Ambijent uključi/isključi

Prijavi se

 

Nastavi

Nastavi Izradom računa pristaješ na Uvjete korištenja & Pravila o zaštiti privatnosti
Ponovno pošalji e-mail   |  Ne možeš pronaći e-mail? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Ponovno pošalji e-mail Ne možeš pronaći e-mail? confirmation@erepublik.com

PRESIDENTET APO PRESIDENTUCET?????

Dan 1,865, 10:48 Published in Albania Albanija od Arius argiri

Para disa minutash lexova komentin e nje shoku tone ne eAlbania ...
“Ueeeeeeeeee 1 sekond me...Ke kena President ne,se kom nja 4 jav qe snigjoj gjo...”
Pa dashje mu kujtuan thirrjet e malesoreve tane kur i kerkonin “kojshiut” qe kishte kullen ne malin tjeter, ndonje lajme te ri !
“Ueee a kena president apo skena.... neeeeese kena si e ka emrin se nuk ja kam degju zerin peeeer kater jave reeeesht!” ,vazhdonte te therriste me shpresen se dikush do ja degjonte zerin shoku yn.
Problemi eshte se ne “nuk kena” president dhe si rrjedhoj nuk ja kemi degju zerin presidenteve tane jo per kater jave por per kater muaj e me shume!
Apo me sakte, jemi mesu tja degjojme zanin “presidentuceve” tane vetem kur na kerkojne voten por sa po zejne vend ne “karrigen” presidenciale, çuditerisht keta na behen “memeca”e “shurdha” e heshtin si ti kishte ra mortja mbi krye e tja kishte perla mendjen!
Ne nje artikull te meparshem kam shkruar se presidentet dhe ministrat tane si hyjne ne qeveri ashtu edhe dalin ...
Kastravec!
Dikush me ka thene se e ekzagjeroj ca me fjalet por disa ore me pare ndersa shkembeja ms me nje kryetar partie nga ato quhen te medhaja pra me nje kryetar si rrjedhoj te madh i cili me votat e partise se tij te madhe ka percaktuar emrat e thuajse tre presidenteve (Edhe pse keta emra nuk i ka caktuar ai por dikush tjeter qe eshte me i madh se edhe vete presidentet dhe kryetaret e partive qofshin keto edhe te medha!) dhe ka marre pjese si minister ne nje sere qeverish u binda se nuk e teproja aspak me fjalet ...
Perkundrazi !
E pra kryetari ne fjale me nje emer te frikshem qe te ben te shurosh nga tmerri sapo e lexon me ankohej se perse valle nuk kisha pranuar te mbeshtesja kanidatin qe ai mbeshteste per president dhe pastaj nxitohej te me akuzonte se une e beja kete sepse nuk doja bashkimin e shqiptareve dhe gjepura te tilla .Me qetesi i bera te kuptoj se nuk kisha aspak ndermend te vazhdoja te mbeshtesja kanidat “kastraveca” apo “ kukulla” qe sapo shpallen president nuk i ndjehet me zeri!
Çkerkon te thuash me kete? ma ktheu kryetari i madh i partise se madhe .
Po ja i thash ti ke qene minister ne disa qeveri dhe nese te pyes se sa fabrika shtetrore ka shqiperia ,se sa prodhon secila prej tyre ne nje dite , nuk di te me pergjigjesh dhe me siguri edhe vete presidenti yn nese do ja beja kete pyetje nuk do te dinte te me pergjigjej!
Vazhdimi i bisedes midis meje dhe kryetarit!
Kryetaruci- “Po vllai me pyet cfar te duash i di sa tanke prodhohen edhe sa food.Edhe nuk jam kukull e askujt...”
Une-nese e di atehere shkruaj nje artikull ne te cilin te tregohet se Sa fabrika shterore ka(numrin)
Sa prodhon secila prej tyre ne nje dite !
Sa prej ketij prodhimi i shpernadahet MU !
Do na ndihmoje te gjitheve ne me keto informacione sepse visarit kemi nja 6 muaj qe ja kemi kerkuar dhe nuk na i jep keto informacione!
hidhe hapin e pare dhe trego se nuk je nje kukull!
-Kryetaruci-Per cfar te duhen ty kto informacione ?
Une-po ja pra je ti qe me ke shkruajtur "Po vllai me pyet cfar te duash i di sa tanke prodhohen edhe sa food" ,,, nese i di, perse nuk mi thua ,po jo te mi thuash mua, por ti botosh ne nje artikull qe ti dine te gjithe sepse fabrikat shtetrore jane te te gjitheve dhe jo prone e visarit apo e kushdo tjetri!kesaj i them une te qevrisesh jo te zesh kot nje karrige nje muaj !merr guximin dhe pyete visarin!Sa tankese prodhon ne nje dite o visar? Sa ushqime prodhon ne nje dite o visar! Sa tankse nga keto i jepen qeverise ! Si dhe kujt ja shperndan qeveria keto tanke!
Kryetaruci-un i kam te gjitha te dhenat bashk me te tjeret por nuk kam pse ti tregoj ty nuk e di per cfar te duhen.
Une-por mir or (.....)nese fabrikat jane shtetrore pra prone e te gjitheve qytetareve me leket e taksave te se cileve jane blere keto fabrika atehere per çfare aryse numri i ketyre fabrikave dhe prodhimi ditor i tyre jane sekret? A nuk eshte e drejta e popullit qe eshte pronar i tyre se sa prodhon ajo qe eshte prona e tij?
E verteta eshte se ti o (....)edhe pse je minister dhe nje antar i partise sende eshte president nuk i di pergjigjen e ketyre pyetjeve sepse je minister kukull dhe ne krye te vendit kemi nje president po aq kukull sa ty! por me vjen keq se jeni djem te mire e te ndershmen dhe pranoni kaq lehte te beheni vegla te te tjereve!!!
E verteta e hidhur ishte se kryetaruci ,ministruci ,votat e partise te se cilit na dhane kete presidentuc qe nuk i degjohet zeri as per hajer dhe as per mort nuk dinte asgje mbi shtetin te cilin mburrej se qeveriste!
Per te po aq sa per presidentet tane te ketyre muajve te qeverisesh eshte te fitosh zgjedhjet duke shperndar ne forme dhuratash ndihmat qe merren nga pasuria e shtetit per te futur se fundemi ne koleksion medaljen e kongresmentit apo presidentit apo te zbukurosh emrin me titujt e ministrive te puneve te kota !
E pra ne kete gjendje nuk mundem te mos i bej thirrje shqiptareve te mos ja japin me voten kryetaruceve dhe ministruceve dhe presidentuceve se duke i dhene voten atyre po i hapin varrin shqiperise ne kete loje dhe ne te njejten kohe dhe per te njejtat arsye ju bej thirrje te votojne per Cerçis Topullin
http://www.erepublik.com/it/citizen/profile/6724181 kanidatin e partise Revoluvionare e partise Etnike dhe partise Reformatore i cili besoj se do ja u deshmoj me vepra se nuk do te jete nje Presidentuc kukull te cilit nuk do i degjohet zeri per nje muaj rresht!!!

 

Komentari

Rorschach C
Rorschach C Dan 1,865, 11:00

i paske qi ropt arius hahahhaa,spata durim me e lexu te gjith po duhet te ket material boll per te tere hahahah
V

KOSOVA PEYONI
KOSOVA PEYONI Dan 1,865, 11:01

Vote arius my friend

EFALB
EFALB Dan 1,865, 11:13

Big Vote
Hmm, Nje pyetje: Mos valle ky Kryetaruci i bie te jete Fyhrer.
Nejse mos u merzitni une e thashe, juve nuk thate gje?

EFALB
EFALB Dan 1,865, 11:25

Suksese Kapedan Cerciz.Topulli

eShqiperia ka nevoje per president Kapedan edhe jo per president moraman.

Kris the Intriguer
Kris the Intriguer Dan 1,865, 11:27

Arius Argiri, do te te propozoja qe ti shkruash artikujt te ndare ne paragrafe sepse duken me pak dhe me te organizuar, sepse keshtu njerezit e humbin fillin dhe as qe i lexojn;)

Cerciz.Topulli
Cerciz.Topulli Dan 1,865, 11:57

Shum faleminderit per perkrahjen Arius

enzq
enzq Dan 1,865, 11:57

VTLK Arius bisha

Mac RumorSeS
Mac RumorSeS Dan 1,865, 12:03

hehe hajde perhajer qitash niva qe Klitoni92 (Komandanti osht president) ...

Urime Komandos...
V+S

Borharisnya
Borharisnya Dan 1,865, 12:11

Ky enea me ka duk qe osht vajz po dine qe ky o kukulla e festimbeqes dhe ninos

albaniaguard
albaniaguard Dan 1,865, 12:14

V

Rorschach C
Rorschach C Dan 1,865, 12:16

te them dicka per eksperience personale,u largova nga eAlbania ne muajin e 2-3 se mbaj mend mire.sepse e shifja qe skisha te ardhme,kerkoja food dhe me thirrshin o lyps,nejse pa dashur ta zgjas mora cs greke,dhe u njoha me nje MU shume te vogel,qe luftonin per mercenary.atje njoha nje djal dhe nje vajze nese i mbani mend i kam sjelle para ca kohesh ne chat cuni Liakos dhe Vajza Mairi.Atje mesova cfare duhet te beja ta mbaja veten,me ndihmat e tyre ndertova mbi 50 saltpepers,pastaj e lash ate MU dhe vajta ne nje MU elite te greqise,dhe atje merrnim supplies cdo dite,dhe kishte nje organizim perfekt,cdo nate nje ore e caktuar ne TS,ku shihje me rradhe te gjitha MU greke,Atje njoha per here te pare Ts,si chat.cdo mbremje shakara,te qeshura,dhe kurr zenka,Comanderi kalonte sa ne njeren dore tek tjetra tanket po ashtu.kishte dhe njerez qe merreshin me bilancet dhe studimet sa kishte shpenzuar presidenti i vendit etj,kurse ne shqipri edhe sot e ksaj dite mbizoteron nje kaos i papare,ku 2-3 veta ose nje grup i ngusht lojtaresh jan gjithmone ne majat e shtetit,dhe ska transparence hehe.

Andiroid
Andiroid Dan 1,865, 12:18

Per nje here jam dakord me Kris Hasen, rieditoje se ndihmon ne leximin dhe mund ta lexojne edhe ato qe "pertojne"

NUK E DI KUSH ESHTE KY KRYETARUCI (ose me mire e di) POR E KE LON SI TE DHIM VLLA!! BRAVOOOO
Keto jane pyetje qe cdo lojtar i ben dhe asnjehere nuk mer pergjigje sepse nuk jane pune qe lypsaret duhet te dine... se pastaj nuk lypin mo pastaj...

LEKSENDER
LEKSENDER Dan 1,865, 12:25

Arius ke te drejt kur thua qe presidenti sndihet se dhe nje NAP qe ben me fyromin e ben sekret dhe sot e ksaj dite ka akoma lojtar qe pyesin esht luft serioze kjo qe fillojm me fyromin. Moskomunikimi dhe jotransparenca i bejn dem lojtarve dhe Vatanit. Un nuk votoj me per president vetem po shpalli kandidaturen Ujku do votoj

ArnoldDjin
ArnoldDjin Dan 1,865, 12:26

“Ueeeeeeeeee 1 sekond me...Ke kena President ne,se kom nja 4 jav qe snigjoj gjo...” [cit.ArnoldDjin] agahhagaghaghaghagaghgahghaahgahghghagahgahgahgah ajo thenia ishte e imja,po ktu do la lej Argirit komplet meriten...

Crazy Alboz
Crazy Alboz Dan 1,865, 12:46

hahhahahahha Arnold
Bravo Arius una sot zbulova qe kemi fabrika, avash avash do ti kuptojm te gjitha

Hajdaraga
Hajdaraga Dan 1,865, 13:33

Tubua +1 as une nuk votoj me per president derisa te jete ujku kandidat
U merzitem me presidentuca

cobra26
cobra26 Dan 1,865, 13:35

BRAVO

Arius argiri
Arius argiri Dan 1,865, 14:38

Arnold ! thenia eshte e jotja dhe ke te drejten e te autorit ! une thjesht e mora borxh!!!

Vjollca Linda Ajdini
Vjollca Linda Ajdini Dan 1,865, 14:43

a ban mee dijt siliasht li ujk e cili ki kryetar partie

KOSOVA ArlinDx
KOSOVA ArlinDx Dan 1,865, 14:51

ehh me det o me det qa na paska gjet

pse arius nuk merr guxim me kandidu personalisht por gjithmone e nxjerr nje kandidad tjeter per zgjedhje , a mos ki frike? Mos osht kjo taktike per te mbulu deshtimet e mundshme qe do te sillje ne rast se do te zgjidheshe kryetar? Shume leht e ke me akuzu hajde futja butonit candidate ta shohum se sa i afte je.

Sa i perket fabrikave shteterore Visari per badihava nuk e ka qel gazeten http://www.erepublik.com/en/newspaper/fabrikat-shteterore-268977/1
Krejt raportet i ki atu shikoj rend nese ka diqka qe s`gjen atu e te intereson lirisht pyete Visarin ai te tregon , e ki pyetjen time te artikulli i parafundit mua mu pergjigj , pse ty spo tu pergjigjka?

Po ku ka me tu pergjigj o i nderum kur ti as qe interesohesh me pyet po ja fut kot edhe akuzon 1 person qe menzi gjen kohe te lire me u merr me fabrika sepse kurkush nuk eshte i gatshem me i menaxhu ato, a ka diqka per te cilen ke kontribu deri sot per Shqiperine? Diqka qe ja vlen me u permend ? Artikujt e stilit opozitar mos mi permend se me sha e me kritiku dim krejt e ma leht ska.

N`kofsh burr kandido per Shqiperine , voten teme e ki , du me t`pa tu hjek edhe ty ,e me pa se nuk osht bash kollaj qysh po menon ti . se po menoni qe krejt gjanat i kem na let na i mushim acountet tona gold e all tu e vjedh shtetin full e lujm k*qe me popull. E se din qe ka ktu njerez qe punojne pa pare hiq per me majt shtetin me tanke per lufta e qe besa ka lojtare qe blejn golld me pare personale per me i rrit ato fabrika po nejse ....Kandido ta dhajm rastin edhe ty mu mush plot me all e golld ; )

LEKSENDER
LEKSENDER Dan 1,865, 14:55

Vjollca Ujku nuk merret me llafe merret me vepra ndaj sesht kryetar partie po do ta njohesh hajde te SHPATA E KASTRIOTIT

ArdiAlb
ArdiAlb Dan 1,865, 15:25

Une si lojtar nuk kame asnje informacion rreth fabrikave bile sot e mesova qe ato ekzistojn. Personalisht nuk kam mar asnje ndihm nga shteti ndac tashi ndac kur isha ne D1. Mos vall e kam une fajin ???

Kthetra Alb
Kthetra Alb Dan 1,866, 02:14

Arius, ti ke te drejte qe shume prej te ashtuquajtureve Presidente mbasi zgjidhen nuk ju degjohet zeri fare. Por ama kur ishte Napo54 president dhe gati cdo dite shkruante artikuj dhe ishte me aktiv se gjithe te tjeret mbas tij marre bashke, ty as kjo ste pelqente dhe vetem kritikoje. Meso te thuash nganjehere dhe ndonje llaf te mire ato qe ndodhin ne Shqiperi. Vetem keshtu do degjohen dhe kritikat.

sulmuesi
sulmuesi Dan 1,866, 04:55

Pse nuk ka dhene doreheqjen Baby Enea. Sikur do bente BabyBOOM. Ska bere as BOOM, vetem Baby qe eshte vetvetja

A E N E A S
A E N E A S Dan 1,866, 05:03

o Arius skam kohe te bej artikuj si puna tende se merremi me vepra dhe jo me llafe... + Po merrem dhe me kete percarje ne vend ku kam ftuar te dyja palet ne bisedime por sic duket opozita nuk kerkon bisedime -.-
pra jo vetem beni artikuj dhe skerkoni te ballafaqoheni njs kjo eshte zgjidhja tuaj dhe sic te tha ArlinDx lexo ndonjehere gazetat e Visarit...dhe fabrikat nuk jane prone e Visarit sic thua ti...ai perndryshe ka thene qe nuk i do me dhe duhet te gjejne te pakten 2 menaxhere te tjere njs kshu eshte kur flet pa fakte

Arius argiri
Arius argiri Dan 1,866, 05:36

AENEA! ti po me thua se ke vepra dhe jo llafe!!! çfare veprash madheshtore ke bere se syte nuk na kane zene ndonje te tille ?ti thua se ke bere perçapje per te ftuar te dy palet (ke pale sepse une nuk jam as pal dhe as rrudhe e askujt!) per bisedime ! ke ke ftuar per bisedime se mua nuk me ka ardhur ndonje ftese nga ty! sa per gazetat e visarit ato visari i shkruan per ju presidentucat qe kenaqeni me karrigen pasi per mua do me mjaftonin pergjigjet e kater pyetje te thjeshte qe mund ti pergjigjesh edhe ti o presidenti im pune madh sa edhe i pa ze!
nese deshiron ti pèergjigjesh ketyre pyetje te thjeshta po ti bej edhe ty ati pyetje qe i bera kryetarucit qe te beri president---me fal presidentuc

Arius argiri
Arius argiri Dan 1,866, 05:40

1.sa fabrika shtetrore kemi?
2.cili eshte prodhimi i tyre ditor
3.sa prej ketij prodhimi i ndahet MU
4.sa prej ketij prodhimi shitet
pyetjet siç e sheh jane te thjeshta zoti president por ti edhe pse je president nuk ja u di pergjigjet sepse nuk je president por presidentuc ! te ftoj te me deshmosh te kunderten sepse je ende ne kohe per te mos ngelur ne kujtesen e te gjitheve thjjesht si presidentuc !!!!

A E N E A S
A E N E A S Dan 1,866, 09:43

Tani se pari kemi keto arme dhe ushqim:

-3800 arme te cilesise Q7
- 16,000 ushqim te cilesise Q5
(PS:Se harrova kemi 3 fabrika shtetetore)
2. Fabrika fabrikashteterore prodhon nga 42 deri ne 154 tanke Q7 ne dite. Kjo varet edhe sa jane bonuset ne Argjentine (ku edhe gjendet fabrika) ngase Argjentina eshte ne gjendje lufte.

Fabrika sokolsokoli prodhon nga 84 deri ne 154 tanke Q6 ne dite. Kjo gjithashtu varet nga gjendja e rajoneve ne Argjentine

Fabrika F.P.ZH. prodhon nga 200 deri ne 2000 ushqim Q5 ne dite, varesisht nevojes dhe gjendjes se lekeve per te blere RAW materials.

3. Asnje MU nuk eshte perkrahur kete mandat ngase politikat e fabrikes kane qene per te ngritur rezervat per luften e ardhshme.

Me ushqim eshte perkrahur iniciativa Meso-Ushqehu nga DonCurtis dhe detajet mund ti gjeni ne revisten e Visar Jasiqit

4. Kjo varet se sa RAW nevoiten.

Ne fabrikenshteterore kemi 34 saltpeper. Per prodhim te plote nevoiten 125 saltpeper. Per te prodhuar me kapacitet te plote nevoiten te blehen 22,000 RAW (me 40% bonuse ne rajone) materials per cdo dite. Nganjehere shiten aq tanke sa nevoiten te blehen keto RAW, e nganjehere nuk shitet asnje ngase shkrihen medalet qe fiton fabrika. Muajin e kaluar, Visar Jasiqi ka blere me para te veta rreth 75 GOLD per fabriken (me supply pack) dhe ato jane shfrytezuar per tu konvertuar ne ARS dhe per te blere RAW.

Edhe tek sokolsokoli shiten aq sa eshte e nevojshme per prodhimin ne ate dite.

Si president, nuk merrem me mikro-menaxhim, po ju le punen njerzve te besueshem.

Per cdo detaj, kontaktoni me menaxherin e fabrikave.

VisarJ
VisarJ Dan 1,866, 11:40

Djem,

Na falni po nuk jam shume aktiv ne loje... hi e kry detyren dhe dal (shume shpesh nga tel.). Nese keni ndonje pyetje specifike, ju kisha lut te me shkruani dhe te keni durim per pergjegjjen.

Ka qe nje kohe te gjate qe jam ne kerkim te menaxhereve te ri per fabrikat. Misioni im qe ti ndertoj dhe zhvilloj ato ka perfunduar. Nese jeni te interesuar dhe te afte qe ti menaxhoni, me lajmeroni mua, presidentin apo edhe anetaret e kongresit.

Arius - pasiqe je aktiv ne loje, e don shqiperine dhe kete e-komunitet, dhe mesa e di nuk ke ndonje angazhim te madh ne ndonje pozite, a do te ishe i interesuar te marresh nen menaxhim ndonjeren nga fabrikat?

Me respekt,
V.

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Dan 1,866, 11:55

Shum e arsyshme...Visari qe nga themelimi fabrikave shtetrore mirret me menaxhimin e tyre per cka e ka rrespektin tim e jo vetem per kete...Nese thot qe nuk e ka kohen e duhur ndihmojani ju si dashamires te eShqiperise dhe kujdesuni per 2 nga 3 fabrikat shtetrore....Ariusi si fillim nese osht i interesum edhe propozojeni nje person tjeter.


Batoa o7

Tirona Warrior
Tirona Warrior Dan 1,867, 02:24

V vlla

Pepa85
Pepa85 Dan 1,867, 10:55

une thash ku dashka me dal ariusi ne kete artikull... dukeshte gati nje gje serionze... kurse ne fund, ishte reklam per president -_-'
kisha bere be ti injoroja artikujt e tij, po se si mu prish mendja sot dhe thash te lexojme ca pralla... po as pralla s'ishin ksaj rradhe, vetem propagande :p

 
Objavi svoj komentar

Što je ovo?

Čitaš članak koji je napisao građanin eRepublika, virtualne strateške igre za više igrača koja se temelji na stvarnim državama. Kreiraj svoj vlastiti lik i pomogni svojoj državi da stekne slavu, dok se ti dokazuješ u ulozi ratnog junaka, renomiranog izdavača ili financijskog stručnjaka.