eAlbanian MoFA! Mars,2014!

Day 2,298, 08:48 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM


Notice friends and allies please.We need your full support against UAE here http://www.erepublik.com/en/military/battlefield/49471 Fight for Albania please,and help us keeping that region safe,we are calling you friends,allies and brothers,we need your help today!



Pershendetje eShqiperi,eShqiptare.Duke falenderuar Presidentin e eVendit tone Napoleon 54 per besimin e tij treguar karshi meje,marr me pergjegjshmeri te plote detyren e Ministrit te Puneve te Jashtme te eShqiperise per muajin Mars,2014.

Pjese e stafit tim si Keshilltari im ne ceshtjet diplomatike te jashtme do te jete FreeGigi bashke me Roger Griswald ,i falenderoj miqte tone qe vijn nga vende te huaja,por e njohin mire eShqiperine dhe eShqiptaret.Zevendes Ministri do te jete tironsi007 Gjithashtu perfitoj nga rasti per t'ju bere thirrje kush deshiron te jete pjese e stafit te MoFA-s te me kontaktoje privatisht,pasi do kem nevoje per nje ndihme te madhe,qe te vazhdojme te mbajme lart emrin e komunitetit tone ne arenen nderkombetare.



Puna e pare qe ka filluar te behet esht vendosja e kontakteve me CP-te dhe MoFA-t e te gjitha eVendeve aleate,dhe atyre pro Aleateve tane dhe pro nesh normalisht.
Gjithashtu po filloj njohjen e metejshme me kreret e Sirius dhe Aurora ne kanalet e tyre perkatese.



Pas nje bisede me ish MoFA-n Dark.Prince mora keshillat e drejtimet e duhura qe duhet te ndjek kete muaj,per te vazhduar punen e bere nga ai,qe me duhet te theksoj se ka qene nje pune e palodhshme dhe me arritje te medha.



Kete muaj objektivat tona jane te qarta,mirmbajtja e marreveshjes midish nesh Bonjes dhe UAE per ti mbajtur kolonite tona ne Lindjen e Mesme per nje kohe te gjate,duke na mundesuar kongres te vazhdueshem.
Thellimi i marredhenieve akoma me teper me aleatet tone te rinj,pjese e aleances ku jane te gjithe miqte tane,dhe ne synojme te behemi pjese e saj.
Kontaktet do te vendosen me trinomin Lituani-Estoni-Letoni,duke hequr dore nga kontaktet me vendet Skandinave te ASGARD,pasi tashme jane kthyer me armikun tone te perbetuar,servine.Kontakte po vendosen edhe me vende te tjera pro-Sirius.
Sdua te le pa permendur aleatet tone te vjeter,miqte tane qe gjithmone na jane gjendur ne cdo cast te veshtire,do te vazhdojme marredheniet vellazerore me to,duke i mbeshtetur ne cdo cast qe do te kene nevoje.
Kordinimi me aleatet e rinj nuk do te jete vetem ne ceshtje diplomatike,por edhe ne ato ushtarake,ne bashkepunim me MoD-n tone dhe udheheqesit ushtarake te Sirius,Aurora dhe pro-Sirius.



Paresore do te jete nenshkrimi i MPP-ve me eVendet qe kemi aktualisht MPP,duke perjashtuar eKinen,e cila tashme eshte pjese e aleances kundershtare,Asteria.
E ritheksoj,MPP do te punojme qe te rinovojme me Bosnje dhe Herceovine,Brazil,Bullgari,Kroaci,Kili,Gjermani (do te shqyrtojme planet ushtarake,pasi mund ta humbasim serish si muajin e kaluar kur Gjermania sulmoi Holanden) ,Indonezi,Italy,Meksike,Poloni,Spanje,Turqi,Ukraine,Mbreteri e Bashkuar dhe ShBA.
Gjithashtu theksoj qe mund te nenshkruhen MPP te tjera,me vlere strategjike ne ndonje lufte,qe na vjen ne ndihme ne,apo ndonje aleati,per cdo gje do te njoftohen kongresmenet.
Kisha nevoj te shtoja dicka per kongresmenet,jane te zgjedhur nga populli,te vendosur nga Kryetaret e partive te tyre,por i kisha lut dhe i bej thirrje,qe ajo qe ndodhi ne nenshkrimin e pare te MPP-se me Polonine mos te perseritet per asnje motiv,qofte personal,politik apo ku ta dij une,per cdo ligj qe ka te bej me MoFA-n ata do te njoftohen me pare,por nese riperserisin ate gabim,pasojat nuk i vuaj un,nuk i vuajn ato,por i gjithe komuniteti yne,per te tilla raste me zarar duhet te mendojme per te miren e shumices se komunitetit,sesa ate personalen,duke mos u treguar egoiste.



Duke kerkuar ndihmen e cdo eQytetari te eShqiperise,i cili ka deshiren,kohen,vullnetin per te punuar te stafin e MoFA-se ju bej me dije se aplikimet per ambasadore kane filluar duke plotesuar kete formular Ne ditet ne vijim do te caktoheni ne nje nga eVendet e eBotes,me te cilat duam te kemi kontakte me te shpeshta,dhe do te punojme se bashke me kordinim.
Gjithashtu per cdo eQytetar e lus per ndonje ankese,sygjerim,ide qe ka ne lidhje me strategjite tona per punet e jashtme te na e paraqese ketu ,emri ne loje dhe linku i lojes nuk jan te detyrueshem,prandaj mund te qendrojne edhe anonim.



u faleminderit qe te gjitheve per vemendjen.
Me respekt.
Stafi i MoFA-s.
Ministri: ILLYRICUM
zv.Ministri: tironsi007
Keshilltar: Freegigi , Roger Griswald