SHQIPTARI ËSHTË VËLLA VETËM ME SHQIPTARIN

Day 2,464, 13:55 Published in Albania Albania by mo green


Më ka ndodhur disa here në këto ditët e fundit që të shoh në shumë faqe të internetit disa « Shqiptarë » duke i thirrur vëllezër turqit për arsye të përkatësisë fetare dhe më vjen çdo herë çudi prej tyre. Nëse vazhdojm në kët mendim, kënd duhet pra ta thërrasin vëlla shqiptarët e fesë katolike apo ortodokse ? Ose këndë duhet ta thërrasin vëlla këta që nuk besojn në asnje fe ? A nuk jemi vëllezër ne Shqiptarët të çdo fesë ndërmjet nesh ?
Pastaj, disa të tjerë i kam lexuar duke shkruar se po mos të kishte qenë turku, sot do t’ishim serb apo grek ? Më falni, por a nuk kemi tjetër dallim me serbët dhe grekët pos fesë ? A nuk e kemi një gjuhë të ndryshme ? A nuk e kemi një kultur të ndryshme ? A nuk jemi një popull i veçant dhe lehtë i dallueshëm nga të tjerët ? Çfarë paskemi bërë pa « ndihmën » e turkut para se të vinte ai në gadishullin e ballkanik ? Kush na ka mbrojtur prej romakëve, prej bizantinëve, prej fisëve barbare dhe prej sllavëve të ndryshëm ? A duhet ti quajm tradhëtar Gjergj Kastriotin, Haxhi Zekën, vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë e shumë të tjerë që luftuan kundër turqëve dhe sundimit të tyre ?
Edhe më tepër, një numër prej tyre thojnë « po.. po.. turku ka qenë armik por ka qenë „më pak i keq“ se sa shkau apo greku ». Atëherë, vetëm mundem të thëmë se kur do të bëhemi ti krahasojm pushtuesit me ish-pushtuesit njërin me tjetërin në atë se cili paska qenë më i mirë, cili më pak i mirë, cili pak i keq dhe cili shumë i keq me të vërtet qenkemi bërë për të na rrahur dhe për ti thënë faleminderit atij shtypësit sepse nuk na paska mbetur asnjë pikë krenarie dhe burrërie !
Prandaj, sipas meje, më duket që vëllezër jemi vetëm ndërmjet nesh që kemi gjak shqiptari dhe e flasim gjuhën shqipe. Nuk e kemi vëlla as shkaun, as grekun, as sllavo-maqedonin, as malazezin dhe as turkun. Mundemi të ndjehemi të çfardo feje, filozofie, partie apo çfardo bashkësie që dëshirojm, por të gjithë jemi vllezër dhe më e afërt se lidhja e gjuhës dhe e gjakut nuk është as një lidhje tjetër !