TE MESOJME NGA HUMBJA!

Day 1,738, 06:02 Published in Albania Albania by Arius argiri

Humbja me Maqedonine na la te gjitheve nje ndjenje te hidhur zhgenjimi por nese do te jemi ne gjendje nxjerim mesime nga kjo humbje jam krejtesisht i bindur se shume shpejt do ti gezohemi edhe kenaqesise se fitores!
Dhe nuk mund te mesojme asgje nese nuk jemi ne gjendje se pari te bejme pyetje!
Dhe pyetja e pare qe deshiroj te beje eshte..
A humbem vertet?
Edhe humbesit kane herojnte e tyre e madje keta ndonjehere jane me te denje per kete emer se ata te fitimtareve !
Ne luften kundra Maqedonise ,Shqiperia pati herojnte e saj dhe keta ishin ata qindra antar te Divizionit te I dhe te II te cilet nuk humben as edhe nje betej te vetme !
E pra nuk mundemi te mos i ngrejme se pari LAVDI heronjeve tane te cilet sakrifikuan gjithçka qe kishin per te luftuar per Shqiperine dhe e bene kete edhe pse nuk kishin marre nga shteti as edhe nje ndihme te vetme per me shume se dy jave(Si ne rastin e nivelit 27 dhe 28 te divizionit te II) dhe madje edhe pse shume here ishin ndodhur nen peshen e nje presioni psikologjik te pamerituar siç ishte rasti i komandantit te divizionit te II ,Labern i cili vetem disa dite me pare do te deklaronte jo siç i ka hije nje komandanti por siç ben nje be me roberit e tij “Sa te jem une komandant ju nuk do te merrni ndihma!”
1.DHE NGA ATA QE U BENE HEROJNTE E KESAJ LUFTE DUHET TE NXJERIM MESIMIN E PARE!
Nuk kemi humbur !E ardhmja eshte dhe do te jete e jona deri kur divizioni i pare dhe i dyte do te dalin fitimtar!Por e ardhmja per tu bere realitet duhet “ushqyer” dhe kete mund ta beje vetem shteti duke ndryshuar prioritet ekonomiko-strategjike!
Me fjale te thjeshta shteti duhet te investoje me shume ne keta dy divizione duke bere qe keta lojtar te arrijne te behen pjese sa me shpejte e divizionit te III!
Ne te kundert shteti shqiptar (Jo qeveria e presidentit aktual por te gjitha qeverite qe kane qene perpara tij!) eshte perpjekur ta zgjedhin dobesine tone ne divizionin e III dhe te IV jo duke investuar me shume ne divizionin e pare dhe te dyte por duke paguar mercenar!
Nuk mund ta mohojme qe kjo politik ka dhene shpesh here rezultat duke na mundesuar te çlirohemi vetem per nje dite te vetme te kongresit por diten tjeter pushtoheshim prap sepse mercenaret iknin dhe ne ngeleshim po aq te dobet saç ishim me pare!
Por kesaj radhe as mercenaret nuk na ndihmuar dot te çliroheshim sepse siç thote populli nuk mbahet shpia me miell hua!
Pra shteti duhet te investoj me shume per te ardhmen e lojtareve shqiptar per te mos ngelur gjithmone peng e tekave te mercenareve te huaj!
Kur flas per “investim” strategjik duhet te kemi parasysh se disa antar te qeverise disa jave me pare ne menyre zyrtare apo jo shpjeguan se rritja e taksave behej me qellimin per te financuar divizionet (Nderkoh qe gjysmes se divizionit te II ndihmat ju prene!) dhe kur kongresi vendosi qe all e dhuruara per Air strike te dergoheshin ne banken e shtetit na u shpjegua se me to do te financohej lufta per çlirimin dhe me pas u kerkuan edhe ndihma per te financuar mercenaret!Ne momentin kur kongresi vendosi dergimin e all te air strike ne banken e shtetit llogaria bankare e shtetit shqiptar arriti shifren 458.627.94 ndersa vlera ne kete llogari eshte 255.965.70! Nuk e di se sa eshte shifra e pergjitheshme qe eshte harxhuar nga llogaria e bankes se shtetit dhe asaj te thesarit te shtetit dhe te ndihmave te dhena nga qytetaret per mercenaret por gjithesesi mendoj se ketej e tutje eshte me mire qe pasurine tone sado e vogel qe te jete, eshte ne interesin e shqiperise ta investojme per te ndihur rritjen e nivelit te lojtareve shqiptar dhe kjo duhet te behet prioritet per çdo qeveri shqiptare ne te ardhmen!
2.MESIMI I DYTE!ORGANIZIMI I LUFTES DHE I USHTRISE!
Nuk mundem te mohoj impenjimin e presidentit te vendit ne organizimin e luftes i cili se bashku me personalitete te shquara te shqiperise ne loje si Napoleoni dhe te tjere te cilet ishin te pranishem gjate gjithe dites se luftes ne chat!
Por kjo nuk mjaftoi ! Thirjeve te vazhdueshme te paraqiteshin ne chat shume lojtar i pergjigjeshin “e çfare te bejme ne chat?”, shume prej tyre madje moren edhe ban nga te disa personazhe te mirnjohur si bosa te chatit (per te cilet nuk dua te flas me!)te cilet me sjelljen e tyre i kan hequr deshiren lojtareve te shkojne ne chat !Dhe kjo na çon drejt problemit te domosdoshmerise te depolitizimit dhe riorganizimit te ushtrise!Problem te cilin e kam shprehur edhe tre jave me pare ne artikullin me titull http://www.erepublik.com/en/article/projekt-plan-per-te-ardhmen-e-shqiperise-2095675/1/20 . Ushtria me gjithe deshiren e mire te Presidentit dhe Napoleonit qe nga ana e tyre bene gjithçka per te drejtuar me se miri luften duhet te drejtohen nga komandantet e divizioneve te cilet siç kam jam shprehur edhe ne artikullin e mesiperm duhet te organizohen ne nje shtab te pergjithshem me 5 antar (Kater komandant divizioni plus presidentin !) urdherat e nxjera nga i cili duhet te jene te vetmet qe duhen te qarkullojne diten e Luftes! E them kete sepse nje dite para luftes dhe gjate saj vazhdoi historia e njohur e disa lojtareve qe jepnin dhe shperndanin urdhera dhe udhezime (Shpesh here kontraditore !)sa ne te majte e ne te djathe pa patur asnje titull si drejtues divizioni dhe qe kur i pyetje ne emer te kujt i jepnin keto urdhera apo udhezime te pergjigjeshin me tha ky apo ai.Ne ushtri nuk ka as “ky” dhe as “ai” nuk duhet te kete as kongresmen dhe as “lojtar i vjeter” etj etj ,duhet te kete vetem urdhera te qarta qe vijne nga ata qe jane zgjedhur te drejtojne ushtrine!
Dhe keta te zgjedhur per te kryer kete pune jane komandantet e divizioneve dhe Presidenti dhe askush tjeter kushdo qofte ai lojtar i vjeter apo lojtar i ri kongresmen apo kryetar partie!
Dhe ketu arrijme tek pika e trete...
3.BASHKIMI!
Shumekush e keqperdor fjalen bashkim duke nenkuptuar me kete nje kokeulje ndaj atij apo atyre qe drejton shtetin!
Kjo nuk eshte bashkim por diktatur dhe diktaturat ne histori kane patur gjithnje nje fund te keq dhe te hidhur per popujt qe kane pranuar te qeverisen nga diktaturat!
Bashkimi i vertet mund te arrihet vetem nese jemi ne gjendje te krijojme nje sere rregullash te cilat te ndalojne perçarjen dhe krijimin e pakenaqesive!
Ne rastin e ushtrise eshte e domosdoshme depolitizimi i ushtrise pra qe komandantet e divizioneve te mos jene antar partish dhe mos te merren me veprimtari politike por ti kushtohen vetem drejtimit te ushtrise dhe asgje tjeter!
Vetem ne kete menyre mund te ndalim lindjen e pakenaqesive dhe perçarjeve (shpesh here te drejta!) te tipit “komandanti i ketij divizioni eshte i kesaj partie dhe mua nuk me ndihmon se jam i partise tjeter” apo ne te kundert “ketij mos ti japim ndihma se na ka share ne gazete partine” dhe aq me keq “une nuk shkoj ne chat dhe te pranoj urdherat e ketij qe eshte i kesaj partie”!Kjo eshte arsyeja qe kembengul per depolitizimin e ushtrise dhe krijimin e rregullave qe do te mundesoj qe te gjithe shqiptaret te ndjehen pjese e qeverisjes se shqiperise dhe e tera kjo nuk mund te arrihet nese nuk bashkpunojme te gjithe se bashku me idet tona per te zhvillimin e Shqiperise!
4.BASHKPUNIMI
Jemi te gjithe shqiptar dhe per te mundur te krijojme nje shqiperi sa me te forte duhet te diskutojme te jemi te hapur ndaj ideve te reja dhe jo ti mbyllim rrugen ketyre ideve me shprehjet e rendomta “une jam lojtar i vjeter ti mbyll gojen sepse nuk merr vesh” apo akoma me keq duke i share ata qe guxojne te kritikojne(Me apo pa te drejte!) se jane serb apo grek apo eskimez!Ky bashkpunim dhe shkembim idesh duhet te filloj qe nga komentet e artikujve dhe te vazhdoj ne diskutimet per zgjidhjen e çeshtjeve te ndryshme apo vendimeve te rendesihme midis qeverise dhe partive sa edhe midis antareve te kongresit !Sepse te gjithe jemi ketu vetem per nje qellim lartesimin e emrit te shqiperise ne kete loje dhe te luftojme per Shqiperine!
5.TE LUFTOJME PER SHQIPERINE!
Ne artikullin e botuar tre jave me pare ne gazeten “RIMEKEMBJA” http://www.erepublik.com/en/article/projekt-plan-per-te-ardhmen-e-shqiperise-2095675/1/20 kam shprehur mendimin se nese Edeni nuk na ndihmon te çlirojme te pakten nje territor atehere ndoshta eshte me mire te mos humbasim me kohe dhe te rishohim maredheniet tona me aleancen Eden! Me kete nuk deshiroja aspak te thoja te dalim nga edeni por vendosim maredheniet tona me edenin ne raporte te barabarta ashtu siç duhet te funksionoj nje aleanze.Pra sa na jep aq edhe ti japim!Te shumte ishin ata qe me kundeshtuan me rreptesi te nxitur nga llogjika jo e gabuar se ne pa edenin jemi te vdekur dhe nuk do kemi kongres! Ja sot edhe pse u ndihmuam nga Edeni ne jemi pa kongres! Por a u ndihmuam nga Edeni?Sigurisht shumekush mund te me permendi shume emra lojtaresh te famshem qe na ndihmuan ne lufte por nese keta ishin te paguar atehere nuk mund te themi luftuan per ne per llogari te Edenit sepse te gjithe ne luftojme per Edenin çdo dite dhe kurre nuk jemi paguar per kete!Nese dikush do vazhdoje te kembenguli se edeni na ndihmoj atehere del se Edeni eshte me e dobet se Maqedonia! Per me teper qe ne ndihmen nga Edeni e kerkonim vetem ne divizionin III dhe IV atehere perse nuk na u dha kjo ndihme?Pra del si domosdoshmeri qe maredheniet me Edenin ,mos te ndertohen mbi baza miqesish personale por mbi baza shteterore dhe pasi te jete studiuar mire se sa eshte ndihma jone e perditeshme per Edenin ti kerkohet kesaj aleanze te na japi te njejten ndihme kur ne kemi nevoje!Per kete arsye mendoj qe ne vend te krijojme nje sere ministrish te kota(Te cilat duhen eliminuar!) per te kenaqur miqt dhe shoket me titullin e ministrit eshte mire te krijojme nje ministri te Edenit ,funksionari i se ciles te merret vetem me maredhenit e shqiperise me Edenin !çdo luftetar shqiptar ndersa ploteson urdherin e tij te perditshem ne vendet e Edenit duhet te jete i ndergjegjshem dhe te ndjeje se po lufton edhe per shqiperine po aq sa edhe te ndjehet i sigurte se te njejten ndihme Edeni do ja kthej kur shqiperia te kete nevoje! Nese nuk arrijme te krijojme kete ndjenje besimi te ndersjellte midis Edenit dhe luftetareve shqiptar atehere ndoshta eshte e kote te vazhdojme te qendrojme ne Eden sepse lufta behet me zemer dhe me shpirt perveç se me arme!
Se fundemi i bej lutje qeverise se shqiperise dhe presidentit qe kete muaj qe do ngelemi pa kongres ti lene menjane xhelozit e vogla nderpartiake dhe grindjet personale dhe ta shfrytezojme qe me anen e nje diskutimi nderpartiak dhe mbar popullore te ndihmojme te gjithe se bashku me idet tona per te krijuar nje shtet me te forte dhe te drejte duke shpresuar qe ky artikull dhe http://www.erepublik.com/en/article/projekt-plan-per-te-ardhmen-e-shqiperise-2095675/1/20
te jete nje hap i pare (Edhe pse i vogel dhe modest!) ne kete drejtim!
Me repsekt Arius Argiri.