Si te Luajm Erepublik per Lojtaret e Rinj

Day 1,964, 16:49 Published in Albania Albania by GUARD 92
Fillimi Ketu Desha tju Tregoj Lojtaret e Rinj qe deshirojn te mesohen te luajn Lexoni Ketu me Kujdes.

Gjeja me e rendesishme eshte: MOS HARXHONI GOLDIN PER LUFTIME !


I dashur eBashkëatdhetar,

Mirësevjen në eShqipëri. Meqenëse je lojtar i ri edhe mundesh me qenë pak i hutuem me lojën, ose nuk mundet me tu dukë interesant, në vazhdim janë disa këshilla praktike se si me u avancue edhe me u zhvillue, për me u bë pjesë e rëndësishme e komunitetit eShiptar, i cili për momentin po rritet më së shpejti në këtë lojë.

1. Mos hap ma shumë se një profil në lojë. Ata që hapin më shumë quhen "multies" edhe administruesit i përjashtojnë nga loja. Nuk ia vlen me u përjashtue mbasi të jesh avancue e kalue kohë duke luejtë.

2. Ke durim. Kjo është lojë strategjike edhe s'mundesh me u bë superhero për një ditë. Ideja është me e kalue çdo ditë nga pak kohë në lojë, por me qenë aktiv. Lojtar i fortë bëhesh mbasi te kesh kalue nji muej apo ma shumë, me një ose dy orë lojë aktive në ditë.

3. Koncentrohu në dy gjëra: Strength dhe Health. Ushtro dhe puno çdo ditë. Avancoji (upgrade) Training Centres dhe Health Building. Mos e humb durimin. Kjo ec pak ngadalë, por me kohë ke me u bë shumë i fortë.

4. Bëhu pjesë e një regjimenti ushtarak (Military Unit) edhe kryeji "Daily orders" çdo ditë. Ato të japin pjesë për armën ma të fortë: bazooka. Mos i shpenzo bazookat, por ruaji për beteja kur të forcohesh ma shumë. Regjimenti ma i mirë për fillestarët është Albania D-1 të cilët ndihmojnë me udhëzime, ushqime dhe armë.

5. Betejat zhvillohen në katër Divizione. Si lojtar i ri, deri ta arrish Experience Level 25, ke me luftue në DIV1. DIV1 dhe DIV2 i kemi të fortë, meqë kemi shumë lojtarë të rinj. Për ty është shumë me rëndësi që të vazhdosh lojën, të kesh durim edhe të avancohesh në DIV3 dhe DIV4.

6. Edhepse eShqipëria mundet me qenë e pushtueme, ne mundemi me e kthye atë. Kjo është esenca e lojës. Para disa ditësh, madje, e kishim komplet Shqipërinë edhe Kosovën në duart tona. Por kjo bëhet vetëm në mënyrë të organizueme, duke bashkëpunue me lojtarë me përvojë. Serbët kanë vite që e luajnë këtë lojë dhe janë shumë të fortë - shteti nr.4 në eRepublik përnga madhësia. Shqipëria sot është nr.15, dje ishte nr.17. Jemi duke u rritë shumë shpejt.

7. Mos shpenzo Gold pa nevojë. Ruaje për me i avancue objektet e ndryshme. Në asnjë mënyrë mos blej ushqim me Gold gjatë betejës. Me i humbë 0.5 gold për 10 health nuk ia vlen. Kjo lojë e ka për qëllim me të detyrue me ble Gold me para të vërteta, por ti mundesh me u avancue edhe pa e shpenzue xhepin. Nëse të harxhohet ushqimi, prit 1 orë, ose prit deri të nesërmen.

8. Ftoji shokët të futen në lojë (invite friends). Kjo jo vetëm që e forcon eShqipërinë, por edhe të jep Gold. Për çdo shok që ti e fton në lojë nëpërmjet referral (invite friends), ke me fitue pak Gold sa herë që shoku yt fiton Gold. Përdore Facebook-un edhe çdo mundësi tjetër me i tërhjekë lojtarët e rinj.

9. Çdo muaj, me datën 5 janë zgjedhjet presidenciale, ndërsa me datë 25 ato të kongresit. Është me rëndësi me i votue lojtarët që i njeh edhe që je i sigurt se janë shqiptarë aktivë në lojë, meqë ka shumë serbë që mundohen me e pushtue eShqipërinë politikisht. Kujdes edhe nga shqiptarët e dyshimtë. Ka asi që mundohen me e prishë lojën. Nuk duhesh doemosdoshmërisht me qenë antëtar partie për me votue.

10. E fundit, por shumë e rëndësishme: Futu në chat në këtë vegëz: www.tinyurl.com/chatishqiptar. Aty ke me takue lojtarë me përvojë, të cilët kanë me të ndihmue me këshilla për lojë, ushqime edhe armë. Përpos asaj, ke me ba edhe shokë.

Mbi të gjitha, duhet të kesh DURIM. E di që ne shqiptarët nuk e posedojmë aq shumë, por durimi është dhunti edhe është gjëja më e rëndësishme në këtë lojë. Nëse secili prej nesh është aktiv nga pak çdo ditë, eShqipëria ka me u bë fuqi në eRepublik shumë shpejt.

Të uroj lojë të mbarë edhe shumë kënaqësi.

nga GUARD 92



USHTRIA SHQIPTARE





USHTRIA SHQIPTARE eshte ndar ne 4 ushtri sipas divizioneve.

Si ta dish cilin divizion jeni ??


divizionin 1 (level 1 - 24 )
divizionin 2 (level 25 - 29 )
divizionin 3 (level 30 - 36 )
divizionin 4 (level 37 + )



Ju lutem cdo personi qe ndodhet ne divizonin perkates te KALOJE menjehere ne MU qe i takon,qe te jem sa me mir te organizuar.

Albania D-1 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1713
Albania D-2 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1827
Albania D-3 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1650
Albania D-4 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/2046




Po ahstu jane krijaur edhe kanalet ne chat ku duhet te qendroni sa me shume te keni mundesi #Div1.alb #div2.alb #div3.alb #div4.alb

Per chat shiko rubriken Chat (IRC)


Ari (Gold)






[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/comment-fabriquer-lor.jpg?w=600[/img]

Gold apo Ari eshte njesia monetare me e rrendesishme e lojes, le te themi se gjithecka ne loje rrotullohet rreth Goldit. Duhet qe ta perdoresh me mencuri dhe maturi pasi nese e humbet per arsye te kote, duhet shume kohe per ta riperfituar.
Ju mund ta shfrytezoni Gold-in:
Per te krijuar/blere/permiresuar kualitetin e fabrikave/ndertesave te trajnimit
Per te hapur nje gazete
Per te blere energji ekstra (10 energji= 0.5 gold) - ASNJEHERE mos e bej
Per te krijuar Parti Politike - Mos e bej sa je i ri ne loje
Per te krijuar MU - As kete mos e bej sa je i ri
Ju mund ta fitoni Goldin:
Duke fituar medalje (cdo medalje jep 5 gold pervec asaj Battle Hero)
Duke avancuar ne nivele (cdo nivel i ri te jep 1 gold)
Duke blere gold me para reale (mos e bej te pakten sa nuk ka oferte)
Duke shkembyer ALL me Gold ne Tregun Monetar
KESHILLA SI TE MENAXHOSH GOLD-IN:
Nese ju harxhohet energjia dhe energy bars-at, ASNJEHERE mos blej energji me gold (oferta qe te jep 10 energji per 0.5 gold). Eshte humbje masive e goldit. Nese tashme e ke bere kete gje dhe je ende lojtar i ri, ben mire te krijosh nje llogari te re dhe ta harrosh kete qe ke sa nuk eshte shume vone.
Mos permireso kualitetin e fabrikave qe ne fillim. Synim duhet te kesh permiresimin e nderteses se trajnimit qe eshte falas. Nese ke permiresuar (ke bere upgrade) fabrikat, mos i prish (mos i bej downgrade) tani sepse eshte thjeshte humbje goldi.
Mos i kompleto misionet me gold, pasi eshte thjeshte nje humbje e madhe. Nese jane te veshtire per tu kompletuar, mos i kompleto fare.
Mos u stervit me gold sa je i ri. Ne vend qe te harxhosh gold per stervitje, ruaje deri sa te besh Q4 ate ndertese trajnimi qe eshte falas.
Mos ju jep gold lojtareve qe nuk i njeh. Edhe nese te premtojne se do ti kthejne, ka shume te tille qe e perdorin kete gje vetem per te perfituar.
Mos e ndrro emrin pa arsye. Hera e pare kushton 5 gold, edhe pse nuk jane shume, ruaje ate mundesi kur do te te duhet.\

Buka (Food)








Shendeti(Health) eshte nje nder gjerat me te rendsishme ne loje. Numri i tije eshte gjithmone nga 1-100.

Me Shendet (health) mund ti beni gjerat me te rendsishme si psh: Punen (work)-Traning-Lufta dhe punen ne kompanit tuaja.
Ju hargjoni Shendet apo health duke bere keto gjera:
Tranining (hargjon 10 health)
Luftim (hargjon 10 health per cdo her qe klikoni mbi tastin "FIGHT")
Puna [work] (hargjon 10 health per cdo her qe punoni)
Puna ne kompanit tuaja ( hargjoni nga 10 health per do komani qe prodhoni "prodution")
Ju mund te mbushni prap Shendetin (health) duke bere gjerat e meposhtme!

Ngrenia (eatinig)


Rifitimi i shendetit behet cdo 6 minuta rimbushet per 10 health gjithmone nese keni ushqim qe do ta perdorni.
Ju mund te rimbusheni edhe permes Enegy Bars mirpo keto nuk jan te rekomanduara te perdoren dhe ju keshillojme qe mos ti perdorni por ti ruani per luftra serioze.
Energy Bars kan vler shum te madhe 5 gold kushton 1 Energy Bar per ta ble ne tregun Extra.
Pra nese ju po hargjoni shendetin (health) mos u shqetsi vetem kliloni ne butonin EAT dhe shendeti do ju rimbushet prap.
Ju nuk mund te beni Eat Food nese juve ju ka dal butoni i gjelbert kjo tregon se ju nuk keni ushqim(food) ne depot e juaja andaj obligoheni qe te bleni apo te merrni si donacion nga dikush tjeter.
Nese juve shihni butonin ngjyr portokalli ateher ju rekomandojme qe te mos klikoni sepse ju hargjo ato Energy Bars vetem rast lufte serioze pra siq i cekem me larte.


Si te Punoni


Duke punuar, eshte menyra me e lehte dhe me e sigurte per te fituar ALL ne eRepublik.

Ndicni udhezimet me poshte,dhe mesoni si te gjeni pune dhe si te punoni:

Gjeni punen

Eshte shume e thjeshte,shkoni tek Market dhe pastaj Job Market

Hym Market pastaj > Job Market

Ju zgjedhni oferten me te mire per pune, dhe pastaj kliko Apply

[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-01-2.png?w=600[/img]
Punoni ne punen qe keni zgjedhur

Shko tek My Places , pastaj kliko Work ( 1 here ne dite )
[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-01-3.png?w=600[/img]
Pastaj paga juaj do transferohet ne llogarine e pergjithshme ( minus taksa ne te ardhura )

[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-01-4.png?w=600[/img]
Nese futeni ne nje pune, dhe pastaj gjeni nje pune tjeter qe paguhet me mire ,
ju nuk mund te largoheni pa i bere 3 dite pune, po mund ti shkruani menaxherit
mesazh ne loje,dhe ti thuani te ju largoj nga puna.

Ndyshimi i Lokacionit






Nganjehere,do te jete e nevojshme qe te ndryshoni lokacion, varesisht nga nevoja.
Per te ndryshuar lokacionin duhet ne rast se deshironi te punoni jasht shtetit,beni tregeti ose luftoni ne ndonje rezistence.

Per te ndryshuar lokacionin shkoni tek profili yt pastaj Change Location. ashtu siq shifet ne foto me poshte:
\
Pastaj ju hapet dritarja si ne foto me poshte, dhe ju zgjedhni shtetin dhe regjionin se ku deshironi te levizni :

Varesisht nga Zona se ku deshironi te levizni ju duhet te paguani cmimin e biletes,cmimi me i vogel eshte 20 ALL ( nese levizni brenda Zones )
ndersa cmimi me i madh eshte 100 ALL ( nese levizni ne Zonen me te larget ).

Ketu i keni te paraqitura Zonat:

Detyrat dhe Urdheri Ditor




Sic e keni vrejtur,ne kete loje,ju duhet te futeni cdo dite, nuk ka rendesi se ne cfare ore futeni.
Ju duhet te futeni cdo dite, sepse duhet ti permbushni detyrat dhe urdherat ditore.

Detyrat ditore
[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-04-1.png?w=600[/img]
Cdo dite,pasi te punoni dhe te trajnoheni, ju merrni si shperblim 1 Experience Points,
dhe 1 Strength,mirepo nese punoni 5 dite me rradhe ,ne diten e 5 ju do merrni
5 Experience Points, dhe 5 Strength.

[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-04-3.png?w=600[/img]
Urdheri ditor
Urdheri eshte gjithmone i njejte,ju duhet te mposhtni 25 kundershtare ne luften
qe komandati i ushtrise tuaj e ka caktuar si me te rendesishmen.

Eshte shume e rendesishme,te permbushni urdherin ditor,sepse ju merrni si shperblim
1 Energy Bar ( 100 extra health ) dhe 1 Bazooka ( qe shkakton 30,000 demage )

Kujdes:
Mos i shpenzoni Energy Bar ose Bazookat, pa marre nje urdher te pergjithshem nga
Qeveria ose komandanti i ushtrise tuaj.


Per Luft (Infotmata per Luft)

Informata për luftë

Muri i luftës


Bazat e luftës


Pikat e luftës


Pra për një organizim më të mirë te fitojm sa më shumë pikë përcillni këtë organizimë ushtarak të mbajmë murin mbi 50% e mos shpenzojm kot armë e bazooka

Albania D-1 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1713
Albania D-2 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1827
Albania D-3 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1650
Albania D-4 http://www.erepublik.com/en/main/group-show/2046

divizionin 1 (level 1 - 24 )
divizionin 2 (level 25 - 29 )
divizionin 3 (level 30 - 36 )
divizionin 4 (level 37 + )

Shteti



Nese deshironi qe te merrni informata rreth Shtetit tuaj,atehere tek profili yt, kliko mbi " Albania " dhe do te hapet pamja si ne foto me poshte,me shum info:
Society
Ne kete faqe, ju mund te shifni popullaten totale ne eShqiperi,sa lojtar te ri jane regjistruar ne 24h e fundit,lojtaret qe deshirojne nenshtetesi Shqiptare ( vetem kongresi mund ti aprovoj ) , mesataren e nivelit te lojtareve ne pergjithesi,lojtaret qe jane online etj.
Ne fund, ju mund ti shifni regjionet qe ka ne posedim eShqiperia ne ate moment.

Economy
Ne fillim te faqes do i gjeni resurset qe i ka eShqiperia,


Pastaj do i shifni taksat ( te cilat mund te ndryshohen nese hudhet ligji ne kongres, dhe miratohet nga kongresi ) ,



Politics

Ketu do shfaqen Presidenti i eShqiperise, dhe gjithashtu anetaret e kongresit.
Nese deshironi te shifni rrezultatet e zgjedhjeve klikoni Election result.



Military
Ne kete dritare, ju mund te shifni se ke kemi armik dhe ne cilat luftera eshte aktive eShqiperia.
Nese eShqiperia nuk eshte aktive ne asnje lufte te drejteperdrejte, atehere aty do shfaqen lufterat e aleateve tone.

Ketu mund te shifni shtetet qe jane aleate me eShqiperine:


Administration


Ne kete dritare , ju mund te shifni ligjet qe jane propozuar ( pranuar/refuzuar ) nga kongresi.
Vetem anetaret e kongresit dhe Presidenti mund te propozojne lidhe,si dhe ti votojne ato.


Procesi i votimit zgjat 24 h pasi qe eshte propozuar ligji.
Per tu aprovuar ligji duhet qe te votohet pro nga 66% e kongresit.



Ja nje shembull,se si votohet per ligje ,dhe si pranohet nje ligj :







Training Grounds

Pas punes ku fitoni ALL, gjeja tjeter me e rendesishme ne eRepublik eshte Trajnimi.
Permes Trajnimit,ju merrni Strength ( Force ) , dhe sa me shume Strength te keni,aq me shum deme do beni ne luftera.

Per te shkuar tek Trajnimi, ju duhet te klikoni tek My Places , pastaj ndicni udhezimet e fotos me poshte:
Sa per fillim ju keni vetem nje qender te Trajnimit,mirepo duke u zhvilluar ju do rrisni ato,dhe do merrni
me shume Strength.

Selektoni te trajnoheni ne qendren e Trajnimit falas ,dhe pastaj kliko Train.

[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-02-2.png?w=318&h=203[/img]

KUJDES: Mos e shpenzo Goldin per Trajnime nese je lojtar i ri .

Sa per fillim e cekem,se ju keni vetem nje qender te Trajnimit,mirepo me kohe ju zhvilloheni
dhe keni nevoje per me shume strength.Me poshte do i keni udhezimet se si te ndertoni
qendra te tjera te trajnimit.

Shko tek My Places, pastaj tek Icona e Trajnimit, pastaj klikon tek shenja [ + ] , dhe hapet menyja se
cfare deshiron te ndertoni.Ju klikoni tek Training Facilities.

[img]http://uktutorial.files.wordpress.com/2012/05/2-02-4.png?w=629&h=399[/img]

Rriteni qendren e trajnimit ( qendra e trajnimit falas )

Ju sa per fillim duhet te kurseni Goldin, ne menyre qe te keni Gold per ta rritur qendren e trajnimit,sepse eshte
jetike qe te merrni sa me shume gold duke u trajnuar ne qendren e trajnimit falas.



Ju per fillim merrni nga 5 strength cdo dite, ndersa nese e rrisni ne Q2 , atehere ju do merrni
10 strength cdo dite,kjo ju kushton 20 Gold. Ndersa nese deshironi te merrni 15 strength cdo dite
atehere ju duhet ta rrisni ne Q3 dhe do ju kushtoj 70 Gold.


Keshille: Per nje lojtar te ri,eshte me e rendesishme te rrise Town Center, mirepo nese dini ta menaxhoni Goldin
nga fillimi, atehere mund ta rrisni edhe Qendren e Trajnimit ( ate qe eshte falas ) ne Q2 dhe te merrni cdo dite
nga 10 strength.



Medaljet (Achievement)

Duke fituar medaljet tek Achievements eshte menyra me praktike per te fituar Gold.
Cdo medalje qe fitoni ju jep nga 5 Gold, gjithashtu ne qoftese nje shok qe ju e keni ftuar ne eRepublik fiton ndonje medalje ju fitoni 0.50 Gold d.m.th 10 %. Disa medalje jane te lehta per tu arritur mirepo disa jane shume te veshtira dhe thuajse te pamundura per tu arritur. Jan gjithsejt 12 medalje qe mund ti fitoni. Shumica e lojtareve mund te fitojne 3-4 lloje te medaljeve sepse siq e ceka me lart te tjerat jane pothuajse te paarritshme (nese nuk bleni Gold me para reale). Me poshte i keni te gjitha sqarimet per secilen medalje, se cka duhet bere per ta fituar secilen prej tyre.




Hard Worker - Kjo eshte medalja me e lehte per ta fituar. Per ta fituar kete medalje ju duhet te punoni per 30 dite me rradhe,ne secilen kompani qe deshironi,nuk eshte thene qe te punoni vetem te nje kom pani per 30 dite me rradhe.


Congress Member - Ne qoftese fitoni zgjedhjet si Kongresmen,te cilat mbahen me daten 25 te qdo muaji ju fitoni 5 ari.Mirepo ne qoftese vendosni te konkuroni per Kongresmen ju nuk duhet ta beni ate vetem per 5 ari dhe pastaj te mos i permbushni detyrat tuaja,por duhet te jeni te moralshem dhe ti perfundoni detyrat si Kongresmen (Anetar i Parlamentit).


Country President - Per ta fituar kete medalje ju duhet te fitoni zgjedhjet presidenciale qe mbahen me daten 5 te qdo muaji.Kjo medalje eshte vetem per ata lojtare qe zgjedhin politiken dhe qe jane te denje per ta udhehequr vendin.


Media Mogul - Per ta fituar kete medalje ju duhet te arrini 1,000 abonente ne gazeten tuaj.


Battle Hero - Per ta arritur kete medalje ju duhet te shkaktoni demin (demage) me te madh ne nje beteje (jo ne tere luften) per vendin tuaj ose per vendin qe luftoni,sepse per qdo beteje ndahen nga nje medalje per secilin vend.

Shperblimet per fituesit e Battle Hero sipas Divizioneve:

Divizioni 1 merr 2 Gold
Divizioni 2 merr 3 Gold
Divizioni 3 merr 4 Gold
Divizioni 4 merr 5 Gold


Campaign Hero - Menyra per ta arritur kete medalje eshte thuajse e njejte me medaljen e lartcekur vetem se ketu duhet te shkaktoni demin (demage) me te madh ne tere luften.


Resistance Hero - Per ta fituar kete medalje ju duhet te merrni pjese ne fillimin e nje rezistence per ta qliruar nje regjion.Per te marre pjese ne fillimin e nje rezistence ju kushton 1,000 ALL.


Super Soldier - Per ta fituar kete medalje ju duhet te arrini 250 fuqi (strength) duke u trajnuar.Sa me shume strength qe merrni aq me shpejt e arrini kete medalje.Mundohuni te kurseni Goldet dhe te rritni Training Grounds ne Q2 ose Q3 sepse merrni nga 10 stregth free perkatesisht 15.


Society Builder - Per ta fituar kete medalje ju duhet te ftoni 10 shoke ne loje dhe tu ndihmoni atyre te arrijne level 10.Mos harroni se per qdo ari qe fitojne shoket tuaj ju perfitoni 10 %, pra ftoni sa me shume shoke ne loje ndihmoni edhe veten edhe shtetin.


Mercenary - Per ta fituar kete medalje duhet te mposhtni 25 armiq per 50 shtete te ndryshme, pra duhet te mposhtni minimum 1,250 armiq.Nje gje eshte e sigurte se per ta arritur kete medalje ju duhet nje kohe pak e gjate.


Top Fighter - Per ta fituar kete medalje ju duhet te shkaktoni njeren nder demet (demage) me te medha ne nje dite ne eRepublik, per 30 dite te ndryshme.Mesiguri thuani se eshte e pamundshme,dhe ashtu eshte ne qoftese nuk shpenzoni para reale.


True Patriot - Per ta fituar kete medalje ju duhet te luftoni vetem per vendin tuaj,dhe te tregoni se jeni patriot i vertete.Per ta fituar medaljen e pare ju duhet te beni 100.000 demage , pastaj per medaljen tjeter eshte kufiri tjeter.

Numri Damage
Medalja 1 -- 100.000
Medalja 2 -- 500.000
Medalja 3 -- 1.000.000
Medalja 4 -- 2.000.000
Medalja 5 -- 3.000.000
Medalja 6 -- 5.000.000
Medalja 7 -- 10.000.000
Medalja 8 -- 15.000.000
Medalja 9 -- 20.000.000
Medalja 10 -- 30.000.000
Medalja 11 -- 40.000.000
Medalja 12 -- 50.000.000
Medalja 13 -- 100.000.000
Medalja 14 -- 150.000.000
Medalja 15 -- 200.000.000
Medalja 16 -- 300.000.000

Medaljen e ardhshme e fitoni qdo here qe beni nga 100.000.000 demage.

Ju deshirojme fat,dhe shpresojme te fitoni sa me shume medalje.




Bazooka

Bazooka eshte nje arme speciale e cila e mposht armikun me vetem nje goditje.
Me nje Bazooka ju mund te beni 3 gjuajte,secila gjuajtje shkakton 10,000 demage ( 10,000 x 3 ).



Bazooken mund ta krijoni vetem atehere kur te keni 5 pjeset e saj :


Barrel




M63A Rocket




Scope




Stock




Tigger kit

Ku mund ti keto pjese :

Keto pjese gjinden duke luftuar,dhe ju ruhen ne Storage.Vlen te ceket se M65A Rocket dhe Scope jane me te rralla.

Nese ju permbushni Daily Order cdo dite ju do fitoni nga 5 pjese te Bazookes ( 1 Bazooka ) dhe nje Energy Bar ( + 100 health ).




Njoftim: Nuk mund ta krijoni Bazooken dhe ta perdorni derisa te arrini 150 Strength.

Kujdes: Ruani Bazookat,mos i shpenzoni ne luftera te parendesishme,ato duhet ti
fusni ne perdorim vetem kur eShqiperia ka luftera serioze dhe duhet ndihma juaj.



KJO ISHTE E TERA JU FALIMINDERIT per Shikimin NGA GUARD 92