Per te mos Harruar Kurre!

Day 1,918, 11:02 Published in Albania Turkey by spiderwii

Shkruajtur nga Ezma Zecevic Cermerlic , MD
Sarajevo, Bosnia-Herzegovina
Jane Green Schaller, MD
Boston, Mass

Marre nga JAMA (Journal of American Medical Association) Gusht 1995

Jam drejtor i departamentit te pediatrise ne Kliniken e Femijeve ne Sarajevo dhe president i Shoqates se Pediatreve te Bosnjes. Spitali yne i femijeve - spitali qendror pediatrik per Bosnjen dhe Herzegovinen - u shkaterrua bashke me Institutin e Obstretikes dhe Gjinekologjise. Ndodhi me 26 dhe 27 Maj, 1992, ne kete menyre.

Ne prill 1992, kur filloi lufta ne Sarajevo, ne degjonin me menyre te vazhdueshme granata dhe predha, dhe u veshtiresua menyra per te arritur spitalin tone. Kishte shume postblloqe. Mund ta benim duke u fshehur neper pemet dhe ndertesat qe ishin akoma ne kembe.

Ne Maj, situata u be edhe me e keqe. Ne vazhdonim te vinim ne pune çdo dite. Prinderit e pacienteve tane u frikesuan edhe me teper dhe mundoheshin te merrnin femijet ne shtepi kur edhe shtepite e tyre nuk ishin me te sigurta. Ne mes te majit, vetem femijet me te semure ishin akoma ne spitale.

Ne mengjesin e 26 majit, 1992, kisha shume veshtiresi te mberrija ne spital si pasoje e plumbave te snajperave dhe postblloqeve te shumte. Linja serbe atehere ishte vetem 50 metra nga spitali yne. Kur mberrita, gjeta stafin dhe pacientet si te ishin shume te lumtur dhe shume te frikesuar njekohesisht. Ata qe kishin pasur turnin nuk kishin mundur te iknin ne shtepi; ne total kishim gjashte infermiere dhe tre mjeke. Kontaktova komanden e mbrojtjes se territorit i cili na siguroi qe e konderonte te pamundur qe forcat Serbe te mund te bombardonin direkt mbi ne sepse e dinin qe ndertesa ishte spital, dhe se kishte femije ne te. Ai na tha te mos shqetesoheshim. Klinika jone nuk kishte mbrojtje per bombardimet.

Rreth ores 4, kuptuam qe spitali yne po bombardohej ne menyre direkte. Nuk donim ta besonim ne nje moment te pare kete gje. Vendosem menjehere qe duhet ta evakuonim duke qene se nuk kishte vend te sigurte per femijet tane. Spitali i Obstetrikes dhe Gjinekologjise ishte 100 metra nga ne, nje ndertese me e madhe dhe kishte nje strehe qe mund te perdornim. Nderkohe qe benim keto plane, u intensifikuan bombardimet. Forcat qe po na ndihmonin ishin disa persona qe ishin fqinj dhe disa te tjere qe kishin grate qe punonin ne spital.

Neonatologjia jone kishte 17 te sapolindur, shumica te lindur para kohe me prejardhje nga jasht Sarajevos. Per evakuimin e tyre, duhet ti largonim nga inkubatoret. Secili prej nesh mbante nga dy tre femije dhe vraponte drejt spitalit tjeter. Plumbat dhe predhat fluturonin rreth nesh nderkohe qe vraponim duke mbajtur femijet. Zhumra ishte shume e bezdisshme. Kur kishim evakuar 33 femijet me te moshuar, ishim te lodhur. Ne kete pike, nuk mund te mbaja peshen e nje vajze 6 vjecare qe ishte e semure rende nga leuçemia. Ajo me pa me qetesi dhe me tha "Mos u merzit. Shkoj vete" dhe ashtu beri. Ne arritem te leviznim te gjithe pacientet tane ne strehen e spitalit te Obstetrikes dhe Gjinekologjise ku u bashkuam me pacientet e tyre (105 nena me femijet e tyre te sapolindur, 75 paciente gjinekologjike, dhe disa nena dhe femijet qe po strehoheshin aty) dhe 48 anetare te stafit. 5 minuta me vone nje granate ra mbi njesine tone te te sapolindurve dhe shkaterroi çdo inkubator dhe e gjithe njesia ishte ne flake. Nese do kishim pritur edhe pak, femijet tane do perfundonin te djegur te gjalle.

Ne u mblodhem te gjithe ne strehen e Institutit te Obstetrikes, disa qindra njerez te mbledhur bashke: femijet te lindur para kohe qe nuk kishin oksigjen, femije te semure rende, prinder te bllokuar, dhe mjeke, infermiere dhe stafi. Se bashku u munduam te organizonim jeten ne ate strehe kur nuk kishte as drita, as uje, vetem disa qirinj. Vendi ishte pothuajse komplet i erret. Askush nuk ishte i pergatitur. Asnje nuk e priste kete.

Pak me vone, rreth ores 6 pasdite, filloi bombardimi i vendit ku ne po strehoheshim. Tek strukeshim te gjithe ne strehe, mund te degjonim bombardimin e nderteses qe ishte siper nesh. Kur kerkuam ndihme me ane te readios, mesuam qe katet po shembeshin njeri pas tjetrit siper nesh. Pacientet dhe nenat e tyre filluan te bertisnin dhe te qanin. Kjo vazhdoi per ore te tera, perjetesisht. Rreth ores 3 te mengjesit bombardimet sikur u pakesuan, por te gjithe qendronin te zgjuar dhe te frikesuar. Ne mengjes, bombardimet filluan serish, edhe pse me intensitet me te ulet. Nderkohe erdhen makina dhe ne i evakuam pacientet ne spitalin universitar 2 km me tej. Nerkohe qe largoheshim vazhdonin te na gjuanin; fatmiresisht askush prej nesh nuk u vra. Gjithsesi, duke qene se mungonin inkubatoret, i ngrohti dhe oksigjeni, nente nga te vegjlit tane vdiqen, tre te lindur para kohe nga Instituti i Obstetrikes dhe Gjinekologjise dhe gjashte nga Klinika jone e Femijeve.

Ne mberritem ne Spitalin Kosevo, ne nje zone qe na jepte te pakten nje vendqendrim. Disa dit me vone trasferuam edhe ato pak vegla pune qe nuk ishin shkaterruar nga klinika jone e femijeve. Gjithsesi, te gjitha dosjet e pacienteve tane ishin shkaterruar, 47 vjet pune.

Shtepia jone e re ishte projektuar per mjekesi berthamore; gjysma e nderteses nuk kishte drita ose dritare dhe ishte e erret per gjithe kohen. Gjithsesi, ne vazhduam te mbanim sherbimin hapur. Kemi punuar pa uje te pijshem ose nxehtesi. Spitali Kosevo po ashtu ishte bombarduar. Per kete arsye, mbajtem pacientet me te semure ne spital ndersa te tjeret i derguam ne shtepi. Gjithsesi, ne e dime qe ata qe jane ne shtepi, jetojne me veshtiresi, shumica prej tyre ne streha per dy vjet si çdokush tjeter ne Sarajevo.

Qe nga prilli 1994 bombardimet e Sarajeves jane ulur, edhe pse vazhdojne te gjuajne snaiperat. Ne kemi pasur pak uje dhe ndonjeher elektricitet. Ne vjeshte 1994, e gjithe Sarajevos, bashke me spitalin tone, ju nderpre uji, elektriciteti, gazi dhe telefonat. Rezervat e ushqimit tone ishin te pakta per shkak te bllokimeve te rrugeve te Sarajevos dhe ndalimi i fluturimeve si pasoje e gjuajtjeve kunder avioneve humanitare. Femijet tane jane edhe me teper te paushqyer dhe anemike. Ne ndihemi ne limit. Vijne me pune çdo dite te lodhur. Nuk kemi marre rroga qe nga fillimi i 1994. Ne kemi probleme jo vetem me femijet dhe spitalet tona, por edhe me familjet tona.

Dhe akoma nuk e kuptojme si armet mund tu drejtohen nje spitali te femijeve dhe grave.

Fjale te metejshme
Nje dite e gjys pas shkrimit te ketij tregimi ne shtepine e vet ne Sarajevo ne shtator 1994, rifilluan bombardimet dhe Dr. Zecevic pesoi nje plage te rende ne gjoks ne anen e djathte. Ajo imbijetoi dy torakotomive te kryera dhe ju rikthye punen ne nentor 1994.

Ne nentor 1994 Klinika e Femijeve u zhvendos ne nje vend tjeter brenda Spitalit Kosevo. Vazhdojne mungesat e dritave, ujit, gazit, nxehtesise, ushqimit dhe rezervave. Kane vazhduar gjuajtjet e snaiperave kunder civileve dhe ne pranvere 1995 bombardimi i Sarajevos u be edhe me i rende. Ne dy jave e gjys te Qershor 1995, dy paciente ne kopeshtin e Spitalit Kosevo u vrane nga snaiperat, dy paciente u vrane gjate bombardimeve te kopshtit te semundjeve infektive dhe dy paciente te tjere qe po merrnin uje u vrane nga bombardimi i zones para spitalit.