Koha është e maskarenjve, por Shqipëria... Shqipëria është e shqiptarëve
LiLo1
Mbreteron nje erresire
Neper fusha neper kodra
Vershellen nje egersire
Pra.. o burra..hani e pini,
Hani e pini ore e cast
Per çakallin nata erret
Eshte rast e deliras
Hani pini dhe rrembeni
Mbushni xhep e mbushni arka
Te pa breke ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka
Hani pini rrembeni
Mbushni arka mbushni xhepe
Gjersa populli bujar
Tu pergjigjet peqe-lepe
Populli rron per zoterine tuaj
Puna e tij,djersa ballit
Eshte kafshate per gojen tuaj
Rrofte goje e cakallit
Shqyqyr zotit ska me mire
Lumturi dhe bukuri
Dhe kur vjen ju qan hallin
Varni buz edhe turi
Hani pini dhe rrembeni
eshte koha e çakanjeve
hani pini dhe rrembeni
eshte bote e maskarenjeve
hani… pini….,vidhni …
mblidhni gjitha aksione e monopole
nenshkrimi I zoterise suaj
neper banka vlen milione
eshte peshtyma e gjakosur
e atdheut,veremosur
dhe kolltuku ku ke hipur
duke hequr nderen zvarre
eshte trekendeshi qe perdita
varet kombi ne litar
zotrote kapardise
dic u bere pandeh
Kunder burrit te vertet
ze e vjedh e ze e leh
e na tunde,na lekunde
neper salla shkon e shkunde
mbase dora e te ligut
ty me shoke te heq per hunde
rrofte miku yt i ralle
qe perdita loz e qesh
te gradoi 4 shkalle
se i the dy fjale ne vesh
koha dridhet e perdridhet
do vije dita qe do zgjidhet..
dhe nga trasta pem e kalbur
doemos qe jashte do te hillet
koha dridhet e perdridhet
prej gradimi 4 shkalle
nuk do te mbetet gje ne dore
veçse vul’ e zez ne balle
mire po ju qe skeni patur
as nevoje as gje te keqe
me perpara nga te githa
I thate te ligut peqe
Qe te zinit nje kolltuk
Aq u ulet e perkulet
Sa ne pragun e armikut
Vajtet si kopil u ngulet
As ju hahet as ju pihet
Vetem titullin e doni… dihet
teksa fshati I varfer digjet,
kryekurva nis e krihet
sidomos ju dredharake
ju me zemra aq te nxira
ju dinake ju shushunja
ju gjahtare ne erresira,,
ohhh.ç’na pa syri ç’na pa syri,
hunda juaj ku nuk hyri
te i miri te i ligu te spiuni me i ndyri
dallavera neper zyra,dallavera ne Pazar
dallavera me te huaj dallavera me shqiptar
vetem, vetem dallavera
dhe ne dem te ktij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi qe ju dendi
edhe kujtoni tash e tutje
ne te tilla dallavera
kukuvajka do pertype
zog e zoga si perhera
por jo.. grushti do te bjere
permbi krye te zuzarve
koha eshte e maskarenjeve,
por atdheu I SHQIPETAREVE
Comments
Poet e jo mahi 😃
Dje e kisha une, sot lopa boom, po neser kush e ka rradhen?
po ti qenke diamant i paperpunuar.
ku ke qen gjih kete kohe?
ahahahahhaha kam ken djal po ti se ke dit , te kam than qe duhet kohe me me kuptu mu
Del gjithnjo dikush hahah
Thuhet gjithmone ne Itali se nana e budalles e legenave asht gjithmon 7zan, po ma e bukra asht se kto hala se kan kuptu qe perdoren si puna e teshave deri ne 1 pike e masanej hidhen . Neser e kan rradhen edhe keto se kshu shkon ajo pune i her i perdor e mrapa ja jep te shtymen