LEXONI DHE VOTONI!!!!!

Day 1,732, 07:48 Published in Albania Albania by Arius argiri

Zgjedhjet per kongres po afrohen dhe ndersa Shqiperia eshte e pushtuar dhe qe askush nuk di nese do te bejme nje lufte serioze per te çliruar te pakten nje territor ,nese aleanca ne te cilen bejme pjese EDEN ka premtuar apo jo ndihmen e saj dhe pas nje lajmi mbi fitoren dipllomatike te qeverise mbi nje kompromisi me Maqedonin per te na lene te lire nje territor ,lajm i cili u pergenjeshtrua pasi disa dite betejash te deshtuara me Maqedonasit te cilet jo vetem qe skishin ndermend te na lenin nje territor te lire por perdoren te gjithe fuqin e tyre per te na ndaluar ta bejme kete ,lajm nga i cili mesuam siç thote populli “pas pilafit”se maqedonasit kishin vendosur qe nese donim territor duhet ta blinim ate me 150.000 all ,partite ne eAlbania vendosen ti njohin zgjdhesit me programet e tyre politike!
Por çfare eshte nje program politik i nje partie?
Ne nje program politik te cilet partite paraqisin perpara zgjdhjeve perfshihen te gjitha qellimet ekonomike ushtarake apo politike qe kjo parti i premton zgjedhesve se do te punoj per te realizuar!
Ne teori populli pasi gjykon mbi keto premtime dhe arsyeton nese jane te mundeshme apo jo nese do te ndihmojne ne forcimin e vendit apo jo vendos ti japi voten kesaj partie apo nje tjetre!
Kur punet e vendit shkojne keq do te thote se populli ka bere nje zgjedhje te gabuar dhe kur punet fillojne te ecine ne rrugen e duhur do te thote se edhe populli ka bere zgjdhjen e duhur!
Midis ketyre programeve vendosa te lexoja ate te nje prej partive me te rendesishme te vendit tone asaj te aleanzes kuq e zi http://www.erepublik.com/en/article/aleanca-kuq-e-zi1-2103056/1/20 e cila se bashku me partin nacionaliste e ka qeverisur ne menyre thuajse te panderprere shqiperine (perveç nje jave te qeverisjeje te qeverise te presidentit DardanH!)qe nga krijimi i saj!
Nese partia nacionaliste nuk kishte nxjere asnje program per shkak se ndoshta ndjehet e sigurte se do fitoje ashtu si gjithmone edhe pa patur nevoje te nxjeri asnje program ne te cilin te tregoje se çfare ka ndemend te bej per qytetaret e shqiperise (ndoshta sepse nuk ka ndermend te bej asgje!) kryetari i partise aleanza kuq e zi kishte marre mundimin ta kopjonte (siç nenevizonte me te drejte nje komentues i programit!)ate nga levizja politike me te njejtin emer ne jeten reale duke injoruar parimin qe çdo student e di mire se nuk mjafton te kopjosh por duhet edhe te dish te kopjosh se ndryshe behesh qesharak dhe te zbulojne menjehere!
Nje nxenes i 5 kopjon sa per te marre pesen apo 6 dhe jo per te marre 10 se menjehere do ta zbulojne se ka kopjuar!
Por kryetari yne vendosi te marre 10 me “miell hua” siç thote populli dhe i kerkon popullit te votoj per partine e tij sepse “asnjë funksionar publik në Shqipëri, i lartë apo i ulët, nuk ka marrë në mbrojtje interesat kombëtare!
Asnje funksionar ne shqiperi i larte apo i ulet nuk ka marre ne mbrojtje interesat kombetare!!!!
He me te lumte mendova !
Me ne fund nje parti ne eAlbania qe do te mbroje interesat kombetare!
Por shpejt entuziazmi mu zbeh kur u kujtova se kush ishte kryetari i sapo zgjedhur i partise aleanza kuq e zi!
Kryetari eshte Peyoni i cili ka qene tre here kongresmen dhe ministri aktual i financave te shqiperise i qeverise se presidentit Kushtrimss i cili eshte gjithashtu antar i kesaj partie!
Pra nese siç thote peyoni se asnje funksionar i larte dhe i ulet nuk kane marre ne mbrojtje interesat kombetare do te thote se edhe vete ai ne rolin e ministrit,presidenti aktual dhe te gjithe ata president te tjere (Si krimiko!) apo ministra qe kjo parti ka patur ne qeverit e shkuara(Lista eshte e gjate!) gjithe keto kohe nuk paskan mbrojtur interesat kombetare e shqiperise!
Por ky pohim i kryetaro -ministro-kongresmenit peyon, behet edhe me i rende ndersa kujton se aleanza kuq e zi e ka qeverisur vendin gjithmone se bashku me partine nacionaliste!
Pra as presidentet (Napoleoni dhe Altinks!) dhe ministrat e shumte te dale nga kjo parti nuk pasakn mbrojtur interesat kombetare!
Dhe nese nuk i kane mbrojtur deri tani (Siç ka deshmuar vete Peyoni!) si mundet te besojme se do ta bejme kete ne te ardhmen?
Me poshte Peyoni ja leshon doren dhe flet (kopjon!) pjeset ne te cilen premton mbrojtjen e kushtetutes dhe na tregon nje nen 81 te kushtetutes se Shqiperise se te drejten per te propozuar ligjet e ka keshilli ministrave ,deputetet dhe 20 000 zgjedhes!
Ah mor peyon vellai!
Kjo eshte kushtetuta e republikes se shqiperise ne jeten reale dhe jo e shqiperise ne kete loje sepse ketu nuk kemi as kushtetut dhe per fat te keq as 20.000 zgjedhes sepse po ti kishim do ishim shteti me i forte i botes !
Prandaj o kryetaro minister kongresmen perpara se te kopjosh ki ca kujdes dhe derisa pranove te behesh kryetar partie , minister dhe kongresmen “vrite trute” te pakten nja gjysem ore perpara kompjuterit dhe beje ndonje propozim qe te na vleje ketu ne ealbania!!!!!
Me respekt Arius argiri!