Kandidatura zyrtare per kongres!

Day 1,677, 15:05 Published in Albania Albania by AM14

Pershendetje vellezer dhe motra,

Sonte ne keto ore te vona une po shpall kandidimin tim zyrtar per kongresmen ne regjionin e Albanian Coast.
Une jam kandidat nga Partia eDemokratike ne te cilen u zgjodha edhe kryetar i saj me te 15 e ketij muaji.

Historia ime ...
Une kam fillu lojen me 26.12.2011 me emrin Alban Mustafa, por mora ban padrejtesisht.
Kam qene shum aktiv qe ne fillim te lojes dhe kam vazhdu keshtu deri ne ditet e sotme.
Kam qene Commander ne FPZH dhe bashkthemelues i saj, por meriten me te madhe e ka kushtrimzz.
Kam qene Minister i Edukimit per 2 mandate ku kemi punuar shume me te rinjt dhe kemi arrit qe per 2 muaj pune niveli mesatar te rritet nga 9 ne 12, po ashtu kemi ndihmu lojtaret e rinj qe jane fute ne loje gje qe e bejm edhe ne ditet e sotme.

Premtoj se nese arrij te behem kongresmen do votoj ato ligje qe mendoj se jane ne te miren e Shqiperise dhe asesi i shtyre nga presione apo sygjerime per interesa personale.

Ju faleminderit,

Alban Mustafa