Shqipe Moj

Day 2,025, 13:27 Published in Albania Albania by Cerciz.Topulli

[img][/img]

Si të shkruaj në këtë ditë?
Fjalë të mira,
historitë?
S’do të shpreh asnjerën,
Se nuk mundem për të tërën.
Ti u vrave, ti u preve,
Nëpër kohë, nuk u dhe.
E gjakosur, syrgjynosur,
E përçare në copa je!
A e “di” këtë EVROPA?!
Eh, ajo vetë e ka vulosur,
Pa të drejtë,
e ka katranosur.
A e di, moj e mjerë,
si të bënë këtë herë?
Ti rroje në trojet e veta
Je e lashtë sa vetë jeta:
Këtu i linde bijtë e tu,
endës nëpër botë.
donin të ishin vetë të zotë.
Edhe sot edhe mot.
Na gëlltitën, moj …..
të tërë.
Po Fytit do t’u ngelim,
T’jua nxirrnim jashtë helmin...
Le ta kthejne kokën mbrapa
Se kjo është Shqipe,
e rritur në ALPE!
Ti që fryheshe
Për drejtësi ,
barazi …
Po ku janë?
A i di?
Sytë hapi,
shiko rrotull,
se ta bëjnë prapë gropën,
të groposin për së gjalli
jane të këqinj, racë djalli.
Detin duan të përpijnë,
janë të liq,
kthetrat lart duan t’i shtrijnë
janë armiq…
një copë tokë
s’bëhej fjalë,
Derdhej Gjak ,… !
Ata, pinë ujë ….
Në burime
ishte gjaku
I TOKËS TIME.
E mbrojta edhe kaq,
ruajta gjuhën dhe zakonet
t’ia tregoj vegjëlisë,
ku është gardhi i shtëpisë,
ku mund të ketë
një shans të dytë ….
Zgjohu shqipe hapi sytë ,
se asgjë s’është e pamundur,
mblidhi shpresat ,
bëja forra
si dikur kur tundej Vlora,
dhe Malësia e Tropojës ,
Prekazi i Jasharit,
Oh, more Zot ….!
Tregoi botës dhe njëherë
cila je... dhe sa ke vlerë ...
Nxirri vlerat që ti ke...
Tani është kohë tjetër,
jo me gjak po me letër,
nuk ngurojmë …
dhe e derdhim.
Këtë herë ,
mendohu mire, moj Evropë,
se sot vendi
si asnjëherë …
ka Zot!
Po, ka ZOT!
100 vjet të pavarur jemi ,
por Shqipëri ti renkon...
Ismaili prapë në Vlorë
është çuar
me Flamur të kuq në dorë
thotë: ”Gëzuar!”
Do të të them dhe një heë,
Shqipe, moj Perëndeshë
dua të të shoh
bashkuar!

Poezi nga Perikli Shuli




Respekte : Cercizi