare te huaj dhe une kam aplikuar 13 dite me para http://prntscr.com/3gt07p
http://prntscr.com/3gt0ci
The dark Legion : http://prntscr.com/3gstf6
Smocking clan : http://prntscr.com/3gstuf
Emrat jane fshire sepse nuk jam per te permendur emra por per te shtruar nje problem.
Nuk kam pyetur ne 2 Head army se di pse kisha ndjesine qe do merrja te njejten pergjigje,dhe ne MU shteterore.
Tani shtrohet problemi,pse nje lojtar shqiptar qe deshiron te jete ne MU shqiptare nuk i ofrohet mundesia ?
Dhe kam vene re qe ne Enigma ka mjaft lojtare te huaj ne te.Cili eshte prioriteti i MU shqiptare anetaresimi i lojtareve shqiptare apo te huaj ?

Gjithsesi kete artikull mos e merrni si nje akuze te drejtperdrejte per njerin apo tjetrin,merreni si nje keshille per permiresimin e lojes dhe te Shqiperise.
Shpresoj te kete dale mire si artikull i pare.. 😛
Falemnderit per kohen tuaj. 😃