Ceta e Cerciz Topullit!
Cerciz.Topulli
Sapo eshte hapur MU me e re ne shqiperi.!
Ajo mban emrin e nje cete te madhe . Qe kane bere vepra te medha ne te mire te kombit . Te njeten gje do te perpiqemi te bejme edhe ne .
Ajo do te perbehet nga 20 luftetar dhe jo me shume sepse kaq jane kapacitetet tona per te dhene ndima per momentin .
Ndimat do te jene 5q7 ne dite . Ne duam qe te jemi gati ne dit te veshtira . Te gjithe anetaret e Mu do te disiplinohen edhe nuk do te hedhin asnje pushke te shperndar . Por gjithmon do te godasim te gjithe ne nje kohe . Nqs nuk do ti bindeni ketyre urdherave ose me sakte udhezimeve . Do te perjashtoheni automatikisht nga MU.
Ju bejme thirrje te bashkoheni me ne per ti dhene nje kenaqesi tjeter kesaj loje . Duke qene me te bashkuar me njeri tjetrin duke treguar forcen tone . Dhe duke mos u trembur kurre nga armiku .
http://www.erepublik.com/en/main/group-show/2889?page=1
Atedheu na therriti dhe ne hodhem armet ne sup .
Me mire 1 ore i lire sesa 1 jete ne roberi.
Ceta e Cerciz Topullit do te sjelle ne kete loje lavdine e cetes ne realitet dhe do te ndjekim hapat e heronjve tane per ti sjelle lulezimin shqiperis . KETU NE KETE MU KA VETEM ORGANIZIM
Me respekte : Kapedan Cerciz.Topulli
Comments
Urime o7
Ambasador kure te kthehesh te dua ne ceten time 🙂
Ok komandant...
[removed]
Te faleminderit per perkrahjen zoti President
Na prifte e mbara Kapedan
Te lumte goja o trim
Suksese o7
Suksese.
Duke marre parasysh se ky vend e ky komb ka qene ne nje gjendje konstante te mbrojtjes, ka qene e natyrshme per ne ti 'glorifikojme' parimisht luftetaret. Po per ti bere pakez ndere historise e ndjej te obligueshme t'ju tregoj pakez per vellaun e Çerçiz - Bajo Topullin - krijuesin e pare te shoqërise aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele” - sistem i panjohur per keta karapatet e ardhur.
----
Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.
Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit Çerçiz Topulli deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.
Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet.
Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun Hasan Dosti.
I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.
Marre nga Wikipedia.
V.
Urime Kapedan,po presidenti yne me kenaqi ,shpia cecos ne Mashkullore?sala kur takoi emirin e kuvajtit i tha qe qe i vogel baba me fliste per kuvajtin(dhe ky ishte president atehere)
o/
Te faleminderit Visar qe me solle ndermend edhe nje tjeter hero qe meriton te respektohet !
@kushtro O7
o7
o>
Ja vdekje , Ja Liri
Paq fat, të prift mausi(i kompjuterit)
o7 komandar
V
Rrofshi o djem me dhat krah e me dhat zemer per te vazhduar perpara .
@Rilindas mausi vjen mbrapa mendja ecen perpara ...
...
Çerçiz, ketu kam luftue veç me maus e tastaturë, thash të dal edhe të gjuej edhe unë ja dy tre pushkë të kualitetit të lartë , po spunojke ana e majtë e mausit e lashë krejt.
Hallall lale, çeta e Çerçizit me pelqen. Ta mbash mend se ne Mashkullore ishte raporti 1 me 10 per çdo luftetar te çetes, prandaj kujdes me dmg : ) Meqe u vra ne lufte me malazezet, te takon hakmarrja ne çastin me te pare xD
http://www.youtube.com/watch?v=HG5mZ172OMY
Muzika e filmit, nje nga me te bukurat e kompozuara nga i madhi Kujtim Laro dhe nje nga kompozimet me te mira shqiptare te te gjitha koherave.
o7
Ja Vdekje, Ja Liri o7
Urime çetes se re!!!
+1 Visar per shtjellimin historik, nje popull ka nevoje mbi te gjitha qe te njohe themelet e tija dhe te njerezve qe i kane hedhur apo ndihmuar te mbahen te gjalle
Afrodita MF te ftojme te behesh shota jone 🙂
faleminderit per ftesen, e çmoj
o7
oops, e hoqa pa dashje komentin e pare. nejse.
Sukse edhe nje here trimit. U shtofte MU-ja me sa me shume trima te tjere pavaresisht mundesive per ndihma.
Visar +1 (je i modh)
[removed]
Please don't spam here... se na çave...
V
Bravo kapedan!
Sidomos per faktin e nr te mbyllur te antarve te MU sepse do mundesh ta administrosh me kollaj ndarjen e ndihmave duke shmangur ndjeshem rrezikun e nje skeme piramidale!
o7
V + S
Po e perseris edhe njeher komentin e siperm qe nuk jane fjalet e mia por qe kam deshir ti them cdo sekond ......
Te faleminderit o djem , Me dhat krahe e me dhat zemer , per te vazhduar ..
o7