Lerni thika e alltia...

Day 1,804, 19:39 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare
...se forca e shqypes është eShqipëria.

Të dashtun eBashkëatdhetarë,

Me këtë artikull vetëm po due me ju falënderue lojtarëve që po e luejnë këtë lojë, e posaçërisht atyne që po e bajnë këtë me shumë "pasion" thue se jeta ose vdekja është në pyetje.

Po t'e kishit këtë pasion edhe përkushtim në jetën reale, ndoshta sot kishim me i pasë punët ma mirë si shtete (se për momentin asnji prej shteteve në trojet shqiptare nuk i ka punët kurrqysh) e edhe këtu e kishim pasë ma mirë, sepse të gjithë kishim pasë ndoshta gjendje ma të mirë financiare, madje edhe me ble gold.

Por, kështu qysh po e shoh, kjo farë përçamje në mes të lojtarëve ma të apasionuem të eRepublik është edhe shkaktari kryesor se pse na sot kemi kaq pak lojtarë në lojë edhe pse Baby Booms po na dështojnë.

Duke qenë se jam nji prej kontribuesve ma të mëdhenj të Baby Boom-ave në lojë, mue më ka humbë motivimi me ftue në lojë lojtarë të rinj.

Ma së pari, ata po dëshpërohen kur po e shohin se s'e kemi asnji territor, e edhe ma shumë kur po i lexojnë artikujt me akuza e kundërakuza prej lojtarëve "pasionantë" e me përvojë. Madje, pasioni i tepërt na ka humbë edhe lojtarë me ma shumë përvojë e fuqi, kontributi i të cilëve ishte kyç në DIV 3 edhe 4, ku jemi shumë të dobët.

Me e pas shpenzue ju tanë këtë energji me i kultivue lojtarët e rinj e me gjetë mënyra se si me u ba bashkë me e çue eShqipërinë përpara, në vend se me u shtye me njani tjetrin, sot ishim ma mirë, e nuk ishim tuj u mendue se qysh me e çlirue nji territor të pshurrët për 100 vjetor të Pavarësisë.

Unë jam aktivist politik në jetë të përditshme edhe me sytë e mi e shoh se çka po i bajnë disa individë, që e quejnë veten politikanë, të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet në Ballkan, në nji moment kur të gjithë ish dashtë me e harrue famën, pushtetin edhe paranë, për hir të së mirës së përbashkët.

E juve, djema, po më duhet me ju përkujtue se jeni pjesë e nji LOJE, e cila është larg realitetit. Po ta kishit provue si është në realitet, kjo që po ndodh këtu ish dukë shumë e hidhun. Njikohësisht, ish dukë edhe si një hajgare e madhe, qysh po më duket mue, prandej po ju falënderoj për tanë këtë argëtim.

Duke qenë se une ne jetë të përditshme po boll shoh konflikte, këtu kam hy pikërisht për me u kënaqë nga pak me nji grup njerëzish, të cilët sikur unë, dojnë me e marrë një pushim të shkurtër prej realitetit shumë të hidhun. Mos shkoni me e dhje edhe këtë pak zbavitje që na ka mbetë.

Për fund, vetëm më duhet me ju përkujtue edhe nji gjë: Ju pshurrsha pasionin, kur nuk jeni në gjendje me u ba bashkë edhe me komunikue si njerëz. Ju dhjefsha strength-at, gold-in edhe fabrikat, kur nuk jeni në gjendje me i përdorë si një njësi, por ju rritet mendja hala pa mbërri në Level 25 edhe kujtoni se iu keni kapë zotit për koqe edhe se veç vetëm mundeni me e çlirue krejt Evropën.

Kapne luejeni lojën si njerëz, se jeni kah e bani mut edhe m'keni lodhë. Po due secilin prej juve, që keni konflikte ndërmje vete, me ju pa duke komunikue si njerëz në komentet e këtij artikulli, këtu poshtë, edhe me ju pa bashkë duke e reformue nji eShqipëri si duhet.

Ah po, ju pshurrsha edhe garat për presidenca, gjithë kjo luftë për nji mandat të lodhun prej 1 mueji edhe 5 gold. Loja i jep mundësi secilit me u ba president nga nji herë, po u organizuet mirë, o zdrala!

P.S. Unë jam nji prej atyne që refuzoj me ble vota edhe subscribers, prandej pres prej juve me ma votue artikullin edhe me u abonue në gazetën time, se meritoj medalje për shkrimet e bukura që i shkruej.