PERSERI UNE!

Day 1,718, 13:04 Published in Albania Albania by Arius argiri

I ndergjegjshem se per shumekend jam bere i merzitshem, madje i padurueshem dhe madje armik dhe madje agjent i fshehte e Serbeve apo i Grekeve (Edhe pse nuk di as Serbisht dhe aq Greqisht!) i keshilloj admiruesit e mi qe nuk me admirojne qe ashtu siç behet me filmat prornografik te mos e lexojne artikullin ne fjale nese nuk kan mbushur 18 Vjeç (Sigurisht e kam ketu fjalen vetem per keta admriuesit qe ankohen dhe shajne sa here qe botoj ndonje artikull!) dhe gjithashtu i lutem edhe atyre te tjereve (mbi 18 Vjeç) te cilet kane vene re se artikujt e mi ashtu si duhani i “demton” seriozisht shendetin mendor dhe fizik te largohen sa me shpejt nga kjo faqe e gazetes,nderkoh qe ftoj me kenaqesi te lexojne artikullin tim te gjithe te tjeret (Nen apo mbi 18 Vjeç!) te cileve i pelqen te lexojne dhe te mendojne si njerez te lire!
Para kesaj hyrje do te perpiqem te rrefej ngjarjet e ketyre diteve!
“Mallkimi” qe rendon mbi kanidatet per president apo presidenteve te cilet nuk jane te perzgjedhur nga Partia Nacionaliste dhe Aleanca Kuq e Zi (Te cilat kan qeverisur Shqiperine ne menyre absolute qe nga krijimi i saj!)te drejtura nga Napoleon 54 dhe Krimiko, godet serishmi...
Pas doreheqjes se Dardan H nga posti i presidentit dhe i lojtarit me te famshem te shqiperise Eros Alb nga kanidatura per President dije mesuam se edhe kanidati per president Atila terhoqi kanidaturen e tij !
Sigurisht qe doreheqja nga kanidatura e presidentit dhe ndoshta edhe te largimit nga loja te Atiles qe edhe pse per dike ketu ka qene kundershtar politik ngelet gjithmone nje shok i te gjitheve neve qe harxhojme shum ore ne kete loje, mendoja se edhe largimi i tij duhej te pritej nga te gjithe siç pritet ne jeten reale largimi i nje shoku me te cilin kemi ndare te njejtin pasion…
Pra me fjalet me te ngrohta dhe me urimin per tu kthyer sa me shpejt !
Apo te pakten ai qe nuk e ndjente se Atila ishte shoku me te cilin kishte ndare emocionet dhe pasioni e nje loje te perbashket mundej edhe te heshte …
Por çuditerisht apo me sakte turperisht shumekend nuk mundi ta shmangte ngazellimin e tij ne komentet e faqes ne te cilen Atila lajmeronte per heqjen dore nga kanidatura per president!
http://www.erepublik.com/en/article/njoftim-ne-lidhje-me-kandidaturen-time-ne-zgjedhjet-presidenciale-2094408/1/20
Presidenti aktual Altinks do ta uronte me keto fjale “shokun” tone te lojes Atilen....
“ Po u deshka me i ul flamurat ne gjysmeshtize se po na len Pushka dhe penda jone.Flm per qdo gje qe ke bo per Shqiperine ama me fal se spo me bjen naj veper ne mend me ta permend...”
E pra zoti president me gjithe problemet qe ka shqiperia ka jave qe nuk i ndjehet zeri! Nuk ka thene i nderuari president as edhe nje fjale te vetme mbi çregullimet e renda ne drejtimin e MU ,çregullimet e renda ne shperndarjen e ndihmave,çregullimet e renda qe ekzisojne ne chatet te cilat nga pika per keshillimin dhe drejtimin e lojtareve jane kthyer ne qendra matrapazlleku ku shiten acc dhe fyhen dhe ofendohen te gjithe ata qe nga adminat jane te padeshiruar etj etj..
Presidenti nuk ka thene asnje fjale te vetme per problemin se Shqiperia ka me shume se tre jave qendron e pushtuar por megjithate e gjeti kohen te “uronte” me ironin e tij te hidhur shokun tone Atilen per largimin ! Te lumte zoti President!!!
Komentin e zotit president e ndiqte nga pas (Ndoshta rastesisht!) komenti i kushtrimzz rivalit te Atiles ne zgjedhje per postin e presidentit.Sigurisht nje rival ne çdo loje dhe sidomos ne politik kur kundershtari largohet nga loja pa e mbaruar ate per arsye te ndryshme eshte i pari qe vrapon ta ngushelloj dhe ti uroj sukse ne te ardhmen dhe kete do te bente edhe kanidati per president Kushtrimz …
“Alarm:
Dikush ka hackuar accountin e Atila0185 
Sinqerisht,e para here qe po me pelqejne disa mendime nga ti,shpresoj mos tkesh probleme serioze nRL sepse kjo eshte vetem nje loje.
Suksese !!

Deshiroja te pyesja Kushtrimz se kush jane mendimet e atiles qe per here te pare po te pelqejne ?
Mendimi per te hequr kanidaturen dhe ndoshta edhe per tu larguar nga loja??'
Nese jane keto mendimet e atiles qe te kane pelqyer atehere kjo nuk te nderon aspak zoti kanidat i perzgjedhur per te qene president!
Pas ketyre komenteve padashur “zbulova” se plot kater shqiptare kishin bere kerkese qeverise se maqedonise per te ndrruar shtetesine dhe nga shqiptar te beheshin maqedonas!
Sqenka dite e bukur kjo e sotmja per mua ne erepublik mendova.”Ram nga shiu ne bresher” thot populli, “ram nga shura ne mut” thoshte nje komshiu im pasi kthente nja tre dopoi koniak tek klubi i lagjes!
Po le te kthehemi tek bashatdhetaret tane qe duan te behen maqedonas ..
Valle çfare i ka shtyre te marrin kete vendim?
Ja fjalet me te cilat i pari prej tyre i drejtohet kongresit te Maqedonise...
Albania 1986 “To try new experiencies, and to see the eWorld from the eyes of a "BIG Country" citizen.”Me pak fjale Albania kerkonte te behej Maqedonas sepse kerkonte te perjetonte nje eksperience te re dhe te shihte boten me syte e nje qytetari te nje “vendi te madh”.
I dyti (RedBlack EAGLE ) pasi shprehet i gatshem te luftoj me maqedonin deri ne vdekje jep besen se nuk ka ndermend me te behet shqiptar!
I treti FireWaLL2 shkruan ne “shqip” hallin qe e ka shtyre te kerkoj te jete maqedonas “hey mduhet me ik prej shqipris o vlla se dekum pa all e pa kurgju bile atje nashta boj naj biznis 😃 “ :Me nje fjale me beni maqedonas se ketu ne shqiperi vdiqa per buke!
I katerti AlbanianGamer kerkon te behet maqedonas sepse “Its a reason for work 🙁 its a problem for albanian , wi have not money for us people. Please help us !! “ pra edhe ky si ai i treti sepse ne shqiperi eshte duke vdekur per buke dhe all!
Pas ketij lajmi aspak te kendshem per te cilin nuk dua te shprehem lexova programin te cilin kanidati per president Kushtrimz premton se do punoje nese do zgjidhet president!!
http://www.erepublik.com/en/article/kushtrimzz-per-president--2094768/1/20
Ne te vertet kanidati per president kushtrimz premtonte vetem dy gjera...
1.Se do te punoj shume !(Ne te vertet kush eshte ai kanidat per president qe i thote zgjedhesve se ska ndermend te punoj?)
2.Ajo per çka un jam i vendosur per te punuar gjat presidences sime eshte realizimi i interesave kombetare si dhe bashkimi i te gjith shqiptareve pasi kjo eshte ajo qka ne kemi nevoje me se shumti qe te arrijm sukses:BASHKIMI!
E kush nga ne nuk enderron bashkimin e Shqiperise dhe Kosoves ne jeten reale ,enderr qe kam besim se shume shpejt do behet realitet!
Por ketu jemi ne nje loje dhe ne kete loje siç e dime fare mire Kosova nuk eshte e lire!
Por le ta leme menjan zgjidhjen e ketij problemi dhe te kthehemi tek super premtimi i kanidatit Kushtrimss...
Valle si do ta bashkonte Shqiperine me Kosoven ,presidenti i yne i ardhshem kur edhe vete Shqiperia eshte e pushtuar???
Nuk do ishte me mire qe presidenti se pari te na premtonte se do punonte per çlirimin e Shqiperise ???
E pra nuk do te ishte me mire qe Presidenti yne i ardhshem te na premtonte se do te punonte me shume per nje shperndarje me te mire te ndihmave shtetrore qe shqiptaret mos te vdisnin as per buke dhe as per all?
Para nje premtimi si ky i “bashkimit” ne situaten ne te cilen ndodhemi me siguri qe komshiu im (Edhe pa pire tre gotat e konjakut te perditshem !) do te thoshte...
“MJAFT TALLE(T) BYTHEN ME NE ZOTI PRESIDENT!”

Me respekt i juaji i perhereshmi i merziteshmi i urryeri ARIUS ARGIRI.