FALEMINDERIT I FORTLUMTURI IRENE!

Day 2,391, 04:50 Published in Albania Albania by Arius argiri

(Botuar edhe ne gazeten "KOSOVA SOT")

Kёto ditё politikanёt, gazetarёt dhe opinionistёt e tё gjitha ngjyrave dhe formave si tё kishin zbritur nga bota e pёrkryer e qiejve na u lebetitёn, qan dhe qurravitёn duke pёrdorur tё gjitha tipet e mediave qё shёrbejn pёr tё propoganduar lebetitjen, qarjen dhe qurravitjen e mёndjendriturve qё na udhёheqin jetёn dhe ushqejnё shpirtin, kur aq papritur (pёr ta!) nё mes tё Tiranёs, Patriarku i Serbisё ,Fortlumturia e tij Irenej, i “preu nё besё” duke i kujtuar popullit shqiptar se Kosova ishte zemra e Serbisё.
Papritur!?
Dhe aq papritur jo, sepse i Fortlumturi Irenej edhe dhjetra herё mё parё, ka shpallur me krenari se Kosova ёshtё zemra e Serbisё dhe si e tillё do tё ngelet gjithmonё, pjesё e pandashme e shtetit Serb.E kёtё e dinin tё gjithё...
Tё gjithё, pёrveç politikanёve ,gazetarёve dhe opinionistёve tanё qё u ndjenё tradhёtuar nga i Fortёlumturi Irenej sepse ky, ndryshe nga ata, guxoi edhe njёherё tjetёr tё pёrsёriste pa druajtje dhe me vendosmёri atё qё ka thёnё gjithmonё, pra...
Qё Kosova ёshtё Serbi!
Ndёrkoh qё politikanёt, gazetarёt dhe opininistёt shqiptar, tё zhytur ( si derrat nё llucё!), nё vogёlsinё e bollёkut tё famёs mediokre, e kanё ngritur karrierёn e tyre duke mos guxuar kurrё ,tё paktёn edhe njё herё tё vetme, tё pohojnё tё kundёrtёn e asaj qё pohoi i Fortlumturi...
Pra...
Qё Kosova ёshtё Shqipёri dhe nuk mundet tё jetё ndryshe asgjё tjetёr, pavarsisht dёshirёve , qёllimeve dhe planeve politiko-ekonomike tё shumkujt nё Beograd, Athinё, Bruksel, Moskё, Berlin apo Paris.
Pyetja ёshtё, se a kemi tё drejtё ta shajmё ,anatemojmё e akuzojmё si besthyes (edhe pse besёn nuk ja dhanё ne por mёndjendriturit qё na udhёheqin!) kryepeshkopin Irenej ?
Mendoj se jo!
Pёrkundrazi duhet ta falenderojmё sepse i rikujtoi shqiptarёve se ata qё e ndanё Shqipёrine nё 5 pjesё dhe programuan zhbёrjen e popullit shqiptar, nuk kanё ndryshuar aspak mendim.
Vallё a duhet tё bёjmё fajtor kryepeshkopin Irenej sepse, ndёrkoh qё politikanёt, gazetarёt dhe opinionistёt tanё janё pёrpjekur me aq zell nё kohё tё na mbushnin mendjen pёr miqtё e shumtё qё ka Shqipria nё Europё dhe nё botё (a nuk bёnte kёshtu edhe Enver Hoxha?), Bashkimi Europian harroi genocidin e fundshekullit tё XX tё kryer mbi shqiptarёt dhe nё 2 mars 2012 e dekoroi Serbinё me statusin e vendit kanidat tё BE ?
Vallё a duhet ta fajsojmё kryepeshkopin e Serbisё sepse ndёrkohё qё Serbia ndёrton shkolla dhe krijon komunitete “Serbe” nё zemёr tё Shqipёris (e pёrse tё mos e bёj kur ka aq shumё shqiptar qё pranojnё tё shesin votёn pёr njё thesh miell apo njё celular e tё tjerё qё pranojnё po kaq lehtё tё shpallen grek nё kёmbim tё njё pensioni tё permuajshёm prej 100 eurosh , euro qё vijnё sёrishmi nga Brukseli!), akademikёt shqiptar punojnё me aq zell dhe dёshirё (tё paguar nga ne?) pёr tё copёtuar gjuhёn shqipe (sipas ndarjes sё kufinjёve!) nё dy ,tre apo katёr pjesё?
Vall a duhet ta fajsojmё kryepeshkopin Irenej sepse qeveritarёt shqiptar tё Kosovёs dhe ata shqiptar tё Shqipris pёr ti bindur qytetarёt e tyre se kufijntё me tё cilёt Europa na ka ndarё padrejtёsisht janё tё palёvizshёm, nuk humbasin rastin pёr tё na taksuar dhe gjobitur sa herё guxojme ti kapёrcejnё kёta kufinj?
Vallё duhet tё fajsojmё kryepeshkopin Irenej sepse ndёrkoh qё politikanёt shqiptar propogandojnё ekonominё mjerane dhe poshtёruese tё fasoneve, miqtё tanё europian tё ndjekur nga ata qё jetojnё nё shkretёtirat e Arabisё investojnё nё Serbi miliarda euro pёr ndёrtimin e industrive tё vёrteta ,reale dhe dinjitoze qё qёndrojnё aq shumё larg mendёsisё thuajse skllavopronare te “kioskave” shqiptare tё fasoneve?
Vallё a duhet tё fajsojmё kryepeshkopin Irenej sepse ndёrkoh qё Serbia investon miliona euro pёr ruajtjen dhe propogandimin e kulturёs Serbe ne duartrokasim si tё marrё kёngёtarёt serb qё kanё propoganduar me aq zell vdekjen e shqiptarve?
Vallё a duhet ta fajsojmё kryepeshkopin Irenej sepse ndёrkoh qё historianёt tanё po pёrpiqen sipas kёshillave tё Europёs sё “re” tё zhbёjn historinё e shqiptarёve duke fshirё kujtesёn e listёs sё gjatё tё masakrave qё fqinjёt tanё kryen me bekimin e Europёs sё “vjetёr” mbi shqiptarёt dhe Shqiprinё, historianёt dhe diplomatёt e shtetit serb nё emёr tё njё historie tё rreme i kёrkojnё Europёs tu japi atё qe i “takon”?
Jo shumё muaj mё parё Ana Hrustanovic, ambasadorja e Serbis nё Itali nё njё koferencё tё zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik tё Italis dhe Instituti i Studimeve tё Larta tё Gjeopolitikёs do tё deklaronte se ...
“Republika e Serbisё i ёshtё dashur tё pёrballet shumё herё me sfidat e shkaktuara nga pёrpjekjet e institucioneve provisore te Prishtinёs tё ndryshojnё situatёn nё vend , pёrpjekje qё ka vёnё nё rrezik sigurinё e tё gjitha rajonit...”, duke bёrё tё qartё se pёr shtetin e Serbisё, shteti i Kosovёs jo vetёm qё nuk ekziston por ato qё pёrfaqёsuesja e shtetit Serb i quan “institusionet e pёrkohshme tё Prishtinёs”, janё tё rrezikshme pёr tё gjitha rajonin.Dhe si tё tilla duhen zhdukur ,eliminuar , zhbёrё...
Vallё ku ndryshon deklarata e pёrfaqёsues sё shtetit tё Serbisё nga ajo qё shpalli Irenej nё Tiranё?
Por pёrfaqёsuesja e shtetit Serb nё Itali nuk ndalet kёtu por lartёson dorёn e saj paqёsore mbi mёkёtarёt italian qё guxuan tё njihnin pavarsinё e Kosovёs dhe ja u fal mёkatin me kёto fjalё...
“Edhe pse ka njohur pavarsinё e Kosovёs ,Italia ka demostruar njё mirёkuptim tё madh ndaj Republikёs sё Serbisё...Provё e miqёsisё midis vendeve tonё eshte fakti qё nё kёtё moment ne republikёn e Serbisё kryejnё veprimtarine e tyre mbi 500 ndёrmarje Italiane ,ne tё cilat punojnё 20.000 persona.Dhe midis ketyre ndёrmarjeve mund tё permёndim emra tё nderuar si Fiat, Beneton, etj”.Nё fund pёrfaqёsuesja e shtetit tё Serbisё pёrmёnd edhe lidhjet e ngushta historike dhe kulturore qё lidhin Serbine e Italinё duke u shprehur...
“Kёto lidhje janё shumё tё ngushta dhe nuk mund tё ishin ndryshe nёse kujtojmё 17 perandorёt Romak tё lindur ne tokёn Serbe dhe midis tyre Kostandinin e Madh.Dhe ketё vit Serbia sё bashku me Italinё dhe tё gjitha botёn e krishterё festoj edhe 1700 pёrvjetorin e ediktit te Milanos me te cilin Kostandini i madh e shpalli krishtёrimin besim zyrtar tё Perandorisё sё krishterё...”
Nderkoh qё pseudo politiko-historianёt shqiptarё nё dy anёt e kufinjave tё shteteve shqiptare nxitojnё plot dёshirё e vullnet tё zhbёjn historinё Shqipёrisё, opinionistёt dhe politikanёt na thёrrasin nga ekranet e Tv se pёr tё shkuar nё Europё duhet ta harrojmё tё shkuarёn tё harrojmё herojntё qё me gjakun e tyre kanё ngjizur nё zemrat tona emrin e Shqiprisё, Serbia po shkruan historin e saj tё re!
Mos ndoshta ёshtё faji i Irenejt qё ne Shqiptarёt “modern” qё na nxisin aq shumё tё jemi anglisht folёs, arabfoles, kinesfolёs pёrveçse “shqipfolёs”, nuk jemi tё denjё dhe pёrbuzim historinё popullit dhe trojeve tona?
A duhet ta fajsojmё kryepeshkopin serb pёr tё gjitha kёto?
Jo ! Madje duhet ta falenderojmё !
Sepse na kujtoi se pёrtej retorikave televizive, Bashkimi Europian nuk do brenda kufinjёve te tij ata qё nuk duan dhe respektojnё sё pari historinё e popullit, kulturёs dhe vendit tё cilit i pёrkasin...
Sepse na kujtoi se rruga e shqiptareve drejt Europёs nuk kalon nga Beogradi, Athina apo Brukseli dhe as nga aftёsitё servilo-pёshtirosёse tё politikanёve shqiptar , por nga vullneti i popullit Shqiptar pёr tu bashkuar...
Sepse na kujtoi se qёllimi i vetёm i shqiptarve duhet te jetё nje dhe i vetem ...
Bashkimi kombetar!
Sepse vetёm Bashkimi kombёtar na hap rrugёn e zhvillimit ekonomik dhe shoqёror, udhёn drejt hyrjes nё Europ si tё barabart mes tё barabartёve...
Pёr tё gjitha kёto arsye mendoj se tё gjithё sё bashku duhet ti themi Kryepeshkopit te Fortlumtur tё Serbisё...
Faleminderit!