Strategji afatgjate per avancimin/upgrade e Training Grounds

Day 2,067, 23:13 Published in Albania Albania by GladiatoriKS

Pershendetje populli im i dashur!

Pas pothuajse nje viti, vendosa me e hap edhe une nje reviste. Jo per me shfry mllefin mbi president(et) e kongresmenet po per te vetmen arsye qe me pas mundesi sa ma lehte e masivisht me i nda me lojtaret e rinj pervojat e mia nga kjo loje – te vogla e te medha; te rendesishme e te parendsishme. Kjo nuk do te thote qe deri sot nuk jam mundu me komuniku me lojtaret e rinj, me i udhezu e keshillu. Po per shkak te mungeses se revistes, eshte desht ta bej permes mesazheve personale, po vendosa qe PM nuk eshte rruga ma e mire e komunikimit masiv ne nje eShoqeri shqiptare qe eshte e obsesionuar me artikuj (fatkeqesisht kryesisht negativ) politik.

Para se te filloj me shkru per temen e artikullit tim te pare, ju lajmeroj pergezoj me lajmin se ne revisten time nuk keni me pa KURRE artikuj politik. Ndosha ndonje urim aty-ketu per ndonje arritje te madhe eKombetare, qofte lufte apo ndonje veprim madhor qeverie, por me kusht te vetem qe asnjehere te mos merr ngjyre te paster politike.

Pa ju mundu me shume, artikulli im i pare do te jete kryesisht per te rinjte, apo edhe ata me me pervoje qe nuk kane arritur ende me i avancu (upgrade) te gjitha Training Ground(s). E di qe, duke e pasur parasysh qe ky lirimi i fundit pothuajse perfundoj, ky artikull mund te duket (edhe eshte) paksa i vonuar, por mos harroni qe lirime ka cdo muaj, e muajt po kalojne shume shpejt. E durimi eshte pa asnje dyshim virtyti kryesor ne kete loje te _________ (shto vet).
E di qe ka pase edhe me heret artikuj se si duhet te behet upgrade i TG(s) po une do te perqendrohem ne detaje edhe strategji se cili TG duhet te avancuar i pari dhe me nje arsyetim te shkurter (komplet subjektiv).

Per hir te thjeshtesise ne vazhdim te artikullit TG do ti emeroj si:
• T1 (+5 free)
• T2 (+2.5; 0.19)
• T3 (+5; 0.89), dhe
• T4 (+10; 1.79)

Fjaline e radhes duhna me e shkru me shkronja te medha per me mujt me e transmetu me kuptim te plote rendesine e saj tek lojtaret qe pritojne me i kalkulu shpenzimet vet. NE ASNJE MENYRE MOS SHPENZONI ARI (GOLD) PER TA AVANCUAR T2. (te pakten jo deri sa ti avanconi krejt TG tjera)
Ne rregull, tash qe u sqaru ky parim themelor vazhdojme me tjerat:

- Se pari duhet ta beni upgrade T1 deri ne +15 (Q3)
- Se dyti, fillo sa ma shpejt ta avancosh T4 deri ne +40 (Q4) nese keni mundesi edhe durim; nese jo, atehere te pakten deri ne +30 (Q3)
- Pastaj avancoje T3 deri ne +15 (Q3)
- Avanco T1 ne +20 (Q4) – nese deri tani nuk e keni avancuar T4 ne Q4, atehere se pari ngrite T4 ne +40, pastaj T1 ne +20.
Strenghti total: +75/dite

SHUME E RENDESISHME! sidomos per lojtaret e rinj qe arin e fitojne kryesisht apo ekskluzivisht prej medaljeve e jo prej blerjeve! MOS ushtro me ari me T3 edhe T4 (e asesi me T2), edhe masi ti keni ngrit ne Q3 respektivisht Q4. Kjo nenkupton, mos ushtroni me gold DERISA ta mblidhni goldin e mjaftueshem per me nenshkru kontraten e pare (-50%, ose, sipas mendimit tim, me e preferueshme -90😵.
Deri sa ta keni mbledh gold-in per kontrate ushtroni vetem me T1 (+20). E di qe eshte e veshtire me i pa TG e avancume e mos me ushtru me to, edhe eshte shume joshese me shpenzu per strength. Po nese e beni kete, kurre nuk do mund ta merrni veten edhe te jeni i pavarur finaciarisht prej ndihmave “te jashtme” me gold apo/edhe cc. Ju siguroj, qe pas kontrates se pare –90% (sidomos per D1 edhe D2….po edhe D3 deri diku) skeni me pas me asnjehere probleme financiare. Keshte qe, serish, DURIMI eshte temel i perparimit te sigurt ne kete loje ______ (shto antonimin e fjales qe e ke perdor me larte)

Me vone pasi te keni arritur ne kete pike nuk besoj qe ka nevoje per sqarim se cka te beni me tutje. Ngriti te gjitha TG ne Q4. Thjeshte a po? 🙂

Shpresoj qe sado pak ky artikull te kontribuoj ne komunitetin tone te dashur te eShqiperise e se shpejti te kthehemi ne Ballkan ti perzem keta zagaret e Karpateve prej tokave tona.

Deri ne artikullin e ardhshem….
…Strength and Honor o>