Festa e lashte Pellazgo/Ilire e Pranveres
Afrodita Mf
Pershendetje shqiptare njeqind per qind shqiptar!
Mbas deshperimit tejet mase te pakapercyeshem qe me sollen disa ngjarje e njerez ne kete loje, shkruaj vetem per hir te kenaqesise qe me sjell “kendimi” i vlerave qe kemi trasheguar nga gjysherit dhe stergjysherit tane; flas per ata qe kane akoma gjak te paster shqiptari ne deje.
Habitem se sa padituri (injorance) ka kaplluar popullin tone te gjore qe nuk njeh as festat e veta por perkundrazi,kane edhe pafytyresine te kundershtojne duke shpalosur ne menyre te turpshme boshllekun qe permbush kokat e tyre.
Me duhet edhe te permbledh sa me shume sepse rreziku me i madh eshte qe nuk do e lexoje njeri se gjynah,disa lodhen duke lexuar pese minuta rresht.
Siç e dini gjurmet e pellazgeve tregohen si ato te popullit me te lashte (qe njihet) ne tokat tona, e jo vetem meqe edhe ne shkrimet me te lashta tregohet si qyteterimi baba i gjithe Europes. Vete Homeri pranon ne shkrimet e tija se helenet mesuan prej pellazgeve artin e punimit te metaleve,artin e ndertimit, mesuan shkrimin dhe moren hyjnite pellazgjike duke i adhuruar. Aq sa emrat e ketyre hyjnive gjejne shpjegim te mirefillte vetem me gjuhen shqipe, siç me takon shume here tu shpjegoj shqip shqiptareve se emri im i hyjnise/perendeshe Afrodita apo Aferdita shpjegohet vetem me shqipen Afer Dites/Drites,pra siç edhe e dime eshte edhe planeti afer Diellit perpos simbolikave te tjera qe perfshin
Keshtu gjuhesoret (lingustiket) boterore nga ato pak mbishkrime pellazge (por edhe etruske) te mbetura munden ti gjejne shpjegim vetem duke perdorur gjuhen shqipe,aq sa edhe latinishtja e mevonshme nga gjuha shqipe ka pervetesuar shume nga kjo e fundit,ose themeli i te dyjave ka qene gjuha para-ilire pellazgjike.
Ne shkrimet e lashta para-iliret e quajtur pellazg cilesohen si “bij te tokes”,”njerez te mbire nga dheu” (sipas feve te sotme njeriu u krijua nga dheu). Kjo ne na kujton sa te lidhur jane shqiptaret me lirine (ilir) dhe token (arber).
Pra kalimi nga pellazget-iliret-shqiptaret gjen nje vije te drejtperdrejte ku si hallke/rrjedhe kryesore qendron gjuha. Mirepo per fat te mire kane mbetur shume nga festat,besimet,doket e tyre ne perditshmerine e shqiptareve te paster, aty ku shkijet apo mongolet osmano-turk si armiq te fundit, nuk kane arritur te cenojne apo akoma me keq te zhdukin kete rrjedhe.
Keshtu kalojme per pak shpjegim tek fete bashkekohore (moderne) siç eshte judaizmi (jewish) qe ka frymezuar me pas krishterimin dhe islamin,pasi baza e ketyre percillet nga e para. Mirepo them bashkekohore sepse ne krahasim me besimet e lashta nga ku vete judaizmi merr jete ka nje hapsire prej dhjetera-mijera viteve.
Keshtu pashket e krishtera rrjedhin nga pashket e hebrenjve apo izraeliteve aq sa edhe fjala pashke vjen nga latinishtja pascha qe rrjedh nga gjuha aramaike kusherire e asaj hebraike pesah, kuptimi i se ciles pergjithesisht do te thote te kalosh me tej,te tejkalosh. Kete e lidhin me kalimin e detit nga populli hebre per ti shpetuat ndjekjes nga faraoni, pra kalimi nga roberia tek toka e premtuar; ose e lidhin me kalimin e engjellit te vdekjes pertej shtepiave te izraliteve te lyera me gjak si shenje njohjeje nga engjelli qe kursente banoret brenda tyre dhe vriste vetem armiqte.
Keshtu te krishteret kete kalim e lidhin me Jezusin qe kalon ne boten e pertejme. Keshtu pashket ishin festa me e rendesishme e krishtere derisa marketingu nxorri ne pah krishtlindjet e 25 dhjetorit, i lumte coca-coles 😃
(nje tjeter feste pagane e pervetesuar nga feja pasi Jezusi sipas perllogaritjeve duhet te kete lindur rreth prillit. Ne kete date festohej Lindja e Diellit qe adhurohej sepse jepte jete,prandaj per iliret kishte shume rendesi ashtu si edhe toka qe jepte jete, festohej fitorja e drites mbi erresiren).
Keshtu kalojme lirshem tek e verteta,tek festa e lashte shqiptare dhe njekohesisht e botes se lashte.
Simboli i saj ishte veza e cila simbolizonte “pjellorine” dhe rikthimin e perhershem te jetes. Keshtu veza i bashkangjitej dites se ekuinoksit te pranveres, pra dites simbolike te rigjallerimit te jetes, te mbarimit te dimrit ftohte/erresire dhe rizgjimit te bimeve dhe kafsheve,te nisjes se stines se mbjelljeve,pra rikthimit te jetes.
Kjo sepse veza gjendet edhe me heret ishte simbol i pergjithshem i jetes, qe ne qyteterimet me te lashta universi apo kozmi ishte i paraqitur si nje veze “kozmike” ku dy gjysmat e se ciles,toka dhe qielli bashkoheshin duke marre kete forme,pra zanafilla e jetes.
Po ashtu hyu (hyjnia) egjiptiane Ptah (Pan per pellazgo/iliret),krijuesi i njerezimit tregohej ndersa shkrinte/farketonte nje veze. Apo simboli i fenikeve qe ishte nje gjarper i ngritur me nje veze ne goje. Keshtu keto popuj,por edhe gjermano/teutonet, babilonasit persianet dhe kinezet si dhurate per urim te mire jepnin veze njeri-tjetrit.
Po keshtu edhe iliret dhuronin veze shume ngjyreshe,me larmi te pafundme, si simbol i ngjyrave plot jete te pranveres (ne te njejten kohe ne Indi kremtohet festa e ngjyrave,si mirseardhje per pranveren dhe fitoren e se mires mbi te keqen). Ketu te krishteret vjedhin idene dhe i ngjyrosin vetem me te kuqe per te paraqitur gjakun e Jezusit.
Por shqiptaret e vertete gjithsesi nuk kane harruar dhe nuk e ngaterrojne trashegimine e te pareve.
Ne te njejten kohe nderlidhemi edhe me traditen e popujve te lashte gjerman apo teuton qe adhuronin ne te njetat dite hyjneshen Eostre (nga ku rrjedh fjala Easter nga popujt gjerman anglo-saksone) e cila ishte hyjnesha e pjellorise,ashtu si edhe Aferdita per pellazgo/iliret.
Keshtu hidhemi tek babilonezet e lashte qe adhuronin hyjneshen Ishtar e cila sillte perseri ne jete (ringjallte) nga bota e pertejme burrin e saj, hyun Tammuz. Pra simboli i ardhjes se drites/jetes duke lene erresiren/vdekjen. Pra emri Ishtar dhe simbologia e saj gjendet rradhazi si Iside tek egjiptjanet, Astarte tek feniket, Ashtoreth tek hebrenjte, Eostre-Easter tek teutonet, por ajo çfare duhet te theksohet si me e rendesishme eshte se me emrin Ishtar babilonezet quanin planetin Aferdite (apo Venere per latinet), qe njihej si gruaja e diellit/drites. Pra perkatesia me simbologjine pellazgo/ilire eshte e plote pasi popujt e lashte me se shumti kishin zanafillen e njejte.
Nderkohe qe Venere per latinet dilte nga nje guacke e bukur ne vend te nje perle, ne kohe me te lashta per babilonezet Ishtar/Aferdita do te lindte nga nje veze e rene nga qielli ne lumin “e shenjte” Eufrat.
Keshtu popujt gjermane na percjellin edhe kultin e lepurit si simbol i pjellorise dhe i pranveres. Kult i perhapur shume gjere pasi Keltet edhe i rrisnin keto kafshe duke lejuar gjuetine e tyre vetem gjate pak diteve te festimit te pranveres. Popujt e veriut (vikinge/teutone) paraqisnin hyjneshen Freya te ciles i sherbenin lepujt, ndersa Eostre shpesh here e paraqisnin me koke lepuri. Po ashtu atzeket lidhnin lepujt me henen (simbol femeror). Ndersa pellazget thonin se kafsha e eger me e dashur e Aferdites ishte lepuri.
Se fundmi nga ketu rrjedh edhe simboli i lepurit te Playboy (dhe vajzat quhen lepurushe) pra pikerisht per simbolizimin e larte te pjellorise qe ka.
Pra festa boterore ne pergjithesi, por pellazgo/iliro/shqiptare ne veçanti,eshte ajo e Pranveres, e ringalljes se jetes tokesore e qiellore.
Pra krenohuni me shqiptarizmin qe keni,mbajeni te paster,nderojeni, pasi eshte me i vjeter se vete historia 😃
Comments
artikulli me i bukur dhe terheqes qe kam lexuar thuajse prej nje viti e me shume ne erepublik!!!
e thene nga ty Bujar qe ke shkruar nje permbledhje te mrekullueshme ne ate liber prej plot 725 faqe dituri, eshte me te vertete nje kenaqesi \0/
kurse une (dhe ti e di qe nuk e kam zakon ta fsheh te verteten!) po te them se ky artikull do te meritonte te botohej ne çdo gazete shqiptare qe per fate te keq jane te mbarsura vetem me artikuj te merzitshem neveritshem dhe per me teper edhe antishqiptar!
V
V e madhe Shtypi o/
v
Paramendoni qe mbi keto kremtime e doke iliro/shqiptare me fliste gjate stergjyshja ime tetovare qe vdiq 128 vjeçe drite paste. Nxehej kur tregonte se si fete kane pervetesuar keto festa duke u nderruar emer e duke i bashkangjitur "shenjtore" dhe qeshte kur thoshte se sa lehte njerezit nderonin te njejten feste me nje emer sot e me tjeter te nesermen 😃
A mos e keni inqizu tu fol, kish me kon shume argument i fort!
per fat te keq jo, ishin akoma kohe me vhs, vitet e para 80. Por per fat te mire pleq ka akoma plot qe mbajne mend mire doket e vjetra,sidomos ne treva ku nuk i jane dorezuar kurre asnje pushtuesi, biles as regjimi komunist nuk ka mundur me i thy.
Por rendesi ka qe ka lene ne trashegimi nipa e mbesa shqiptar siç i ka hije shqiptarizmit 😃
votuar e artikulll shum domethenes
teper bukur e ki shkrujt moter, me te vertete te lumte o/
Artikull i bukur te lumshin duart per ket artikull do ishte mir qe te shkruaje me shum reeth historis ton sepse ne shkolla ne mesojm vetem rrena rreth historis ton
Voted
Shyqyr qe te kam merzit dhe po shkruan artikuj🙂V
nuk eshte merita jote 😛
e vertete une ngaterrova M me N 🙂
Bravo skjarim shume logjik 😉
o/
Faleminderit per kete artikull.
Iliret pagane festonin dhe adhuronin zotat e tyre,ata qe sheh apo prek perdite,diellin ,token, qiellin,ujin ,shiun,ushqimin e perditshem.
Ata nuk besonin ne zotat e pakuptimte te ardhur nga lindja e mesme,besim qe bazohet mbi friken se zoti mund te hakmerret ndaj teje po nuk e besove.
Planetet kishin emrat e zotave psh Mars(i marre i cmendur) Aferdita(sepse eshte planeti qe duket edhe pasi ka zbardhur dita ose ne muzg pa u erresuar mire,afer dites),Athina dikur perendia e dijes qe me vone gabimisht nga greket u quajt e luftes kuptimin e ka nga shqipja "e thena"
flm edhe njehere
Vete fjala Zeu (zani-zeri), (Zeus) do te thote Ze, ashtu siç kemi edhe Zanat e maleve. Iliret kremtonin JETEN, dhe gjithçka e natyres qe ua mundesonte kete, festonin te mbjellurat,te korrurat, kishin lidhje te mire me dheun/token,me kafshet. Nderonin gjithçka qe u sillte Jete!
Prandaj fshihet e mundohet te prishet,shkaterrohet,zhduket gjithçka nga ky qyteterim kaq i paster e i ndritur; i ben dem feve/marketing qe mbysin e skllaverojne sot njerezimin.
Kenaqesi per mua 😃
Perendesha e tokes dhe pjellorise ishte Dhemetra(dhe+miter) kuptimplote ne shqip emri i saj.Kesaj Perendeshe i beheshin nderimet me te medha sepse ishte Nena e Jetes mbi Toke
vote
Bravo
bravo v 🙂
Shum artikull i mir ama mu dok e pakuptimit ne 1 artikull per pellazgo-iliret me lidh edhe me simbolin e playboy diqka qe nuk besoj qe lidhen kurqysh 😛
nuk lidha simbolin, tregova se ku marrin idete per marketing,pra disa simbole degjenerohen dhe njerezit i lidhin vetem me ide te uleta kur ne te vertete kane nje burim shume me fisnik. Te permenda edhe coca-colen qe eshte skandal akoma me i madh pasi eshte nje nga rastet me te kthjellta ku leku/business,nje firme ndryshon nje tradite per gjithe boten, vendos ngjyrat dhe simbolet sipas qefit.
mir o ejjj te krishteret skan vjedh asni ide edhe si ngjyrosin vezet veq me te kuqe po me qfardo ngjyrave qe ekzistojn edhe jezusi ka lind me 25 dhjetor kta e pranon bibla e pranon kurani.E sa per fjalet qe i the per iliret dhe pellazget te lumte goja se me te vertet kane qene bijt e Evropes
djalosh, kur une shkruar matem mire, kam vite studime pas kraheve 😃
Te krishteret vendosen qe vezet ti ngjyrosnin vetem me te kuqe,sot shume tradita te fese se vjeter krishtere ruhen nga pjesa ortodokse.Nuk flas per keto sllavo-greket pasi keta jane te fundit ne rradhe,ortodoksit e vertete jane ne Egjipt e quhen Kopte, ne Siri (nje pjese i quan Moron), Liban, pjese te Turqise, Armeni,Kurd,Etiopi, pra zemra e qyteterimit nga ku doli kjo fe.Ne Europe u kembengul shume por duke qene se shume zona nuk deshen tia dinin (Gjermanet ne krye) vazhdoi te mbahej tradita shumengjyreshe.Deri dikur,deri para hyrjes se regjimeve komunisto/socialiste siç i quanin, ne trevat shqiptare ndahej teper mire festa fetare nga "Doket e vjetra". Dale ngadale arriten ti zbehin por fatmiresisht nuk i kane zhdukur akoma.Kush po me vjen ne shtepi keto dite per vizite une po i dhuroj veze pothuajse te gjithe o ne çast ose me ka marre ne tel per te me thene "tash po mkujtohet se edhe gjyshja jeme mi bonte vezet e ja dhuronte kojshive" ose "pyeta babin e me tha qe edhe ne i bojshim.
Jezusi nuk ka lindur ne dhjetor,nuk e ka te shkruar as bibla e as kurani,as vitin,as muajin e as datn e perpikte te lindjes.Prandaj ka ndryshim midis krishtlindjeve katolike edhe atyre ortodokse.Meqe permendet se ne kohen kur ka lindur Jezusi mbreteronte Erodi,ky i fundit ka vdekur ne vitin 4 para eres se re apo para lindjes se jezusit,pra ka lindur se paku 4 vjet perpara vitit te percaktuar. Meqe ishin barinjte qe pane yllin atehere flitet ose per fundin e vjeshtes ose akoma me mire per fillimin e pranveres,prandaj ne bashkesi te ndryshme fetare lindja e Jezusit festohej 21 marsi,28marsi, 18 prill, 23prill,20maj,29maj,qershor,korrik,15shtator, 6janar,10janar,data keto qe nuk i kam hedhur keshtu kot,por qe sot e kesaj dite disa bashkesi i kane ndenjur besnik. Prandaj ne 336 u vendos ana komerciale dhe u zgjodh 25 dhjetori duke u vjedhur popujve te lashte (edhe ilireve) festen e Lindjes se Drites/Diellit.
Fete bashkohore jane vetem trillime tregtare/comerciale, ne fakt jane makina te verteta lekesh qe zoterojne pasuri te papara kur ne teori duhet te ndihmojne njerezit qe te mos vuajne per buke (pasi prej tyre edhe i vjelin leket),apo edhe te vdesin prej urise si ne shume zona te botes. Tallen me ne prej krijimit te tyre,sidomos kur feja kerkon pushtet dhe kush e perhap behet bej e aga,atehere ajo fe ka diçka qe nuk shkon qe ne parim.
une nuk di per ortodokset por per katoliket sepse jam vet dhe tek ne kuur nuk jane ndaluar ngjyrat tjera per ngjyrosjen e vezeve por nuk ja vlen te shtyhemi ketu per FE sepse feja e vertet e shqiptarit eshte SHQIPTARIA
ti nuk je katolik por nje i genjyer katolik. Ndarja e kishave ne ate perendimore dhe ate lindore erdhi pasi gjithe keto broçkulla i ishin shitur dhe imponuar me dhune popujve. Une kam jetu ne vende katolike e ta siguroj se vezet as nuk i bejne me,prandaj varet deri sa ka arrit mashtrimi tek palca kurrizore e nje krahine apo pjese populli. Se zotrote the qe nuk i ka vjedhur feja e krishtere asgje por si duket nuk paske lexuar asgje nga ato qe kam shkruar.
Feja e shqiptari eshte Shqiptaria vetem per shqiptaret qe nuk e kane humbur busullen 😃
Qdo fjali esht e tepert Nuk di qte them veq se te lumt ajo dor
eHistory 😛
veq pjesen e par ty me ta lexu qka ke shkru nuk e meriton me ta lexu pjesen tjeter se po mundohesh me than qdo kund "un i di tgjitha ju sdini asgj" "un jam 100% shqiptar ju sjeni" etjetj.. gje qe aspak nuk eshte e vertet .
Krejt mburren qe jan shqiptar jo veq ti , po per me kan shqiptar i vertet duhet me deshmu ne shum aspekte e jo veq me disa postime e disa shkrime .
ti je njeri me komplekse te renda dhe shume te thella,perfundimet qe nxjerr mbaji per vete se nuk i perkasin te vertetes.
A ishe ti ai qe the se kjo feste nuk ishte iliro/shqiptare por ishte e krishtere?!?!?! Apo keto nuk i thua ti ne nderhyrjet e tua te ndritura.
Nejse,kjo padituria jote dhe e njerezve si puna jote ishte shkas qe me shtyu te shkruaja artikullin,se une te pakten di çfare eshte shqiptare dhe e nderoj edhe ne jeten e perditshme.
V e madhe mir qe shkrujte diqka te mir se me politik bajat
Feja ose besimi i verber gjithmon ka qen shoqerus i njerzimit ne te gjitha hapat e zhvillimit te tij
Per mua ka rendsi qe feja na ndihmon te tregojm qe jemi populli me i lasht ne bot
Aferdrita esht planeti venus dhe te gjitha ata qe kan lexuar kodin e da vinçit e njohin rendsin e ktij planeti ne zhvillimin e fes ne shkalle boterore
Feja eshte kanceri i njerzimit, sa e sa luftra jan kryer per te, sa e sa njerez e pupuj kan vuajtur prej saj dhe vazhdojn te vuajn,
po te shohesh shtetet me te prapambetura jan edhe ato me besimtar fanatik te lart
fjalet e tua jane te perpikta por do te doja te theksoja diçka me shume rendesi. Ka ndryshim midis fese dhe besimit. Feja ngrihet ne istitucion dhe kerkon te rrembeje pushtet,kerkon kontroll mbi popullsine,ushtrine dhe si rrjedhoje mbi pasurine te cilen e perveteson. Kjo sjell shkaterrim me kalimin e kohes, si shembull merret çasti kur ne Egjiptin e lashte hyu Diell u pervetesua nga faraoni i cili e quajti vetveten hy. Kjo perkoi me fillimin e shkaterrimin te atij qyteterimi. Sot gjejme "ministrat e Zotit", apo"dijetaret",njerez qe abuzojne me vendin qe mbajne.
Besimi eshte ndjesi e paster,eshte kuptim i asaj çfare te rrethon,ndergjegjesimi se varesh dhe sa nga diçka. Ne rastin e ilireve ishte nje besim shume i paster tek elementet e natyres, tek drita/dielli,tek dheu/toka,tek shirat etj.
Samurai ne Japoni kishin besim tek permiresimi i perditshem i çdo veprimi qe benin, jo me kot luftimi i tyre eshte ne shkalle arti.
Egersine me te cilen shfaqen fete sot i largojne ato nga qellimi fisnik i besimit. Fete sillen si shtete hije dhe kane gjetur toke pjellore tek padituria (injoranca) e njerezve, tallen me ta dhe me fatet e tyre. Ne shqiptaret per fat te keq jemi viktima dhe duhet te zgjohemi perpara se te na zhdukin pergjithmone. Se tani kane nisur me perçarjen e brendshme meqe nuk ja dolen me zhdukjen drejtperdrejt, tani po duan me lind kombin kosovar,pjelle shkijesh.