MEDALJET-Achieevements

Day 1,649, 06:13 Published in Albania Albania by AM14

Kete artikull po e bej per te treguar me shume rreth medaljeve, si merren ato dhe cilat jane me te lehta per tu marre nga lojtaret e rinj.



Sic mund te shihni ne foton qe eshte vendosur me larte jane gjithsej 12 medalje por ato dallojn per nga menyra se si duhet te fitohet dhe disa jane shume veshtir te fitohen.

Por ju si lojtar te rinj duhet te koncentroheni ne ato qe jane me lehta dhe ato jane: True Patriot, Super Soldier dhe Hard work.

Tash do i shtjellojm se si duhet te mirren keto te gjitha me radhe:

1.True Patriot medal:



Kjo medalje fitohet nese se pari beni 100 000 damage per shtetin qe keni citizenship, p.sh. nese keni citizenship te Shqiperise ateher duhet te beni 100 000 damage per Shqiperin, pastaj kjo shkon duke u rritur ne 500 000 damage per medaljen e dyte, pastaj 1 milion per medaljen e trete e keshtu me radhe.

2.Super Soldier medal:



Kjo eshte medalje konstante qe do te thote per ta marre kete medalje ju duhet qe te beni 250 strength, sa her i beni 250 e merrni kete medalje.

3.Hard Work Medal:



Kete medalje mund ta merrni nese punoni ne kompanit tuaja cdo dit rresht per 30 dit.Edhe nese ju nuk punoni 1 dit kjo medalje nuk kthehet prej fillimit por vazhdon aty ku ke mbet.

Tash do i permend medaljet e tjera dhe do shpjegoj se si mund te merren ato.

4.Congress Member medal:



Kete medalje mund ta merrni nese zgjedheni kongresmen ne zgjedhjet qe mbahen cdo muaj me daten 25, ju duhet te bashkoheni me nje parti qe te kandidoni per kongres.

5.Country President medal:



Kete medalje mund ta fitoni nese zgjedheni president i shtetit, zgjedhjet per president te shtetit mbahen me daten 5 dhe mbahen cdo muaj.

Por duhet theksuar qe keto 2 medaljet e larte permendura nuk fitohen per profit individual dhe nuk eshte leht te fitohen.

6.Media Mogul medal:



Per ta marre kete medalje se pari duhet te krijoni nje gazete qe kushton 2 gold, per te marre kete medalje duhet te merrni 1000 subscribe ne gazeten tuaj.

7.Battle Hero Medal:



Kete medalje mund ta merrni nese arrini te beni me se shumti damage ne nje beteje dmth ne nje round.

8.Campaign Hero medal:



Kete medalje mund ta merrni nese arrini te beni me se shumti damage ose influence ne nje kampanje ose ne nje lufte per ate territor, dmth ju duhet te merrni nje BH qe do te jete me e madhja ne ate lufte per nga damage.

9.Rezistance Hero medal:



Per ta marre kete medalje ju duhet te perkrahni nje rezistence, perkrahja kushtoj 1000 ALL, dhe nese ajo rezistence del me sukses dmth nese ai territor qe perkrahni çlirohet ju e fitoni kete medalje.

10.Society Builder medal:



Per ta marre kete medalje ju duhet te ftoni 10 shoke qe te luajn kete loj, por ju duhet ti ftoni me linkun tuaj, dhe duhet ti ndihmoni ata qe te arrijn level 10.

11.Mercenary medal:



Per ta fituar kete medalje ju duhet te beni nga 25 vrasje per 50 shtete te ndryshme.

12.Top Fighter medal:



Per ta fituar kete medalje ju duhet te beni influence ditore qe te futeni ne top 100 me influencen tuaj dhe te qendroni aty per 30 dit.

PS:Mos harroni se medaljet jane menyra me e shpejt per tu zhvilluar ekonomikisht keshtu qe kushtoni rendesi te veqant.