PER KE DO VOTOJME???

Day 1,841, 12:09 Published in Albania Albania by Arius argiri

E pra edhe pak ore do te votojme serishmi per presidentin e vendit dhe kesaj rradhe lista eshte e gjate dhe ne pamje te pare kjo duket se eshte nje gje shume pozitive .Ngjan se kohet e dikurshme kur kishim vetem dy kanidat kane shkuar pergjithnje.Por a eshte vertet keshtu?
Per ata qe jane te rinje ne kete loje deshiroj ta kujtoj edhe njehere ate kohe ...
E pra asaj kohe per ta treguar sa me shkurte kishim nje kanidat te zgjedhur nga partia nacionaliste (Qe ishte zakonisht Napoleoni (Emri i se cilit kur hyra une ne loje ishte edhe sinonim i fjales president !) qe mbeshtetej ne menyre te pashmangeshme edhe nga aleanca kuq e zi dhe nje kanidat te dyte qe te gjithe e dinim qe nuk do te fitonte .Ky kanidat i dyte ishte i dyllojshem!
Mund te ishte thjesht nje kanidat kukull i perzgjedhur nga Nacionalistet dhe aleanca kuq e zi (Me sakte nga kreret e tyre!) thjesht per te plotesuar numrin e dy kanidateve dhe krijuar pershtypjen se ne shqiperi kishte demokraci ose ndonje lojtar i cili vendoste te ndermerrte duke vene kanidaturen nje akt te deshperuar pa asnje shprese per te fituar, thjesht per te treguar se ne Ealbania kishte lojtar qe mendonin se sistemi i qeverisjes kishte probleme(madje te renda!) dhe mund te permisohej!
Them se ishte ky nje akt i deshperuar sepse i ngjante afersisht te beje nje vetvrasjese personale pasi te gjithe mbeshtesit e dy partive te medha te viheshin me gure (Sharje ofendime kercenime!) per arsyen se kishe guxuar te vije ne dyshim qeverisjen e panjolle te deri asaj kohe qe e panjolle nuk ishte aspak.Une kam qene gjithmone perkrahes i ketij kanidatit te dyte “te deshperuar por edhe guximtar” i cili kishte guximin te ngrinte zerin te kerkonte ndryshimin .Por tani siç thashe duket se gjerat kane ndryshuar ...
Kan ndryshuar?!!!(mos e dhente zoti!)
Ne te vertet ngjau se gjerat filluan te ndryshojne qe kur ne skene u shfaq nje parti e re e madhe e quajtur vetvendosja!Le te lexojme se çfare shkruhet ne faqen e kesaj partie...
“VETËVENDOSJE eshte Parti e majte, Parti e Revulucionit,Parti kembngulese, Parti e debatit dhe ideve te reja”
Sigurisht nese lexon keto fjale mendon se vetvendosja si aleate te saj kryesor do te kishte partine reformatore dhe ate revolucionare por ne te vertete zbulon se vetvendosja eshte e perkrahur nga aleanca kuq e zi dhe ajo nacionaliste.Pra nga partite qe kane patur gjithmone pushtetin ne shqiperi! Ne menyre te natyreshme atehere te lind pyetja kunder kujt do te bej vetvendosja revolucionin ?Kunder vetvetes dhe partive qe ka aleate?
Vetvendosja paraqitet si mbeshtetese e debatit dhe ideve te reja por ne menyre rigoroze edhe pse ka dy muaj qe ne aleance me nacionalistet dhe aleancen kuq e zi fiton kanidati i saj per president nuk kemi pare te guxoj te shprehi asnje ide te re apo te hapi nje debat per ndryshimin e sistemit te qeverisjes qe ajo ne program na premton se deshiron te ndryshoj.E pra keto premtime i takojne nje kohe te shkuar kur Vetvendosja sapo ishte krijuar dhe u shfaq si parti opozitare dhe madje edhe rivalizoi me sukses partine nacionaliste dhe aleancen kuq e zi dhe nacionalistet per kanidaturen per president por humbja ne keto zgjdhje e beri qe te zgjidhte rrugen me te lehte ate te aleances me fitimtaret (qeveritaret e perjetshem!) per te qene edhe ajo fitimtare e mos ndryshimit.I keshilloj per keto arsye antaret e vetvendosjes ti kerkojne kryetarit te ndryshoj moton e partise ne “vetvendosja eshte nje parti e majte qe nuk i do partit e majta,eshte nje parti e debatit dhe e ideve te reja qe i pelqen heshtja dhe kompromiset ne shkembim te posteve qe nuk kane asnje vlere dhe eshte parti e revolucionit te cilin do ta beje me ata qe mbajne pushtetin ne ealbania qe ne krijimin e saj kunder atyre qe guxojne te kerkojne ndryshimin”. Nuk mund te rrij ketu pa permendur edhe partine e simpsonsave dhe kanidatin e tyre per president! Per lojtaret e rinje duhet te shpjegoj se keta “simpsonsat” (Nenvizoj ,shoket e mij me te mire ne kete loje pavarsisht nga idet e tyre politike dhe menyrat disi te diskutueshme per mua qe perdorin per te qene gjithmone pjese e pushtetit!) kane qene pjestaret me te zellshem te partise nacionaliste dhe asaj kuq e zi si edhe antar te perhershem te qeverive te formuara nga keto dy parti! Por edhe pse nje ditez te bukur vendosen te formonin nje parti me vete vazhdojne te mbeten mbrojtesit kryesor te sistemit qe ka qeverisur shqiperine qe ne krijimin e shtetit shqiptar!Ne kete kendveshtrim nuk e di nese kanidatja e tyre Dejzi eshte thjesht nje emer per tu shtuar ne listen e kanidateve (Sepse dihet qe Simpsonsat siç kane bere deri tani do te mbeshtesin qeverine qe do krijoje kanidati i vetvendosjes ,nacionalisteve dhe kuq e zinjeve (nese fiton) ,apo fitimtarja e vertet ne zgjedhjet e aferme ,gje qe do na bente te arrinim ne perfundimin se kukulla ne kete rast i bie qe te jet kanidati i vetvendosjes, aeneas...
Sigurisht per te marre pergjigjen se si do te qeveriset shqiperia kete muaj duhet te presim te rezulatet e zgjedhjeve! Por nuk mund te rri pa shprehur dyshimin se nese fiton “deizy” apo “aeneas” asgje nuk mund te ndryshoj ! Sigurisht nese mendoni se deri tani jemi qeverisur mire dhe duhet te vazhdojme keshtu atehere votoni per Deizyn dhe Aenean!
P.s. i kerkoj paraprakisht te falur kanidateve te siperpermendur dhe shpresoj se nese fitojne te me te deshmojne me punen e tyre se jam gabuar ne parashikimet e mija!