Zgjedhjet lokale në Kosovë me 3 nëntor.

Day 2,173, 16:01 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare

Të dashtun e-bashkëatdhetarë,

Jam shume i vetëdijshëm që këtu nuk prekemi nga RL, por Kosova është në një situatë ku RL duhet me ndryshue doemosdoshmërisht. Kjo është edhe arsyeja pse unë, Tërrnakopi, jam aktiv me Lëvizjen Vetëvendosje! (atë të RL) tash 3 vjet.

Prandej, mendoj se është e drejtë të kërkoj përkrahjen tuej të dielën, me 3 nëntor 2013, për ta votue Lëvizjen Vetëvendosje! me numër 61, e në veçanti Shpend Ahmetin për Kryetar të Prishtinës, si dhe mue, Fisnik Ismailin, me numër 55, për Asamble Komunale.

Më poshtë është një biografi e imja e shkurtër. Nëse keni ndonjë pyetje, futeni te komentet.


55. Fisnik Ismaili



I lindur më 03.06.1973 dhe i rritur në Prishtinë, si 18-vjeçar Fisniku u shpërngul për 12 vjet në në Londër, ku diplomoi në Multimedia nga Universiteti Westminster, u bë baba i dy fëmijëve, Viganit dhe Petritit, si dhe nisi karrierën e tij profesionale duke udhëhequr dhe realizuar projekte kreative për gjigantë si Apple Europe, British Airways, Channel 4, Cisco Systems, Mattel dhe Barclay’s Bank.

Me t’u kthyer në Kosovë më 2003, themeloi përfaqësitë e kompanisë së njohur botërore të reklamimit e komunikimit me seli në New York, Ogilvy, në Prishtinë dhe Tiranë, ku kontribuoi vazhdimisht në zhvillimin e kësaj fushe, duke ofruar shërbime për klientë si Coca-Cola, Milka, Tetra Pak, Raiffeisen Bank, Lufthansa, AMC, Vala, Z mobile dhe shumë të tjerë.

Gjatë karrierës së tij 17 vjeçare si drejtor kreativ, veprimtaria e Fisnikut kulmoi me krijimin e monumentit të pavarësisë NEWBORN, për të cilin mori shtatë çmime ndërkombëtare, përfshi edhe Luanin e Artë në Cannes, që shquhet si çmimi më prestigjoz në botë në këtë fushë. Ky poashtu ideoi fushatën e stimulimit të prodhimit të vendit “Duaje tënden”, si dhe bëri jehonë me satirën politike “The Pimpsons”, pa e anashkaluar realizimin e shumë fushatave, dizajneve dhe sloganeve që i shohim çdo ditë.

Në vitin 1999, për një kohë ai la Londrën duke u bërë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, që bëri luftën në rajonin e Koshares.

Kliko këtu për ta parë biografinë në webfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje!

You falemnderoj për shout, vote dhe sub!

Tërrnakopi (a.k.a. Fisi)