Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës (3). Nga Elena Kosaçi

Day 2,516, 06:01 Published in Albania Chile by eaglearmy

Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës (3). Nga Elena Kosaçi

Fillojmë duke trajtuar së pari qytetërimet më të ndritura të epokës së bronzit dhe etnicitetin pellazg të tyre.

Kretasit prehistorik kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht qytetërimin më të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit Kretas ka qënë e përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qytetërimi i Kretës i zhvilluar rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k. paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth disa pallateve madhështore dhe tepër luksoze edhe për kohën që jemi sot. Qytetërimit të Kretës, përsa i përket etnicitetit, nuk i është vënë emri se kujt i përket, pasi në këtë kohë nuk ekzistonte nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe më të vogël, padyshim do e kishin quajtur Grek.


Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim?

Qytetërimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike, Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antik në atë dhe. Le të shikojmë të dhënat historike në lidhje me etnicitetin e Kretës së vjetër. Homeri përmend në Iliadë, midis disa fiseve të tjera dhe pellazgun, i cili është autokton në territoret e Egjeut.

Me të vërtetë vazhdon Straboni, shikojmë pellazg në Kretë sikur dëshmon Homeri duke i vënë Odiseut në gojë këto fjalë: “Në këtë ishull ku banojnë Akejtë, eteokretët trima, kydonët, dorët trefish edhe pellazgët hyjnorë”. (Straboni, gjeografia lib. V, f.152)
Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit (Pauzania, lib. VIII, f.53.2). Pra me origjinë pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazg dhe ilirë.
Minosi, themeluesi i qytetërimit Minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës së Ilirit, pra ai është nipi i Ilirëve.

Të dhënat që japin autorët antik, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire si Mesapët, Japigët, Daunët, Peuketët.
Pasi Dedali u arratis në Itali, Minosi iu vu në ndjekje. Kretasit organizuan një ekspeditë ndëshkimore ndaj Italisë, por u mundën dhe në kthim e sipër i nxori stuhia në brigjet e Italisë ku u quajtën Mesap. (P.Grimal vep. e cit. f.29😎.
Pra Mesapët e Kretës quhen ilirë në Itali. Siç thuhet Japyksi dhe të vëllezërit, Dauni e Peuketi eponime fisesh ilire janë bijtë e Ilirit Lykaonë të birit të Pellazgut (A.Spahiu, Pellazg. f.126).
Dardani stërgjyshi i Trojës dhe Romës ka lindur në Kretë, por Dardani del fis ilir në Iliri.
Ashtu si pjesa e bronzit, e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare, pasi praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët, nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë, zhvillohej si në pjesën tjetër të Evropës me tuma, për shkak të ngurtësisë së tyre të madhe, pasi atje dominon guri, janë quajtur tholosi.
Disa autorë mendojnë se Tholosi i Kretës ka ardhur nga ngurtësimi i tumës dhe varri me dhomëza, nga zhvillimi i natyrshëm i kisteve dhe gropave të mëparshme. Pra edhe ceremonitë e varrimit janë si të ilirëve.

Perëndeshat mbanin titullin potnia që shqip është zotnia që tregon dhe zotin apo perëndeshën. Hyjnitë që adhuroheshin, ishin pellazge. Simbol është gjarpri, një simbol ilir, të cilët shqiptarët me emrin gjarpri i shtëpisë, e nderojnë edhe sot. Kreta ka pasur dy lloj shkrimesh, në fillim atë piktorografik më pas atë linear A. Të dy këto lloje të shkrimeve nuk janë deshifruar, megjithëse për linearin janë bërë përparime në identifikimin e disa shkronjave.

P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës, 93 janë pellazg. Në listën e tij ai paraqet emrat si: Albe, Arbis, Istron, Lisos, Malla, Kidonia etj. (G.Rachet, 1993, f.253).
Fjala Kretë mund të shpjegohet edhe me fjalën Kret e shqipes, që tregon kryet apo kokën, pasi ajo ishte edhe komanduesja e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ndoshta mund ta ketë marrë këtë emër se është në krye të të gjithëve. Drer, quhet një vend në Kret që lidhet me fjalën drer të shqipes që edhe kaprolli, Thes me thesin, Fest me fest, Rethimno ka kuptimin si rrethim etj.
Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë nga zero.
Kështu Diodor Siçiliani thotë se: “Në Kretë tregohet se fiset pellazge qenë të parat që u mësuan njerëzve të ndërtonin anije dhe të zbusnin kafshët, u mësuan njerëzve artin e shigjetës dhe të jetonin në një shoqëri të përbashkët. Ata kanë qenë iniciatorët e zakoneve të mira dhe të një jete të rregullt dhe të moderuar.” (Diodor Sicilius lib. V f.64).
“… Ata ishin të parët që kanë bërë sakrifica dhe ceremoni fetare për zotat. (Herodoti lib. II f.52) – thotë Herodoti – grekët i huazuan këto tradita nga Pellazgët” (Herodoti libr. II f.51-53).

Pauzania thotë se: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm”. (Pausania lib. VIII. 1.4)
Herodoti thotë se: “Grekët nuk e dinë sot, që unë kam shkruar këto se nga e ka origjinën çdo zot, ose nëse ata kanë jetuar gjithmonë dhe se çfarë forme kanë patur. Emrat e shenjtorëve të cilët egjiptianët thonë se nuk i njohin, grekët i kanë marrë nga pellazgët”.(Herodoti, lib. II f.50-53).
Pra edhe për autorët antik, pellazgët, janë të parët që shpikën dhe ndërtuan qytetërimin e Kretës. Pellazgo-ilirët e Kretës, arritën t’i japin botës një nga qytetërimet më të lavdishme, që shërbeu si baza ku u mbështet qytetërimi i Mikenës dhe ai Antik.


Mikena

Mikena ishte një qytet në veri-perëndim të Argos Pellazgjike në Peloponez. Ky qytet nuk dihet kur është themeluar, por mendohet se më herët se 1500 vjet p.k. Termi qytetërim Mikenas, është vendosur nga autorët e mëvonshëm, pasi popullsia e asaj kohe quhej si akease, danaj, argiane. Mikena zhvilloi shkrimin linear B, i cili është deshifruar, por nuk është përkthyer ende. Janë bërë përpjekje që ta shpjegojnë me greqishten, por nuk kanë arritur rezultat. Madje disa studiues naiv, ende dhe sot e quajnë shkrim grek, por pa përkthyer asnjë fjalë nga greqishtja. Askush nuk di edhe sot, të thotë se kush është greqishtja që nuk përkthen dialektet e antikitetit dhe jo më të flitet për të përkthyer shkrimin e Mikenës.
Aty janë gjetur disa maska prej ari të quajtura të Atreut dhe Agamemnonit, por ato datojnë rreth shekujve XVII-XVI, pra shumë herët. Në këto shekuj ka një teknikë të mirë të përpunimit të arit, por dhe në ndërtim siç shihet tek varret me kupolë. Mikena e ngritur pranë Argos Pellazgjike nuk ka se si të mos jetë veçse një qytetërim pellazg dhe të dhënat e tregojnë qartë këtë.
Të dhënat antropologjike dëshmojnë që në Mikenën e kësaj kohe popullsia ishte brachycefalas, ashtu siç ishte e gjithë popullsia e Evropës së vjetër. Sot, brachycefalas në Evropë janë shqiptarët, gjermanët, austriakët, zviceranët si dhe disa zona të veçanta malore. Kjo tregon se shqiptarët janë pasardhës të tyre.
Pra, edhe nga të dhënat antropologjike, tregohet se popullsia e Mikenës e asaj kohe ka qënë e njëjtë nga etniciteti me gjyshërit e shqiptarëve apo me shqiptarët sot.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se në Mikenë dhe në Peloponez, ku u shtri ky qytetërim, është gjetur varrimi me tuma, i cili në këtë kohë lulëzoi në të gjithë Evropën. Tumat në Greqi janë zbuluar në Kersoneza, Lerna, Argolid, Peloponez, Kos. Gjatë epokës së bronzit të mesëm tumat përhapen në Greqinë kontinentale si në Mesinë, Argolidë, Atik, Fokid. Varrimi me tuma vazhdon edhe në bronzin e vonë në Beoti dhe në Peloponez pranë Mikenës. Ato nuk ndryshojnë nga tumat Ilire. Kjo është një provë e fortë se Mikena ka pasur një kulturë të njëjtë me pellazgo-ilirët.

Në epokën e bronzit, në Mikenë, nuk ka faltore si në epokën klasike dhe disa studiues mendojnë se nuk ka fe. Në fakt fe ka patur në epokën e bronzit në të gjithë Evropën, por ajo është quajtur me emrin shqip si fe druide nga emri dru, që tregon se drurin e lisit, ata e kishin si të shenjtë.
Heroi i Mikenës është Mikeneu nipi i Froneut, që ishte pasardhës i Pellazgut (Pauzania, II 15.5). Pra, meqë heroi nga ka marrë emrin Mikena, është pellazg, atëherë sigurisht, që e kanë themeluar pellazgët, popullsia që në Peloponez ka lindur nga dheu.
Në Spartë ndodhet faltorja e Zeus Messapeus që tregon se edhe në Spartë ka patur fise ilire. Kjo faltore ndodhej edhe tek fisi ilir i Mesapëve.

Tek Homeri, skena e vendetës dhe mbledhja e kuvendit të pleqve për të vendosur për pagimin e gjakut, i cili në kohën e Homerit edhe blihej, është i njëjtë me atë të shqiptarëve sot në disa zona të veriut ku gjaku edhe blihet. Këtë e ka vënë në dukje Nikolla Hamond. (N.Hamond 1993, f.217-21😎. Kjo tregon se ata kanë pasur zakone si të ilirëve, të cilat janë ruajtur në Shqipëri në disa zona të thella malore, të cilat dallohen për ruajtjen e traditave prehistorike.
Siç e pamë, popujt, që gjatë luftës së Trojës kanë banuar në Peloponez ishin Akejt, Argejt dhe Danajt. Le të shikojmë me radhë origjinën e tyre sipas të dhënave historike.


Akejt

Me emrin Akej quhen Mikenasit gjatë luftë së Trojës. Kështu quhet Ake, Atreu, Menelau, Agamemnoni. Por të dhënat që jep Straboni, tregojnë se dinastia e Mikenës, ishte me origjinë nga Frigjia në Trojë të Azisë së Vogël. Kështu ai e sqaron qartë se gjatë luftës së Trojës në Mikenë qeverisin pellazgo-ilirët.
Ai citon Hekateun, nga Mileti, i cili thotë për Peloponezin se “... këtu para helenëve kanë banuar barbar. Kështu Pelopi solli popullin nga Frigjia në vendin e quajtur sipas tij Peloponez, Danau erdhi nga Egjipti, kurse dryopët, kaukanët, pellazgët, lelegët e të tjerë, ndanë midis tyre viset brenda Ismit. Atikën, e pushtuan thrakët.”(Ilirët dhe Iliria f.157).

Siç dëshmon Straboni në kohën e luftës së Trojës nuk ka fare koncept grek, pasi vet dinastia e Mikenës ishte nga Frigjia dhe pjesa tjetër e saj ishte nën pushtetin e fiseve të tjera pellazgo-ilire. Homeri e quan Menelaun leshverdh dhe Ake. Nëse këta Akej do ishin jashtë botës pellazgo-ilire dhe me origjinë aziatiko-afrikane, sigurisht që nuk ka sesi të ishte Menelau me lesh të verdha, pasi që andej nuk ka popullsi të tillë.
Akeu është vëllai i pellazgut dhe i Fthiut.(Herodoti, f.56). Pra, Akeasit janë pellazgë. M.Saqellariu vë në dukje se: “... është e pamundur të jepen shpjegime për gjuhën e akeasve me anë të greqishtes dhe të dhënave greke. Gjuha e akeasve vjen nga substrakti para-helenik indo-evropian.”(M.Saqellariu 1977, f.321)


Argejt

Ishin një popull që banonte në Argo të Peloponezit. Të dhënat që japin autorët antik e quajnë Argon Pellazgjike. Pra të dy këto fise të epokës së luftës së Trojës ishin pellazge. Eskili, në Iktidet dhe Danaidet thotë se: “… raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo pranë Mikenës. Efori pretendon se dikur Peloponezi kishte mbajtur emrin Pellazgjia.”(Straboni, Gjeografia, lib. V f.152)


Danau

Ky është i vetmi fis në Greqinë e lashtë që nuk është pellazg, por egjiptian. Të dhënat tregojnë se danajt kanë emigruar nga Egjipti për në Pellazgji.
Eskili pranon prejardhjen egjiptiane të danajve, pasi ai tregon se ata ishin krejt të ndryshëm fizikisht, nga popullsia vendase.(Eskili, Lutset f.219-237). Kur Danau mbërrin nga Egjipti në Pellazgji, mbreti i vendit Pellazgu iu tha: “Si mund të jeni ju të një race me ne? Ju ngjasoni me shumë libianë, pra jo grave të vendit tonë, sepse vetëm Nili mund të ushqejë një racë të tillë. Më tregoni që të bindem më mirë si mund të jenë argiane zanafilla dhe gjaku yt”.(Euripidi Suppliantes 277-290). Danai, ishte i biri i Belit mbretit të Egjiptit dhe vëlla binjak i Aegipti. Mbreti i Egjiptit para se të vdiste e bëri Danaun mbret të Libisë, pasi kishte ngritur në Libi faltoren e Amonit.
Danajt kur erdhën nga Egjipti, i thonin Pellazgut, që ata ishin të një race me Argët, por ai u tregonte atyre se ata ishin një racë afrikane, që nuk kishin të bënin me pellazgët. Për këtë mund të ketë edhe një shpjegim tjetër.

Nga burimet historike, raca pellazgo-ilire, ka qënë krijuesja e dinastive të vjetra si në Egjipt, por edhe në Mesopotami e Indi. Ndoshta Danau që ishte bir mbreti mund të pretendonte se origjinën e kishte nga këto vende, por me qëndrimin e dinastisë së tij atje ata ishin afrikanizuar, pasi ishin përzier me popullsinë vendase. Ndaj dhe pellazgu i thotë se gratë tuaja nuk ngjajnë si gratë e Argosit që ishin të bardha, por si gratë e Libisë, që dalloheshin për lëkurën e tyre, të zezë midis të kuqes dhe kjo sigurisht nuk e bindte dot Pellazgun që ta pranonte atë si të një race me veten. Vetë Danau, mund të pretendonte një origjinë pellazge, se ishte bir mbreti, por populli që ai solli mbas ishte i racës egjiptiane.
I vetmi element i huaj etnik në Mikenën apo Peloponezin antik, janë danajt, të tjerët janë pellazgët. Kështu që Mikenasit dhe qytetërimi i tyre ishte pellazg.

Euripidi, tek Arhelau, thotë se: “Danau, i ati i 50 vajzave, si erdhi në Argo u vendos në qytetin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrat e tyre dhe të quheshin danaj”.(Straboni, lib. V, f.4) Pra një pjesë e pellazgëve mund të jenë përzierë me këtë racë egjiptiane dhe sigurisht dhanë dhe morën nga kulturat e njëri-tjetrit. Se sa janë përzierë pellazgët vendas me këtë popullsi me origjinë egjiptiane dhe sesa ndikoi kjo në krijimin e kombit antik Grek, kjo mbetet për t’u verifikuar nga të dhëna të tjera. Shumë studiues mendojnë se veprat e Homerit janë shkruar shumë vonë dhe ndoshta janë shtuar disa gjëra që kanë ndodhur më pas. Ajo që vlen të theksohet është fakti se Mikenën e themeluan dhe ndërtuan pellazgo-ilirët dhe ishin ata që krijuan atë qytetërim.
Megjithatë sërish pjesa më e madhe e pellazgëve e ruajtën identitetin e tyre dhe vazhduan të quheshin me emrat e tyre si Arge, Pellazg apo dhe emrat e fiseve të tjera.

Po japim disa fjalë nga gjuha Homerike të cilat nuk kanë lidhje me greqishten e sotme, por me shqipen e sotme.(A.Kola, Arvanitët, f.171).