Fillim i ri

Day 2,480, 14:43 Published in Turkey Spain by YLLI HYJNOR

Komunikata e nënshkruar nga Hamdi Ndrecaj-Panteri, që e quan veten komandant, dhe koordinator të Gardës së Republikës së Iliridës (GRI), thotë se “Republika e Ilirides do te jete faktor stabiliteti ne Ballkan dhe ne EU, sepse nuk do cenoj apo prek kufijt e jashtem administrativ por do te bej nje riorganizim konfederal ne mes dy republikave ILIRID IRJM .Republika e ILIRIDES do te jet nje Republike Demokratike dhe do garantoj te gjitha pakicat minoritare te cilat deshirojn te jetojn ne R.e ILIRIDES te drejta keto te garantuara nderkombetarisht”.

Në një njoftim të së ashtuquajturës Garda e Republikës së Iliridës, paralajmërohet shpallja e kësaj republike në pjesën e Maqedonisë të banuar me shumicë shqiptare, por që do të krijojë Unionin Iliridë-Maqedoni. Në njoftim për opinion paralajmërohet shpallja e Republikës së Iliridës, pra e asaj pjese të banuar me shqiptarë në Maqedoni.

“Njoftojmë opinionin shqiptar dhe ate nderkombetar perfshire Qeverin e RKS dhe ate te Shqiperise dhe te gjitha ambasadat e vendeve mike ne IRJM KOSOV DHE SHQIPERI qe se shpejti shqipetaret e ILIRIDES dhe Qeveria e tyre emergjente do te shpall REPUBLIKEN E ILIRIDES NE EMER TE KONFEDERATES TE UNIONIT ILIRID MAQEDONI”.

Në vijim të kësaj komunikate thuhet se “KERKESA JON ESHTE E BAZUAR NE NUMRIN E SHQIPETAREVE NE IJRM QE PERBEN SE PAKU 40% TE POPULLATES TOTALE TE SHTETIT TE IRJM-se. Per qeshtjen tone eshte njoftuar Kongresi i SHBA-s ,CIA ,Komiteti i HELSINGUT ne SHBA,senati i BELGJIKES,komiteti i Helsingit ne HOLAND dhe BBC”.

Komunikata e nënshkruar nga Hamdi Ndrecaj-Panteri, që e quan veten komandant, dhe koordinator të Gardës së Reopublikës së Iliridës (GRI), thotë se “Republika e Ilirides do te jete faktor stabiliteti ne Ballkan dhe ne EU, sepse nuk do cenoj apo prek kufijt e jashtem administrativ por do te bej nje riorganizim konfederal ne mes dy republikave ILIRID IRJM .Republika e ILIRIDES do te jet nje Republike Demokratike dhe do garantoj te gjitha pakicat minoritare te cilat deshirojn te jetojn ne R.e ILIRIDES te drejta keto te garantuara nderkombetarisht”.

Sipas Ndrecajt, në kuadrin e Iliridës do të ketë një forcë ushtarake të kufizuar dhe me armatim konvencional GRI (Garda e Republikes se ILIRIDES) do t’i përgjigjet situatave dhe sfidave kundër gjithë atyre që cenojnë rendin republikan të RI dhe që kërcënojnë popullatën.

“Njekohesisht GRI do te jet e gatshme qe ta mbroj territorin e rep,SE ILIRIDES dhe institucionin e rep,SE ILIRIDES qe nga momenti i shpalljes se rep. se ILIRIDES”, thuhet në këtë njoftim që e transmeton gazeta Standard.







SHOUT

Please share your opinion