Lufta për Kosovën, bilanci im.

Day 1,893, 19:22 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare

Të dashtun ebashkëatdhetarë,

Po shkruej në momentet kur përfundoi Beteja nr.8 për Kosovën edhe na po udhëheqim 48-40, në nji moment ku u shpenzova edhe po due me ia futë gjumë.

Por, para se me shkue me i mbushë bateritë për protestën nesër (sot, të shtunën) në përkrahje të bashkëatdhetarëve në Luginën e Preshevës, qe nis prej orës 14:00 para Bibliotekës Kombëtare, e ku ju ftoj të gjithëve, po due me ju urue për mundin, kohën edhe sakrificën që e keni ba deri këtu.

Sipas asaj që po e shoh, kur të çohem nga gjumi, ka gjasa me e pa Kosovën të çlirueme, sikur kur e pash para 7 muajsh kur u futa në lojë mbasi u çlirue edhe nuk nuk e pata mundësinë me kontribue.

Sot ishte ndryshe. Përpos që jam kënaqë tuj luftue, ishte edhe kënaqësi me ju pa të gjithëve bashkë. Edhepse jam lojtar relativisht i ri, mendoj edhe shpresoj se kontributi im në lojë është paksa domethanës, posaçërisht te prurjet e lojtarëve të rinj. E kjo me ban me shpresue se, në vend të përçamjeve, keni me u përpjekë ma shumë me i mbajtë ata në lojë.

Poashtu, në 8 betejat e para vërejta se luftëtarët me ma së shumti "damage" ishin shqiptarë, e jo të huej. Kjo domethanë shumë, posaçërisht kur e mbaj në mend se para pak muejsh kemi qenë të varun prej ndihmave të aleatëve, por tani po i marrim kambët tona edhe po bahemi jo vetëm zot të shtëpisë, por edhe mjaft të guximshëm me iu kundërvye shtetit ma të forte në eRepublik, madje edhe me e dërrmue.

Ma poshtë po e postoj kontributin tim në këto 8 beteja, ku i mora 3 medalje "Battle Hero" (që të tri betejat e fitueme - 1, 6 dhe 7), 1 "True Patriot", si dhe 7 medalje "Society Builder", me thirrjet e mia për luftë. Po e baj këtë, pak me u krenue (me u fry), e ma shumë me i motivue krejt lojtarët mos me u ndalë edhe me pasë DURIM, se së shpejti kemi me e dominue edhe DIV4.

TOTAL DAMAGE: 64,455,037.

Ju përshëndes. Mos e leni pa dalë në protestë!

Beteja 1


Beteja 3


Beteja 6


Beteja 7


Beteja 8


Totali


Baby Boom




Abonohu (subscribe) te Tërrnakopi Ditor, sepse po e due një "Media Mogul" medalje.

Tërrnakopi
193 medals - 7 months gameplay.
Baby boom contributor.