Fundi i TWO-së

Day 2,249, 17:38 Published in Albania USA by ilircelaj

Përshendetje qytetar të nderuar të eShqipërisë.

Po e filloj shkrimin tim të parë në cilësinë e ambasadorit të eShqipërisë në eBosnjë dhe Hercegovinë.

E deshi koinçidenca që shkrimi im i parë të rezultoj edhe me fundin e aleancës më të fuqishme në eRepublik e njohur si TWO (në këtë aleancë bënë pjesë eSerbia). Të dhënat që vijnë nga presidentët dhe ministrat e jashtëm të shteteve pjesëmarrëse në këtë aleancë na lënë të kuptojmë se kjo aleancë tanimë ka marrë fund.

TWO morri fund zyrtarisht dje me lajmërimin nga ana e presidentit të ePolonisë dhe njëkohësisht themeluesit të TWO-së, Magic Heroes, se kjo aleancë është shpërbërë:



Presidenti i ePolonisë në lidhje me fundin e aleancës u shpreh: "TWO morri fund sepse nuk shihnim tjetër opsion. Shumica e shteteve nuk kishin marrëdhënie të mira me njëra tjetrën dhe një gjë e tillë është e papranueshme për diçka që quhet "aleancë". Ne u përpoqëm të zgjidhnim problemet por nuk ia arritëm qëllimit. Tani jemi duke e krijuar një aleancë të re por informacionet në lidhje me të janë duke u mbajtur sekrete".

Këtu mund të shihet se propozimi për largim nga aleanca TWO nga ana e ePolonisë është aprovuar: http://www.erepublik.com/en/main/law/Poland/137648

Si përfundim vlen të theksohet se TWO kishte 19 shtete në gjirin e saj: Hungarinë, Britaninë e Madhe, Sllovakinë, Tajlandën, Estoninë, Malin e Zi, Zelandën e Re, Spanjën, Austrinë, Greqinë, Slloveninë, Letoninë, Republikën e Kinës (Tajvanin), Venecuelën, Poloninë, Australinë, Serbinë, Lituaninë, si dhe Bjellorusinë.

Le të presim e të shohim se sa i dobishëm do të jetë ky lajm për eShqipërinë.