BOLL MA!

Day 1,787, 03:59 Published in Albania Albania by AM14

I shtyer nga artikujt e shumt ne ditet e fundit, vendosa qe ta shkruj kete artikull per te dhene disa nga mendimet e mia rreth disa personave dhe ngjarjeve qe mua me shqetesojn ose nuk me pelqejn.

Sigurisht te gjithe vemendjen diteve te fundit e ka marre Rilindasi me artikujt e tij te famshem.Edhe pse mendoj se Rilindasi eshte i ri ne kete loj dhe nuk ja ze per te madhe per disa ceshtje, une kam respekt per aktivitetin e tij medial dhe i perkrahi disa ide te tij, por mendoj se cdo gje ka kufi.
Mua me pengon fakti se si ai mundohet me cdo kusht ta gjej Nino54 fajtor dhe eshte duke shkujt artikuj kunder tij pa te vetmin fakt me fjal te njerezve te tjere, mua sme duket kjo gazetari hulumtuese.

Po ashtu ai e fajeson qeverin dhe presidentin e ri qe ne ditet e para te mandatit te saj/tij. Mendoj se kjo eshte absurde per arsye se eshte e pamundur qe puna e nje qeverie te vleresohet per nje kohe kaq te shkurter.
Per disa pytje qe Rilindasi i ben une e mbeshtes festimbeqen qe ai eshte pergjegjes vetem per kete muaj dhe pergjegjesia per muajt e tjer bie mbi presidentet e tjer.

Mua gjithmon me ka pelqyer debati dhe kritikat, sepse keto gjera na bejn me te fort dhe na japin vullnet per te punuar, por nuk duhet tepruar sepse nga e kaluara keto debate jane ekzagjeruar dhe i kane kaluar kufinjt si pasoj ka ardh percarja ndermejt shqiptareve.

Une kerkoj nga te pakenaqurit dhe nga ata qe dojn pergjigje per gjerat qe kane ndodh te kaluaren, ta bejn ate me fakte dhe me pergjegjesi, e jo vetem te shkujn artikuj dhe te akuzojn pse munden, ska lidhje pse ta mundeson moduli i lojes, ne duhet te kemi kulture te shtrimit te debatit dhe duhet te dim si te debatojm.

PS: Kete artikull nuk po e shkruj se du me mbrojt dike po se e ndjeva te nevojshme, i kam bere 9 muaj ne kete loj dhe e di rrjedhen e gjerav si kan shkuar ne Shqiperi gjate ketyre muajve.