Politika ekonomike e Shqiperise

Day 2,159, 10:17 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Te dashur vellezer e motra te Shqiperise,

forcimi i qytetarit Shqiptar eshte qellimi numer 1 i politikes ekonomike te Qeverise tone. Goldet qe na jane mbledhur ne Thesarin e Shtetit http://prntscr.com/1y40qr, per momentin 1.400, duhet t'i investojme sa me shpejt e jo te na rrijne kot aty.

Perpara se te tregoj mundesite e investimit, dua t'ju shpjegoj njehere se ku mblidhen e si administrohen parate e shtetit.

Thesari i Shtetit:

Tek Thesari i Shtetit futen te gjitha te ardhurat qe vijne nga 4 taksat e ndryshme (TVSH, taksa e importit, taksa mbi rrogen, taksa mbi punen vetjake si manaxher). Ato gjithmone futen ne formen e ALL. Keto ALL shpenzohen per MPP me shtete te tjera, ose per airstrike. Cdo qytetar mund te kontribuoje privatisht me ALL ne thesarin e shtetit ketu: http://prntscr.com/1y4bby

Thesari i Shtetit permban jo vetem ALL, por edhe Gold. Ky Gold eshte ai qe kemi fituar ne turnamente te ndryshme.

Thesari i Shtetit eshte shume transparent, sepse cdo qytetar mund ta shohe gjendjen e tij. Plus, cdo levizje ALL ose Gold prej thesarit behet vetem me ligj qe duhet te miratohet nga Kongresi.

Organizatat:

Organizatat jane nje mbeturine e sistemit te vjeter te lojes, te cilat ne do i shfrytezojme per sa te kemi mundesi. Ne ndryshim me accountin e nje qytetari, organizata nuk nderton dot fabrika e gjera te tilla, POR ajo eshte ne gjendje te pranoje donacione te medha Goldi, nderkohe qe nje qytetar mund te pranoje vetem 10 Gold ne dite. Prandaj duhet organizata, qe te mund te miratojme brenda 24 oreve transferten e shumave te medha prej Thesarit te Shtetit.

Momentalisht kemi dy organizata: Banka e Shqiperise dhe Bursa e Tiranes.

Pse nuk mbajme vetem nje, po na duhen dy?
Banka e Shqiperise njihet nga loja si organizate e Shtetit Shqiptar. Por ne accountin e saj kemi nje minus Goldi prej -1.882. Pra nuk e perdorim dot per transferim Goldi prej thesarit te shtetit, se ai do shkonte per te lare borxhin.

Pse nuk e lajme borxhin?
Sepse do na shkonin 1.882 Gold kot. Borxhi mund te rrije sa te doje, nuk na prish pune, per sa kohe perdorim nje roganizate tjeter, Bursen e Tiranes.

Pse nuk perdorim atehere vetem Bursen e Tiranes?
Bursen e Tiranes ja kemi blere francezeve dhe ia kemi ndryshuar emailin e passin. POR loja e njeh akoma si organizate Franceze. Presidenti i Frances, nqs i teket, mund t'i dergoje ticket adminave e ta marre nen kontroll, me gjithe Goldet e ALL qe ka. Prandaj zgjidhja eshte kjo:
-> Bursa e Tiranes do perdoret vetem per te mbajtur Goldin, se nuk e cojme dot te Banka e Shqiperise.
-> Banka e Shqiperise do perdoret per te mbajtur ALL, qe po humbem Bursen, te humbi vetem Goldi dhe jo ALL.

Fabrikat shteterore:

Fabrikat qe kemi jane accounte normale qytetaresh. Ato manaxhohen nga VisarJ prej shume muajsh me shume pergjegjsi e transparence. Visari gjithashtu ka shpenzuar shume Euro privatisht per te blere Golde per fabrikat. Faleminderit shume, vlla!
- Fabrika e pare eshte FabrikaShteterore: Perdoret per prodhim armesh Q7.
- Fabrika e dyte eshte fabrikashteterore2: Perdoret gjithashtu per prodhim armesh Q7.
- Fabrika e trete eshte Fabrika FPZH: Perdoret per prodhim ushqimi Q5, me te cilen ushqehen dy fabrikat e tjera, per te punuar si manaxher te vetja e tyre.

Duke investuar dhe permiresuar Fabrikat tona, ne garantojme tre gjera:
1) Punesojme punetore Shqiptare me rroge te larte 20 ALL.
2) Taksat qe paguajne punetoret nga rroga e tyre futen perseri te Thesari Shqiptar
3) Prodhohen arme Q7 per nevojat e shtetit.

POLITIKA EKONOMIKE E SHQIPERISE GJATE MANDATIT TIM

Ajo mbeshtetet ne tre shtylla:

1) Taksa te uleta dhe konkurrence:
- Taksa e importit u ul gjate mandatit te kaluar ne 1%, me qellim thithjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi, per te ulur cmimet e armeve dhe ushqimit. Por qe tregtaret e huaj te binden te hraxhojne 20 Gold per te blere license ne nje shtet me treg te vogel si Shqiperia, duhet qe kjo takse te mos ngrihet prape, sepse pastaj humbet besimi te shteti yne. Une jam zotuar qe taksa te mos levizi me. Dhe rezultatet e para pozitive i kemi pare te cmimi i RAW. Vetem me ane te 1-2 tregtareve te huaj eshte mundesuar nje cmim Raw per arme 0,05. Po te mos ishin ata, cmimi do shkonte 0,06 dhe pastaj puna ne fabrikat shqiptere te Q7 do behej jo rentabel. PRa kjo u ndihmon shume edhe tregtareve vendas, edhe konsumatorit vendas.
- Taksa TVSH eshte per momentin e ulet: ushqimi 2% dhe armet 5%. Per ta permiresuar pak gjendjen ne buxhetin e shtetit, une mendoj qe taksa e ushqimit te rritet nga 2% ne 5%, tani qe cmimi i ushqimit ka rene perseri.
- Taksa mbi rrogen dhe taksa e punes vetjake jane 5% dhe mendoj se nuk duhet te rriten me teper.

2) Fuqizimi i Fabrikave shteterore:
FabrikaShteterore1 eshte me e avancuara per sa i perket prodhimit. Ka nje fabrike Q7, ku mund te punoje vete si manaxher + 10 punetore, duke prodhuar 176 Q7 ne dite. POR per prodhimin e tyre duhen 35.200 (!) Raw materials. Accounti i fabrikes zoteron dhe 29 Rubber, 11 Saltpeter dhe 47 Aluminium. Me keto prodhojme 24.080 Raw. 11.120 Raw te tjera duhet t'i blejme cdo dite ose t'i prodhojme me punetore. Kjo gje nuk eshte ekonomike.

Prandaj plani jone eshte ngritja e Fabrikave te tjera Raw. Gjendja finale duhet te jete: 47 Rubber dhe 82 Aluminium.

Pse jo te gjitha Rubber, se Rubber prodhon 400 Raw, kurse Aluminium vetem 200?
Sepse Rubber kushton 35 Gold, kurse Aluminium vetem 10.

Pse atehere jo te gjitha Aluminium?
Sepse duhen aq shume health per te punu ne to, saqe manaxheri i Fabrikes duhet te futet 3 here ne dite ne loje.

Pra zgjidhja perfekte, 47 Rubber dhe 82 Aluminium garanton:
a) Te prodhohen 35.200 Raw e nevojshme.
b) Te kemi sa me pak Rubber e sa me shume Aluminium.
c) Manaxheri i Fabrikes te harxhoje jo me shume se 1300 health ne dite, pra te futet maksimumi dy here ne dite te accounti.

Sa kushton kjo gje e si do i sigurojme leket?
Arritja e ketij statusi kerkon ngritjen e +18 Rubber dhe +35 Aluminium. Kjo kushton 743 Gold. Keto Golde do te hyjne ne kete forme:
- 100 Gold te mbetura nga donacioni prej 120 Gold i Last Life.
- 177 Gold nga donacioni i Max Tet.
- 236 Gold nga shperberja e 11 Saltpeter, te cilat nuk jane ekonomike.
- 230 Gold prej Thesarit te Shtetit. Per kete do propozoj ligj donacioni.

Ne kete menyre Fabrika Shteterore do i prodhoje armet me vetem 10 punetore e pa blere Raw, duke kursyer rreth 530 ALL ne dite ne krahasim me gjendjen e tanishme. Investimi ne Gold rikthehet brenda 300 ditesh!

Ne nuk mund te garantojme akoma ndihma te perditshme per Albanian Army. Por ne kohe lufte serioze, anetaret e kesaj MU-je do trajtohen me shume perparesi dhe do marrin Q7 me shume se te tjeret.

3) Ndihma per upgrade te qendrave te trajnimit:
Dua qe si shtet te nisim perseri programin e ndihmave, sepse ne fillim te muajit qe vjen priten ofertat e reja per ngritjen e qendrave te trajnimit. Per kete dua te investoj shumen e 770 Goldeve. Do flas me Ministrat, se kush mund ta marre persiper organizimin e aksionit.

Kerkoj mbeshtetjen tuaj dhe te Kongresit per keto plane. Ju falenderoj.

Presidenti Shqiptar
Kthetra