"PTO"!!!PO LUFTOJME PER SHQIPERINE APO PER....?

Day 1,773, 05:21 Published in Albania Albania by Arius argiri

Sapo zgjedhjet aq te shumepritura mbaruan qeveria na njoftoi se gjendemi perpara nje rreziku te ri shume te madh!
Rrezikun qe mund te sulmohemi nga i mistershmi PTO!
Nderkoj qe Europa reale dridhet nga frika e te mistershmit SHPRED ne ne lojen tone i frikesohemi armikut te padukshem te quajtur PTO!
Sigurisht qe une dija seç çfare ishte PTT apo te quajturit UFO ,po per PTO (Qe me shpetofte Allahu i meshirshem nga thojnte e PTO !) nuk kisha degjuar gje!
Por shyqyr zotin kemi zedhenesin e qeverise qe me shpjegoi se PTO eshte (Politikal take over) qe per ta thene shqip eshte zoterimi i postit te Presidentit dhe i kongresit dhe si rrjedhoj edhe politikes se shtetit shqiptar nga nje shtet i huaj!Dhe kur flasim per shtet te huaj qe mund te perpiqet te na sundoj duke marre kontrrollin mbi presidentin dhe kongresin e shqiperise neve shqiptareve na vijne ne menyre te natyreshme ne mendje Serbet apo edhe Fyromasit!
Perpara ketij rreziku sigurisht qe Presidenti yne i nderuar keshilloi kongresmenet e sapo zgjedhur qe per te shmangur rrezikun e PTO mos te miratonin shtetesine shqiptare te askujt (Ne te vertet sipas ligjit shtetesia miratohet nga kongresmenet dhe jo nga qeveria!) pa mare se pari miratimin e ministrit te emigracionit Edward LoCo !
Por perpara se te flas pak per rrezikun internacional te PTO nuk mund te rrij pa kujtuar se ka edhe disa tipe te tjera PTO te nivelit nacional te cilat kemi perjetuar ne eAlbania!
Disa muaj me pare ekzistonte nje parti e quajtur eAlbania e cila ishte e permendur si e vetmja parti opozitare ne shqiperi dhe qe ishte e katra parti me e madhe ne vend! Por nje dite perpara zgjdhjeve ndodhi çudia qe kjo parti nga e katra ne u be e gjashta sepse dy partit e tjera qe kishte poshte vetes shtuan nga 20 antar brenda nje dite te vetme!
Dy dite me pas dy antar te Partise Nacionaliste zbuluan se ishin ata shkaktaret e rritjes se numrit te ketyre dy partive kukulla te partise nacionaliste me ndihmen e multeve apo antaret fantazem qe keta kishin bere antar te ketyre dy partive vetem per te nxjere jashte loje partin “armike”eAlbania!
Çuditerisht asaj kohe askujt nuk ju duk e pandershme kjo menyre e berjes politik!
Por nje tjeter PTO ne vendin tone ndodhi edhe vetem dy dite me pare kur çuditerisht presidenti i vendit Napolon qe dua tju kujtoj se eshte edhe kryetar i Partis Nacionaliste “keshilloi” (Apo urdheroi?) kryetarin dhe keshillin e Partise Revolucionare qe te ndryshonte renditjen e kanidateve ne kongres te Partise Revolucionare sepse ai qe ishte i pari ne kete liste ishte nje person qe i cilesonte maredheniet e Edenit me Shqiperine si ato qe ka nje padron me sherbetorin e tij!
Dhe keshtu u be!
Kanidati i akuzuar se ishte anti EDEN ngeli jashte kongresit!
Sigurisht qe lind pyetja me çfare te drejte kryetari i Partise Nacionaliste vendos se kush nga kanidatet e nje partie tjeter te hyj ne kongres?
Shpjegimi eshte i thjeshte Partia nacionaliste ka bere PTO Partise revolucionare duke shtuar keshtu rradhen e partive kukulla qe mbeshtesin politiken e presidentit!
Po cila eshte politika e presidentit?
Le ti leme menjane PTO tona te vogla dhe te merremi me PTO e medha!
Apo me sakte le te udhetojme se bashku nga PTO tona te vogla dhe provinciale drejt atyre te medha dhe internacionale!
Duke kujtuar ngjarjet qe po ndodhin ne Usa presidenti yne i nderuar na paralajmeroi se perpara te njejtit rrezik ndodhemi edhe ne ne Shqiperi dhe si rrjedhoj presidenti ndermejt qeverise kerkonte pushtet te plote mbi perzgjdhjen e kanidateve qe kishin kerkuar shtetesine shqiptare!
Me te drejte nje antar i partise vetvendosja (Ne keto momente partia e veteme opozitare ne shqiperi!) do te pyeste “po nuk u konsultuan behet gje??ca rreziku ka nese pranoj X apo Y ca di me shum ministria e imigracionit qe se dijn kongresmenet ??”
Pyetje e drejte!
Po ja qe ministria e emigracionit siç na shpjegon zedhenesi i qeverise di me shume se kongresmenet sepse siç thote ai...
E vertet qe qeveria nuk mund te dije me shume se kongresmenet por... “ EDEN per shembull ka skuadren ATO qe ndihmon shtetet e saj kunder PTOve.”
He me i lumte Edenit tone thash me vete por pastaj me erdhi ne mendje nje pyteje e bezdiseshme!
Kjo skuadra “ATO” e Edenit eshte specialiste vetem per te luftuar PTO apo edhe per te bere PTO per interes te EDENIT?
Te EDENIT apo atyre pak shteteve qe ja kalojne mire ne EDEN dhe jo si ne qe kemi muaj me brek neper kembe?
Nga ajo qe mesova pasi i hodha nje veshtrim te shpejte hartes se Edenit(Te me falni per gabimet e mundeshme!) Edeni eshte i perbere nga 17 antar!
Ne kete mori kombesh u perqendrova tek ato europiane dhe zbulova qe ndermejte tyre shqiperia kishte çuditerisht pozicionin me te mjeruar edhe pse zoteronte nje nivel me te larte se shume prej tyre!
Shqiperia ne nivelin 21 (rank 21) zoteronte vetem nje rajon (dua te kujtoj se ky rajon u çlirua jo fale ndihmes se edenit por me anen e nje mareveshje me maqedonine!)
Italia, rank 24 zoteronte 4 rajone
Biellorusia, rank 35 zoteronte 2 rajone
Bosnia ,rank 33 zoteronte 6 rajone
Irlanda ,rank 47 zoteronte 6 rajone
hollanda, rank 53 zoteronte 2 rajone
Dhe Norvegia rank 66 e cila ne oren 13.53 kishte vetem 7 lojtar on line zoteronte 2 rajone!!!!
Lind pyetja valle per ke kemi luftuar kaq kohe ne Eden kur jemi thuajse me keq se te gjithe nderkoh qe nga fuqia jemi shume me larte se shume shtete qe kane nga dy tre apo kater rajone!
Po ja psh sot luftojme per rumanin ne ishujt Malaku e cila zoteron nderkoh 8 rajone!
Luftojme per Greqine qe zoteron plot 22 rajone!
Dhe me te shumten e rasteve luftojme plot deshire per kroacine qe zoteron plot 18 rajone!
E pra ne kete llogari me ngjan se ka diçka qe nuk shkon!
Nje shtet si i yni qe liroi nje rajon me anen e nje mareveshje ku la peng nuk e di se sa mij all lufton per kroacine qe ka 18 rajone per greqine qe ka 22 rajone dhe per rumanine qe kerkon te pushtoj ishujt Malaki qe askush nuk e di se ku ndodhen?
Problemi eshte qe kete po e bejme jo vetem sot por per shume e shume muaj rresht!
Mos valle?
Nuk deshiroj ta besoj por nuk mundem te mos shpreh dyshimin qe …
Politika e shtetit shqiptar eshte bere peng e nje PTO !
Por jo e asaj te serbeve apo fyromasve qe per te bere PTO ne shqiperi pra per te marre postin e presodentit apo shumicen ne kongres duhet te infiltrojne te pakten nja 200 serb ne shqiperi gje qe eshte thuajse e pamundur !
Mos ndoshta shteti shqiptar bertet kujdes nga PTO e serbeve per te na fshehur PTO e vertet e cila e ka ktheyr shqiperine ne skllave te interesave te kroacise greqise dhe rumanise ?
Pergjigen e kesaj pyetje ja u lej juve te nderuar lexues!
Me respekt i juaji Arius Argiri!