Sa isha...

Day 1,834, 18:58 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare

Sa isha në shkollë, më ke ba me qajtë sa herë që jam mundue me të vizatue. Sa isha në gyrbet, më ke ba me qajtë sa herë që ma ke kujtue shtëpinë. Sa isha në protesta, më ke ba me qajtë sa herë që kam bërtitë kur ta bajshin të padrejtë. Sa isha në luftë, më ke ba me qajtë sa herë është derdhë gjak për ty. Sa herë që jam në stadium, më ban me qajtë kur dështojmë me u kualifikue. Sa herë që jam i çoroditun, më ban me qajtë se të harrojnë kur s'duhen me të harrue, e të afrohen vetëm kur ti ua kujton. Sa herë të më kujtohesh, më ban me qajtë kur e shoh se 100 për vjet nuk të dolëm në fjalë.

Por, sa herë që ma mbulon qiellin, më këndell, se më ke rritë e më ke mësue me dashtë. Më ke mësue edhe me u djegë e me u flijue. Më ke ba ai që jam sot - me ti dhanë tëtana pa kushte, e me të mallkue për gjithë këtë sakrificë. Më ta marrë nganjiherë inat, e me qenë i gatshëm me vdekë i lumtun për ty. Borxh ta kam, se m'ke ba burrë, edhepse më ban me qajtë boll shpesh. Veç unë s'kam me u ndalë pa e mbajtë fjalën që ta kanë dhanë 100 vjet ma parë, që ma në fund me e pa veten duke qeshë.