Si me e forcue eShqipërinë

Day 1,685, 06:17 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare

Të dashtun lexues,

Ky është artikulli i parë që po e shkruej edhe s'besoj se kam me shkrue shumë shpesh për këso çashtjesh.

Mbas nji analize të shkurtë, i vërejta disa gjana, të cilat mundemi me i rregullue nëse kalojmë pak ma shumë kohë përjashta detyrave ditore në eRepublik.

Sot jemi shteti i 17-të përnga madhësia në eRepublik. Çdo ditë po rritemi vrullshëm edhe po i shohim rezultatet e baby boom-it kryesisht nëpër betejat e DIV1, meqë po kemi shumë lojtarë të rinj.

Nji gja tjetër që e kam vërejtë është se Experience Level mesatar i eShqiptarëve është 9, derisa ai botëror është 26, që përkon me faktin se kemi lojtarë të rinj dhe pa përvojë.

Prandej, ma poshtë po i jap disa sygjerime, të cilat besoj se kishin me e rrite numrin e lojtarëve, plus me i nxitë me luejtë sa ma shumë:


1. Referrals
Prej përvoje e kam vërejtë se referrals jo vetëm se të biejnë Gold, por edhe inkuadrojnë shumë lojtarë të rinj. Deri tani unë kam arritë me i inkuadrue nja 1000 veta me këtë edhe accountin e vjetër që ma kanë mbyllë para disa muejve.

Këtë duhet me e ba duke i shfrytëzue rrjetet sociale, posacerisht Facebook, duke i identifikue faqet ma të vizitueme edhe duke bisedue me adminat e tyne, për me i bindë me i postue vegëzat e eRepublik.

Është shumë me rëndësi teksti që shkruhet në postim, për me ua tërheqë vëmendjen edhe me i nxitë me iu bashkue lojës.

Nji shembull është ma poshtë:
eRepublik është lojë strategjike në një botë virtuele, ku shtete të ndryshme luftojnë, prodhojnë, krijojnë aleanca edhe zhvillohen. Në këto çaste Shqipëria dhe Serbia po "luftojnë".

Çdo lojtar i ri ia shton popullsinë Shqipërisë edhe i ndihmon "luftës" edhe "zhvillimit" ekonomik. Futu në lojë duke e klikue linkun ma poshtë edhe bëje "share":
http://www.erepublik.com/en/



2. Popullarizimi i lojës
Më kujtohet se në Turqi pat dalë eRepublik në lajme, ku kanë folë se si kjo lojë është popullarizue në mesin e të rinjëve, edhe kjo e pat krijue atje nji baby boom. Sot, Turqia është e 5-ta në eRepublik përnga madhësia, dhe është vetëm 2 herë ma e madhe se na.

Shikoni se a keni njerëz që kanë lidhje me televizionet si Top Channel në Shqipëri edhe KTV e Klan Kosova në Kosovë, të cilat i shikojnë grupet ma të reja të shqiptarëve. Po i bindem, ata munden me ia kushtue 1 minut në lajme kësaj loje, për shembull, duke folë për suksesin që e arritëm para pak ditësh, duke e rikthye Kosovën.

Ndoshta mundemi me e ba edhe nji video interesante për YouTube, që na tregon neve duke ba gjana të bukura në lojë, e me e lëshue si viral fushatë.

Folni me shokë për lojën, mbledhni grupe shokësh edhe bëni demonstrime se si luhet loja, në mënyrë që edhe ata me u bashkangjitë.


3. Përvoja
Jemi duke u rritë shpejt, por kemi shumë njerëz pa përvojë. Rreziku është se, po nuk u involvuen ata ma shumë, ma lehtë ikin nga loja tash në fillim, sesa kur të bajnë ma shumë përvojë e të forcohen.

Prej përvoje e kam pa se diku afro 10% e referrals e vazhdojnë lojën ma tutje. Shembull: 5 ditët e fundit i kam ba nja 560 referrals, dhe vetem 47 veta kane kalue në Level 10. Kështu pat ndodhë edhe me accountin tim të vjetër, ku i kam pasë mbi 600 referrals edhe vetëm nja 60 veta e kishin kalue Level 10.

Duhet me i këshillue ata. DardanH e ka nji artikull shumë të mirë për këtë. Shpërndajeni te shokët edhe lojtarët e ri. Lëshojeni këtë link në chat kohë pas kohe, etj.

Po pati dikush kohë, unë jam në gjendje ta baj nji listë të lojtarëve referral të mi, të cilët e kanë kalue Level 5, që me u shkrue mesazhe edhe me i motivue me e vazhdue lojën.

Këto ishin veç disa këshilla praktike që mu kujtuen, e të cilat, nëse secili prej nesh i aplikonte 3-4 njerëz, shum shpejt ka me e ba eShqipërinë nji prej Top 5 shteteve në eRepublik.


Për fund, edhe nji këshille: Janë shumë pak serbë që flasin shqip, por ka shumë shqiptarë (kryesisht nga Kosova) që flasin serbisht. Ne e kemi shumë ma lehtë me i kuptue se çka shkruejnë ata edhe me kuptue se çfarë strategjish po përpilojnë. Në anën tjetër, ata i përkthejnë shkrimet tona në Google Translate.

Për me ua vështirësue edhe ma shumë përkthimet, po propozoj që na me shkrue në dialektin Gegë, të cilin Google Translate ka problem me e përkthye.

Shnet, drejt fitoreve të reja.

P.S. Meqë është artikulli im i parë edhe jam vetëm 6 ditë në këtë lojë, votat edhe abonimet janë të mirëseardhuna. Due medalje.

Nëse të pëlqen ky artikull, mos harro me "vote" (kliko në kutinë e gjelbër në majë të artikullit majtas), me u abonue në "Tërrnakopi Ditor" (subscribe) dhe me lëshue vegëzën e artikullit në "feed" (shout).