Lëvizja Vetëvendosje [Zgjedhjet për Kryetarë]

Day 2,093, 09:04 Published in Albania Albania by Labern



Përshëndetje eShqiptarë.

Të nderuar eShqipëtarë të eShqipërisë krenare, po ju shkruaj si Kryetarë i Lëvizjës Vetëvendosje që pasi kërkova votën tuaj një muaj më parë dhe mora shumicën e votave ku edhe u bëra Kryetarë i Partisë dhe gjatë këtij muaji kemi pasur shumë sukses si Parti.



Partia jonë arriti që të ketë 13 kongresmenë, edhe pse njëri u largua si pasojë e gabimeve të tij, ne qëndrojmë të fortë edhe me 12 kongresmenë të cilët janë të suksesshëm, dhe kanë rrespekt për punën dhe pozitën që kanë.

Do të marrim masa më të rrepta, për muajin që vjen të ketë kongresmen që kanë shërbyer dhe do të shërbejnë edhe në të ardhmën, që janë cilësuar si më të sukseshëm në këtë lojë, kërkoj ndjesë nëse keqkuptohemi pro ju kisha lutë që të na kuptoni se në cfarë pozite jemi dhe si erdhi deri te kjo gjë.

Deri në zgjedhjet e ardhshme për kongresmen kemi kohë dhe do të shikojmë mirë se kush do jetë aty, do të kenë mundësin edhe lojtarët e rinjë por nëse plotësojnë disa kushte që do të publikohen disa ditë para zgjedhjeve.



Ne Arritëm që të fitojmë edhe Presidentin e eShqipërisë sigurisht me aleancën që krijuam mes PSHR-së dhe PEA-s arritëm që të fitojmë dhe të dëshmojmë se jemi të hapur dhe të suksesshëm në aleancat partijake.

Presidenti i tanishëm krijoi edhe një qeveri mjaftë të mirë ku puna ne MoEdu dhe MoD filloi menjëherë dhe arritëm që të kemi edhe më shumë territore dhe më shumë knaqësi për të luajtur duke bë kshtu shqipërinë më të madhe si asnjëherë më parë.

Rasti me Guvernatorin ishte diqka e pa pranushme për të gjithë për këtë kam disa fjalë për të thënë, "Ushqeje me bukë, të të gjuaj me gurë" prandaj kur një person nuk e di se ka kaluar limitin e të mirës dhe mendon se po bën diqka që do mbetet në histori, ai vetëm sa futet edhe më thellë në baltën më të papastër që eksiston.



Edhe njëherë ne nuk mundemi të futemi në mendjen e ndonjë personi, as të shikojmë përmes ekranit se kush qëndron pas këtyre emërave virtual por gjithësesi ne ju kërkojmë falje për këtë gabim dhe për zgjedhjet e ardhshme do të jemi shum më sy hapur dhe më të qartë në atë se kush futet ne kongres, kush kërkon të jetë në këshill apo kush dëshiron të jetë pjesë e vetëvendosjes.
Ajo që duam është të funksionojë Partia sa më mirë e pastaj përmes partisë edhe Shqipëria jonë e dashur.

Ju bëj thirrje të gjithëve që në ditën e zgjedhjeve të votoni për Labern sikur që bëtë muajin e kalur dhe të tregojmë unitetin tonë që mund të arrijmë cdo gjë nëse duam.

Unë kam punur dhe do të punoj për të gjithë në parti njësoj edhe nëse më urrejn apo smë kanë votuar, thjesht deri sa jeni pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje jeni antarë i partisë sime dhe do mundohem të ju bëj të ndiheni sa më afër eShqipërisë.


Me Respekt dhe Sinqeritet

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje
Labern