Vendimi i AUS për turneun e MU-ve
DeltaJuliet SFO
Mbrëmë këshilli i AUS me shumicë votash vendosi që njësia jonë ushtarake të mos i bashkohet njësive të tjera të vendit në bashkimin për turneun e njësive ushtarake.
Njësia jonë është një njësi ushtarake me forcë të vogël por me emër të madh në komunitetin e eShqiptarëve. Shumica e antarëve tonë, rreth 70%, është nën nivelin 25, pra D1. Kjo ishte arsyeja kryesore që ne vendosëm të mos jemi pjesmarrës në bashkimin e njësive të tjera të vendit.
Duke qenë se komunikimi dhe drejtimi i një pjese aq të madhe D1 do ishte me rrezik, AUS mori vendim të tillë. Dihet nga të gjithë që D1 akoma nuk është mësuar me lojën dhe një lëvizje e tillë do ishte "vetëvrasje" për ne.
Ne dy muajt e fundit kemi bërë organizimin e ri në njësinë tonë dhe këtë sapo e përfunduam në datën 15 korrik me vendosjen e kapitenëve në çdo regjiment.
Do ishte punë e shkuar dëm sikur antarët tonë të largoheshin nga njësia, dhe ju kujtoj, janë 70% D1.
AUS vendosi që të mos japë urdhër që antarët e saj të zhvendosen në njësinë ushtarake të caktuar. Por në asnjë mënyrë nuk ndalon kalimin e antarëve të saj në njësinë ushtarake të përbashkët për turneun e MU-ve. Por ky kalim nuk do jetë i përbashkët i njësisë tonë, por individual. Por normalisht do ndiqet dhe do ndihmohet nga ana jonë. Ndihmat për lojtarët tonë do jepen në të njëjtën mënyrë edhe nëse gjatë turneut ndodhen në njësinë e përbashkët të shqiptarëve. Ftoj të gjithë antarët tanë që kanë qëllim të lëvizin për turneun që në fillim të kontaktojnë me kapitenin e regjimentit ku ndodhen, ose me komandantin e dytë Jurgen Dervishi, ose komandantin DArtagnann.
AUS i bën thirrje të gjitha njësive të tjera ushtarake të vendit, por edhe të gjithë shqiptarëve, që ky vendim i AUS të mos gjykohet por të kuptohet. NE NUK JEMI KUNDËR BASHKIMIT. Përkundrazi, urojmë të gjithë shqiptarët për këtë arritje, sidomos komandantët e njësive që ranë dakord mbrëmë në një mbledhje që zgjati për rreth 4 orë. Gjithashtu urojmë dhe shpresojmë që ky bashkim do sjellë rezultat për qëllimin e vendosur dhe të jetë edhe një hap i parë drejt bashkimeve të tjera për qëllime të njëjta të eShqipërisë.
Do ndihemi të mos respektuar nëse vendimi i AUS gjykohet. Ju kujtojmë, jo me qëllim ndaj njësive të vendit, por që në të kaluarën kanë ndodhur gabime të rënda nga njësi të tjera ushtarake. Prandaj vendimit të AUS do i vinte rradha pas tyre. Shpresojmë që të mos kemi incidente të tilla dhe vendimi i AUS të kuptohet.
Ato që janë të interesuar të lëvizin nga AUS për turneun, mund të marrin më shumë informacion në këtë artikull: [MU Tournament] Bashkimi bën fuqinë!
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Njësia Ushtarake, "Akademia Ushtarake Skënderbej"
Comments
Reserved for 2nd Commander 😃
HAIL ALBANIA !!!
edhe e ke ber artikullin edhe e merr komentin e par
normal 😛
Respekte per vendimin o7
V
Votes
V
V ; )
Qenke gjalle? 😛
I sapo rikthyer nga ferri xD (akoma jo plotesisht)
Hahaha shyqyr mo se na thave syte 😛
uuuuuu poshte tradhtart e kombit uuuuuuuuuuuuuu
a u knaqe tu bertit ?? a po i jep vedit para tesh e shif punen tande ... nese ne jemi tradhtar, atehere tjeret nuk mund te quhen as shqiptar.
te gjith Shqiptaret u bashkuan, kurse ju mbaheni te medhenj,
haj mos u ngrini aq shume se ju dime se kush jeni
A.rmata
U.dbashe
S.erbe
rrofte bashkimi kombetar
Largohu nga droga o mik
Jo mer burr leje te drogohet per qef po thuji vetem te ndroj pusher se malli keq e paska bo me fol perçart xD
o mik ,ato te droguarit nuk ju bashkangjiten ne BASHKIMIN KOMBETAR
hahahahahhahaha aman ku i gjeni keto ... sa te shkathet jeni ... si nuk jeni te shkathet per gjera te tjera, por me llap jeni te paret
Daku, lere vingllen se eshte e rend, fillo na i kokerr se jane me te lehta...! 😛
R.I.P. turan90
I tha DArtagnann qe tu largonte nga droga... ja tani VDIQ!! loool
skenderbeun me serb me e krahasu?????????????????????????????s kam koment
Tek AUS deri ne fund te lojes time.
Hail AUS
o7
\o/
nje pytje per ju si MU keta qe kan te drejt te largohen a do ti pranoni perseri pasi te mbaron misioni ?
sigurisht qe po, kjo nuk diskutohet
Une e respektoj vendimin tuaj, aq me teper qe keni organizu votim te brendshem.
Mua me dhimbsen lojtaret qe nuk do te mund te gezojne benefitet qe sjell kjo gare. Aq me i madh numri ne nje MU te vetme, aq me te medha perfitimet individuale.
V.
sigurisht Visar por ne kemi 70% D1, dhe nuk mund te bejme levizje te organizuar, prandaj kush deshiron mund te zhvendoset per turneun
Jurgen Dervishi, nes e70 % jan D1 ateher ato 30% mundohu (jo detyrimisht) ti bashkosh me Albanian-Army se na duhet DMG, e kemi per te miren e popullit Shqipetar.
Repekte dhe suksese,
Muammar Reis (eLiburnia)
jan zhvendos disa, mos e ki merak, se patjeter qe do kishte edhe nga ne tek Albanian Army. un vetem kapiteneve i kam kerku te mos largohen. tjeret kush deshiron i kam bere thirrje te shkoje nese kane deshire.
sigurisht qe per te miren e popullit sepse kam qene edhe un mbreme ne mbledhje kur eshte vendos per gjthcka.
faleminderit
suksese gjithashtu
me respekt
Jurgeni
ca jan kto budalliqe me .... ca eshte d1 ne FZHP ska urdher te harxhoje damange kot eshte damange qe nuk vlen
o shoku a e din ti pse eshte zgjedhur FPZH ku te bashkohemi?? ma trego pak se ti paske qene mduket mbreme ne mbledhje qe po flet