Intervistë e imagjinuar me Avni Rustemin

Day 1,809, 02:52 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here

Njëri plumb vrau tradhtinë, tjetri...

Ky vit jubilar i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, na bënë të hulumtojmë në histori për të mësuar për personalitet që luftuan për këtë ditë të madhe kombëtare dhe ruajtjen me dinjitet të asaj date. Ndër ta, pa dyshim, është Avni Rustemi. Për bëmat e Tij për Shqipërinë dhe të sotmen demokratike shqiptare do të bëjmë një bashkëbisedim.

Avni Rrustemi
bubullima:- Z. Rustemi, Ju ishit ndër të parët që iu përgjigjet zërit të atdheut në kohën kur lindi edhe himni kombëtare “Për mëmëdhenë”?

Rustemi:- Po. Ishte koha e Topullve dhe Gërmenëve, që e kam për nderë që u rreshtova nën komandën e tyre për t’i dalë zot atdheut. Themistokliun e kisha edhe kapedan, i cili, pa dyshim, ka një meritë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Shqipërisë.

bubullima:- At botë lufta bëhej në dy fronte, kundër pushtuesve turq dhe fqinjëve të Shqipërisë, cilët ishin më të rrezikshëm?

Rustemi:- Që të dytë. Por lufta ishte kryesisht kundër turqve, të cilët edhe krijonin hapësirë për veprimet e fqinjëve tanë më grabitje të tokave tona dhe terror mbi kombin tonë.

bubullima:- z. Rustemi, Ju patët nda mendjen të bëni atentat në Shefqet Turgut Pashën?

Rustemi:- Rrallë kishte ndodhur ti printe një ushtrie shfarosëse ndonjë Pasha aq i tmerrshëm e mizor siç ishte Ai. Gjarpri duhet shkelur në kokë, thotë një fjalë e jona, prandaj edhe u përcaktova për të vrarë atë, por fati deshi që Ai meti në jetë për të djeg e pjek Shqipërinë e shqiptarët.

bubullima:- Shqipëria u shpallë e mëvetësishme. Qeveria e Ismail Qemalit nuk pati jetë të gjatë. Gjatë Luftës së Partë Botërore, Shqipëria pothuaj ishte pa qeveri shqiptare. Kongresi në Lushnjë morri vendime të mëdha në konsolidimin e Qeverisë. Në Parlamentin e Shqipërisë, kënd përfaqësonit Ju?

Rustemi:- Kazanë e Kosovës?

bubullima:- Vlonjati kuvendar nga Kosova?!

Rustemi:- Atë botë Kosova nuk mund të përfaqësohej, kështu që mua më dhanë besimin për t’i përfaqësuar.

bubullima:- ...?!

Rustemi:- Befasoheni?! Keni të drejtë, mirëpo kjo është e vërteta. Ndoshta te unë kanë parë personalitetin që mund të barti mesazhin e tyre në parlamentin e Shqipërisë dhe besojë se me nder e kam kryer misionin.

bubullima:- Z. Rustemi, më herët thatë për Turgut Pashën, se gjarpri duhet shkelur në kokë dhe një gjarpër i tillë kishte ngritur kokën në Paris?

Rustemi:- Ha, ha... Më bëre të qeshi me këtë krahasim! Po, një Pasha tjetër, por ky tash nuk ishte në shërbim të shtetit të vet si dikur Shefqeti, por luante lojën e tradhtisë me serbët dhe krekosej si shqiptarë që gjoja kishte shkuar për të mbrojtur interesat tona kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris.

bubullima:- U caktuat nga dikush për të vrarë Esadin?

Rustemi:- Po, më thirri zëri i atdheut. Ai më tha, Avni, atdheu është në rrezik, shpëtoje! Ky zë i fuqishëm që më kumboi në ndërgjegje, më bëri që të vrapoj drejtë Parisit.

bubullima: Dhe Trupi gjykues ju trajtoi si kriminel?

Rustemi:- U thash se nuk jam kriminel. “Jam student shqiptar. E vrava atë sepse lexova në ballin e tij mizoritë që ai ka kryer në Shqipëri.”

bubullima:- Ky deklarim i Juaji nuk i mbushi mendjen prokurorit?

Rustemi:- Jo. Prandaj e plotësova deklaratën. “Kalova nja dy herë para portës së hotelit në rrugën Kastilione, kur pashë se po dilte Esat Pasha, që e njihja mirë, pasi e kisha takuar shpesh në Shqipëri dhe pikërisht në Durës. Me ta parë atë, tërë historia e Shqipërisë mu ngjall në shpirtin tim. Një turbullirë e madhe më pushtoi. Atëherë rrëmbeva nga xhepi i djathtë revolen me gjashtë fishek që mbaja me vete dhe e qëllova... Esat Pasha ra, menjëherë dhe unë hodha armën time për tokë. Kjo është dëshmia se nuk jam kriminel.

bubullima:- Çka do të thotë për ty verdikti i pafajësisë?

Rustemi:- Po, verdikti i pafajësisë që u dha është dëshmi e drejtësisë që i bëhet çështjes shqiptare, të njohur keq deri tani, si dhe një përgjigje e mirë e thirrjes së një populli që lufton me dëshpërim për lirinë dhe pavarësinë e vet.

bubullima:- Një pyetje që nuk ta ka bërë askush, madje as prokuroria. Pse shkrepet vetëm dy plumba?

Rustemi:- E vërtetë, askush nuk më ka bërë një pyetje të tillë. Njëri plumb vrau tradhtinë dhe tjetri vrau lojërat e ndyta politike serbe dhe panserbe të kohës. Edhe mbrojtja mirë e ka kuptuar këtë dhe në fjalën përfundimtare tha: “Avniu, Esatin, jashtë u vra fizikisht, ndërsa këtu moralisht!”

bubullima:- Angazhimi i jua për shqiptarët në Kuvendin shqiptar, me çka mund të karakterizohet?

Rustemi:- Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit, e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë.

bubullima:- Thelbësorja?

Rustemi:- Pa pavarësi ekonomike, nuk mund të ketë pavarësi politike. At botë ne nuk kishim ekonomi, por duhej zhvilluar atë, për të siguruar pavarësi politike. Kur ke ekonomi të fortë, ke dinjitet. Këtë kërkoja unë me bashkëmendimtarët e mi.

bubullima:- Ju si kuvendar morët edhe epitetin Leninist, kur kërkuat të mbahen pesë minuta heshtje për të. Arsyeja?

Rustemi:- Ne nuk kishim përfaqësuesit tanë nëpër kongrese e konferenca ndërkombëtare, ku luhej me fatin tonë e hartën tonë. Kjo ndodhi edhe me Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Lenini ishte i pari që i publikoi traktatet e fshehta që ishin në dëm të shqiptarëve, për mes së cilit dokument ua çjerri maskën fuqive të mëdha të kohës në favor të fqinjëve tanë dhe duke iu falënderuar Atij ne kemi ditur se si të vepronim më tej. Për këtë kishte merituar Ai që Kuvendi i Shqipërisë të mbante pesë minuta heshtje.

bubullima: Z. Rustemi, atë që nuk e latë ta bënte Esati e bëri Ahmet Zogu?

Rustemi:- Dhe u la ta bënte?!

bubullima:- Ai bëri edhe më tepër. Vrau Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Ali Nivicën, syrgjynosi Fan Nolin, Halim Xhelon...

Rustemi:- Po më çmend!... Paska vrarë e syrgjynosur ajkën e kombit dhe të gjitha këto i lejuan shqiptarët?!

bubullima: Z. Rustemi, nga atëherë u bënë dy luftëra, një botërore dhe një për çlirimin e Kosovës kundër Serbisë.

Rustemi:- Dhe kur ndodhi kjo e fundit?!

bubullima:- Në kapërcyellin e shekujve.

Rustemi:- Ishin pjesëmarrës gjithë shqiptarët në këtë luftë të shenjët?

bubullima:- I ndruan rolet. Tash Ju më pyetni... Sa për informim, që ka qenë dashtë ta bëja në fillimin e kësaj bashkëbisede. Në fillim të vitit 1990 shqiptarët pranuan pluralizmin demokratik, një demokraci të importuar, që gjithçka ishte ndërtuar më herët duhej shkatërruar dhe gjithë kuadrove të larta ushtarake, policore e shkencore të ju merret e drejta e punës, kështu qe ky projekt kapi shifrën mbi dhjetëmijë veta.

Rustemi:- Nuk po kuptojë?! Mbi dhjetë mijë veta ishin kudra të rangut të lartë në Shqipëri?!

bubullima:- Kjo ishte tepricë për udhëheqjen e re politike.

Rustemi:- Shqipëria paska pasur ushtri të fortë, deri sa paska arritur të ketë tepricë kuadrosh?!

bubullima:- Pas Luftës së Dytë Botërore, forcat çlirimtare erdhën në pushtet. Zogollët dhe sorollopi i tij ikën dhe zgjodhën tri porta të ikjes, Beogradin, Athinën dhe Romën.

Rustemi:- Për mrekulli! Po me Zogun çka u bë?

bubullima:- Ai e la Shqipërinë ditën e pushtimit nga Italia, sepse paraprakisht kishte një traktat me ta dhe morri gjithë thesarin e shtetit me vete dhe as që çau kokën për shqiptarët e për ushtrinë e policinë e vet.

Rustemi:- Jam i tronditur nga këto që po dëgjojë. Kam nevojë të informohem. Çka u bë pastaj?!

bubullima:- Analfabetizmi u zvogëlua gjer mbi nëntëdhjetë përqind. U ndërtuan rrugë, hekurudha, uzina, hidrocentrale që mundësuan elektrifikimin e gjithë Shqipërisë londineze,(Shqiperi londineze qujam sot Shqiperin e dale nga konferenca e Londres) institute, akademi etj. Të gjitha këto në kushtet e një gjendje lufte me Greqinë dhe me Jugosllavinë (ish mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene) sepse që të dyja kishin pretendime territoriale, e para me një Ligj, ndërsa e dyta përmes lojës së Zogut edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo ajo qeveri nuk i pranoi asnjëherë kufijtë me këto dy shtete.

Rustemi:- Ju lumtë! Përsëri Zogu në skenë përmes Serbisë?!

bubullima:- Po. Kundër kësaj Shqipërie londineze, sepse ishte dhe është në kufijtë që iu caktuan atëherë, ishin të gjithë. Siç të thash më herët, në vitin 1990 e këtej u bënë gjashtë qendra të artikulimit politik shqiptar, nën moton e demokracisë, që deri atëherë ishin dy. Tirana shqiptare dhe politika e Prishtinës antikombëtare.

Rustemi:- Dhe Lufta?!

bubullima:- Ajo për çlirim dhe bashkim kombëtar nuk gjeti mbështetje te këto qendra të artikulimit politik. Në Tiranë pjesërisht, ndërsa në Prishtinë, Tetovë, Podgoricë, Ulqin dhe Preshevë zyrtarisht ishin kundër luftës, e si qytetarë iu përgjigjen zërit të atdheut nga të gjitha këndet e botës ku ishin shqiptarët.

Rustemi:- Nuk e dinin se janë të pushtuar e poshtëruar?!

bubullima:- E dinin, por pansllavistët ishin më shumë, mjetet financiare ishin më të mëdha, kishin krijuar rehatin për vete e familjet e veta, ndërsa luftëtarët e lirisë ishin pa bukë, pa armë, edhe pse kishin krijuar fonde në mërgatë. Bile janë munduar përmes propagandës edhe t’i akuzojnë për rrokje armësh deri në shkalën e bashkëveprimit me Serbinë.

Rrustemi:- Do të thotë, në këtë luftë të shenjët, siç e thatë Ju, kanë marrë pjesë një masë e vogël, nuk keni arritur të çliroheni pa ndihmën ndërkombëtare dhe ata tash e bëjnë politikën e shqiptarëve dhe i japin kahe zhvillimeve të mëtejme përmes bisedimeve, gjithnjë në favor të Serbisë!

bubullima:- Mirë e keni nxjerr përfundimin.

Rustemi:- Dhe?!

bubullima:- Ju e keni thënë, pa pavarësi ekonomike, nuk ka pavarësi politike. Këtë sot nuk e thotë askush, madje edhe zhvatin të gjithë sa mundën e sa ju epet mundësia, kudo në trevat kombëtare. Në këtë planë e kanë një gjuhë të përbashkët të gjithë... Ky vit është vit i përvjetorit të njëqind të mëvetësisë së Shqipërisë dhe u ngritën lapidare të merituarve, si Ahmet Zogut...

Rustemi:- Talleni me mua?!

bubullima:- Jo z. Rustemi, pse reagove ashtu?

Rustemi:- Pas gjithë asaj që ka bërë ky tradhtar, paska zëra që i këndojnë këngë lavdie e madje edhe t’i ngrehin lapidar?! Jemi në kohën e Vaso Pashë Shkodranit, kur thotë Oj e mjera Shqipëri!

bubullima:- Po mirë, çfarë përfundimi nxjerr, kur ky lapidar tashmë është marrë qëndrim të ngritët në kryeqytetin e Shqipërisë?

Rustemi:- Ata që kanë ndarë mendjen për një veprim të tillë, sigurisht janë filo serb, grek, turq, etj. Përndryshe një shqiptar me mendje në kokë nuk do ta bënte një gjë të tillë, sepse në këtë mënyrë rehabilitohet gjithë politika serbe kundër shqiptarëve.

bubullima:- Në kohën e Juaj çfarë politike bëhej në planin kombëtar?

Rustemi:- Vet zgjedhja ime për të përfaqësuar shqiptarët e Kosovës nënkupton të gjitha. Te ne mbizotëronte fryma e bashkimit kombëtar, e për këtë kemi edhe dëshminë e anëtarëve tjerë, siç ishte Hasan Prishtina, Bajram Curri e të tjerë.

bubullima:- Në kohën e Juaj bëhej presion për lëshuar pe në politik në dëm të çështjes kombëtare?

Rustemi:- Shumë madje. Rrethanat e krijuar pas lufte dhe presioni i fqinjëve e fuqive të mëdha ishte tepër i madh.

bubullima:- Çfarë do të kishit bërë ju si grup parlamentar, sikur Kryeministri të falte toka fqinjëve?

Rustemi:- Lëri shakat. Cili kryeministër do të falte toka?!

bubullima:- Në Shqipërinë londineze kjo ka ndodhur në relacion me Greqinë.

Rustemi:- E kanë pru apo jo grekët në pushtet, ky Kryeministër ka qenë dashtë, të paktën, të burgoset dhe të marri verdiktin e kombit. Nëse kjo është toleruar, do të thotë shqiptarët paskan rënë në gjumë dhe kanë humbur identitetin e vet në kohë. Gjërave të tilla duhet ndërprerë rrugën me çdo mjet të mundshëm dhe gjithnjë do të merret si veprim demokratik.

bubullima:- Për fund?

Rustemi:- Gjatë gjithë kësaj bisede keni përmendur Shqipëri londineze dhe pesë qendra të artikulimit politik të problemit shqiptar. Kjo më jep për të kuptuar se ende nuk e kemi Shqipërinë të bërë. Për këtë njëqind vjetor pavarësie gjithë shqiptarët duhet të qohen në një demonstrim nëpër qytetet për të bërë presion për bashkim kombëtar të qeveritarët e vet, te kuvendarët e vet dhe te faktori i jashtëm dhe të rrokni situatën në dorë, pra kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit, e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë.

bubullima:- Faleminderit z.Rustemi