Para Zotit, me ndershmeri para kombit, dhe besnik ndaj flamurit.

Day 2,021, 15:38 Published in Albania Albania by Lazim Latifi


Vëllëzër ,

Po u drejtohem sot, per te paraqitur kandidaturen time për president të eShqipërisë, duke e pasur parasysh se kjo kandidaturë nuk është fare e lehtë, duke pasur në garë njerëz që kanë bërë aq shumë për eShqipërinë.
Fillimisht, dua të u uroj shumë fat kandidatëve tjerë, me bindjen e madhe se para çdo gjëje tjetër do të jetë vetëm Shqipëria.

Po ashtu e faleminderoj PeA-në, që më besoi kandidaturën, pas votimeve të brendshme që u zhvilluan, si një proces i rendesishëm .
Unë sot nuk dua të flas shumë, dhe të mbajë fjalime të mëdha të politikës ditore, ose të asaj reale që ne e shohim çdo ditë, unë sot po vij duke besuar , në të drejtën e më shumë se aq, në detyrimin e çdo shqiptari për të e ndihmuar vendin e tij.

Duke u bazuar në ketë detyrim kombëtar, sot dua të u ftoj për dy arsye, përveç se paraqes kandidaturen time , para jush po paraqes dy kerkesa kryesore.

Unë dua që ju të më shkruani për ndihmen që mund të i jepni vendit

http://www.erepublik.com/en/main/messages-compose/6961348

Dhe po ashtu për idetë tuaja se si duhet qeverisur më mirë.

http://www.erepublik.com/en/main/messages-compose/6961348

Nese keni ndonjë plan konkret, ju inkurajoj që të beni një artikull, ku do të shpjegoni në hollësi planin tuaj.


Ju betohem,

Para Zotit, me ndershmeri para kombit, dhe besnik ndaj flamurit.

Lazim Latifi, kandidat për president .[img][/img]