Greqia sulmon qeverine aktuale te shqiperise: Tekstet shkollore shqipetare me propagande antishqipetare

Day 2,505, 13:02 Published in Albania Albania by Olsius

Marre nga shoqeria"Bashkimi Shqiptar"

Ju letem jipni mendimin tuaj per kete ceshtje.

ATHINE-Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Sipas tyre, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht “Fjala e lirë e Gjirokastrës”.

Dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë nga autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. Në fillim, deputeti i partisë së djathtë “Grekët e Pavarur”, Terenc-Nikolaos Kuik, dhe më pas deputetja e partisë qeverisëse Demokracia e Re, Tania Iakovidhou, kanë denoncuar para Parlamentit grek se në librat me të cilët nxënësit shqiptarë mësojnë gjeografinë e vendit të tyre, ende ka referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek. Ndërsa paralelisht, nga librat grekë të Historisë është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe, historia reale për helenizmin vorio-epirot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.