KUSH DHE PERSE E PRISHI MAREVESHJEN ME FYROM? KU SHKUAN 200 MIJ ALL?

Day 1,788, 03:31 Published in Albania Albania by Arius argiri

Java e fundit ne ealbania ka qene e mbushur me ngjarje.
Le te perpiqemi ti kujtojme nje e nga nje..
Se pari u gjendem perpara tradhetise se Fyromasve qe prishen traktatin e paqes dhe nderkoh qe korrem fitoret e para kundra Maqedonasve u kryen edhe zgjdhjet presidenciale . Te gjitha gazetat trumbetuan me te drejte tradhetine e madhe te Maqedonasve e cila na mbushi zemret me deshiren per te luftuar deri ne piken e fundit te all qe kishin qe te hakmerreshim per pabesine e Fyromasve !
Por a ishin vertet fyromasit shkaktaret e prishjes se mareveshjes?
E di shume mire qe te “mbrosh” fyromasit nuk eshte nje gje e kendeshme por eshte akoma me keq kur nje dite zbulon se te kane genjyer mashtruar apo akoma me keq qe dikush te ka perdorur si nje vegel per te permbushur qellimet e tija!
1.KUSH E PRISHI MAREVESHJEN?
Le te lexojme pikat e mareveshjes qe shteti yne nenshkroi me ate te Fyromasve!
1. Me datë 17.09.2012 Shqipëria do të fillojë një luftë rrezistence në SE Albania dhe FYROM do na lejojë të fitojmë
2. Shqipëria nuk do të luftojë seriozisht në luftëra të tjëra rrezistence
3. EDEN nuk do të ndihmojë eShqipërinë në luftërat jozerioze në Albanian Coast dhe Tirana
4. Shqipëria dhe FYROM nuk do ti bëjnë NE njëra-tjetrën
Nëse njëra nga këto 4 rregulla prishet nga njëri shtet, atëherë marrëveshja prishet. 
Lexoni me kujdes piken e trete te mareveshjes!
“EDEN nuk do të ndihmojë eShqipërinë në luftërat jozerioze në Albanian Coast dhe Tirana”
Sigurisht qe nuk kishte asnje rrezik qe Edeni te ndihmonte shqiperine sepse Edeni kishte treguar gjithmone qe nuk vdes nga deshira per te ndihmuar Shqiperine sepse po te ishte ndryshe nuk do te kishim nevoje te ulnim kokat dhe per te patur te pakten nje territor te lire te pranonim te benim nje mareveshje me Fyromasit!
Ne 29 shtator ne oren 9.17 me beri pershtypje qe ne FED presidenti yne Napoja i VI bente thirrje te mos luftonim per shqiperine (lufta e rezistences ne shqiperine verilindore !) por per Columbine ne Azore!
Valle çfare po ndodhte ne ate qe duhet te ishte nje lufte per rezistence e parendesihme si shume te tjera qe fyromasit hapnin çdo dite per te marre BH?
E pra shqiperia po fitonte!
Por çuditerisht nuk ishin shqiptar ata qe po luftonin per shqiperine !
Ne momentin qe hodha veshtrimin mbi ate beteje ne divizionin e trete kroati Crvenanada kishte bere 4.257.194 dm dhe 260 kills i ndjekur nga nje Qipriot qe i kishte kaluar 3 milion dm!
Atehe fillova te kontrolloj betejat e tjera te asaj lufte dhe pashe se ne betejen e dyte nje tjeter kroat i quajtur Pavo-Bacina kishte bere 9 milion dm dhe 600 kills i ndjekur nga dy kroat te tjere, campari dhe i famshmi Crvenanada qe kishin bere nga 6 milion dhe 3 milion demag secili ndersa ne betejen e pare Gradjanin kishte bere 2 milion demag dhe 202 kills!
Sigurisht shenova vetem shifrat me te medhaja te atyre betejave por Kroatet ,greket dhe rumunet ishin te gjithe pranishem me nje dm te konsiderueshem ne te gjitha betejat!
Valle perse te ishin harxhuar aq shume per ate lufte qe nuk ishte e rendesihme nuk ishte e tyrja dhe aq me teper edhe pse shpesh here edhe pse dukej qarte qe nuk e kishin bere per te marre BH!
Por nuk isha i vetem qe isha çuditur nga zelli i jashtezakonshem i edenistave per tu harxhuar per shqiperine ne ate lufte sepse ne thirrjeve te Napos VI ne FED per te mos luftuar per Shqiperine ju bashkuan edhe ato te presidentit te shkuar Kushtrimss i cili ndryshe nga heret e tjera shkruante “DONT FIGHT FOR ALBANIA!!!”
Disa dite me vone qeveria denoncoji tradhetine e Fyromasve!
Por a kishte qene Fyrom shkaktari i vertet i prishjes se mareveshjes?
Mos ndoshta kishte qene pikerisht Edeni apo dikush ne Eden qe kishte organizuar prishjen e mareveshjes sone me Fyromin ?
Perse? Mos ndoshta per te na perdorur si “mish per top” qe te çlironte me ndihmen e armatimit qe ne kishim muaj qe mblidhnim Italine ?
Por nejse keto dyshime do te me vinin me vone sepse ne ato dite si te gjithe shqiptaret do te mendoja...
“E dinim qe Fyromasit jane tradhetar thane lojtaret por te pakten do marrim 100,000 all e demshperblimit nga Fyromasit qe prishen mareveshjen!”
2.KU SHKUAN 200.000 ALL?
Ne kohen kur diskutonim nese duhet ta nenshkruanim apo jo mareveshjen na u shpjegua nga qeveria se kush do ta prishte mareveshjen nese ajo nenshkrohej ishte i detyruar ti paguante shtetit tjeter 100.000 all !
Ne komentet e artikullit mbi referenduminhttp://www.erepublik.com/en/article/referendum1-2119399/1/20 Napoja i VI do te sqaronte me keto komente shqetesimet e lojtareve se mos ndoshta shqiperia do ti jepete fyromasve all ne kembim te çlirimit te nje rajoni.. “jo nuk ka pagese vlla. Do te japim tek nje shtet neutral nje shume ne rast se dikush nga shtetet e prish marreveshjen,parate i kalojne shteti tjeter.Por para ne marreveshje NUK do jepet asnje kokerr “ dhe me tutje do ti pergjigjej pyetjes se nje qytetari se ku do shkonin keto all me keto fjale “@Rilindasi do ti jepet nje shteti neutral,nuk eshte vendosur,por ky shtet do te vendoset nga HQ e EDEN edhe nga HQ e FoE. Nuk neshkruhet dot marreveshje nepermejt modulit te lojen,peace proposal eshte per te ndluar Natural Enemy,ne sjemi Natural Enemy + nuk ka asnje mekanizem ne loje te ndaloje Natural Enemy pervec marreveshjeve te tilla.Shuma seshte vendosur POR nuk ka fare rendesi pasi ne jemi te gatshem te respektojme marreveshjen nese Populli voton pro Referendumit qe keshtu ska rrezik “
Napoja sqaronte se shuma nuk ishte vendosur por me pas do te mesonim nga qeveria se behej fjale per 100 000 all! Pra 100 mij tonat dhe 100 mij te fyromit ne thesarin e shtetit apo ne Banke pas prishjes se mareveshjes nga fyromi teorikisht ne thesar do te hynin 200 mij all!Pra nje shume e mjaftueshme per te financuar gati nje lufte te tere!
Por qe nga data 2 tetor ne te cilen u aprovua nga kongresi i fyromiT prishja e mareveshjes duke na shpallur “NE” deri ne ditet e sotme as ne banke dhe as ne thesar nuk hyri nje shifer e tille dhe madje as edhe nje shifer qe ti afrohej 100 mij alleve dhe jo me 200 mij!
Para disa ditesh i kerkova presidentit te ri se ku kishin shkuar keto all dhe ai mu pergjigje se nuk mund te pergjigjej per ate qe kishin bere qeverite e vjetra ! Qeverite e vjetra? Kush qeveri te vjetra ? Ajo e napos? Por nuk eshte Napoja prap ne qeverine tende o president djali? A po me sakt nuk eshte Napoja ai qe te beri dhe ta ka formuar qeverin o festim presidenti?
Duke mos marre pergjigje nga presidenti atehere me ngelet te bej vetem disa hipoteza se ku shkuan parat!
A.Ose parat u zhduken!
B.Ose mareveshja me maqedonine u ble me 100 mij all!
C.ose qeveria nuk na ka thene te verteten per mareveshjen!

3.KJO ESHTE VETEM NJE LOJE!
Sigurisht qe pasi te lexojne artikullin do dalin ca nga partia e“simpsonsave” qe do thone shprehjen e zakoneshme “ e mo dhe ju pse e beni kaq te madhe per 100 mij all apo 200 mij all ! Kjo eshte vetem nje loje mos e merrni kaq seriozisht!
Kane shume te drejte por nje gje nuk kuptoj se perse nese eshte nje loje ata qe na qeverisin qe kur shqiperia hyri ne kete loje perse e marrin kaq seriozisht qellimin per te mos i leshuar askujt sekretet e qeverisjes se shqiperise ne kete loje?
Nese eshte thjeshte nje loje perse Napoja i VI ben gjithçka per te qene president i perjetshem?
Nese eshte nje loje perse Visar Jasiqi nuk heq dore nga ministri i perjetshem i ekonomise dhe drejton ne menyre te perjeteshme tre fabrika shtetrore dhe nuk ja le drejtimin e tyre edhe lojtareve te tjere?
Nese eshte thjesht nje loje perse drejtori i perjetshem i bankes se shqiperise nuk ja le drejtimin e bankes ndonje lojtari tjeter?
Nese eshte nje loje perse nxiten besniket e partise te denoncojne tek adminat lojtaret qe quhen armiq te qeverise?
E pra djema me ngjan se ata qe nuk mendojne qe kjo eshte vetem nje loje nuk jam une apo ata qe kritikojne qeverine per te miren e shqiperise por dikush tjeter!
Me respekt Arius argiri.