Ezio per CP (1)

Day 2,477, 07:37 Published in Albania Albania by G4bRii2

Pershendetje eShqipetare te nderuar.

Duke qene fillimi i muajit si dhe fillimi i fushates elektorale per President , Une Ezio Tazim ne keto kohe te veshtira per eShqiperine dhe eShqipetaret shpall kandidaturen time per CP .

Duke bere kete gje ,une me vetedije te plote mar mbi supe nje sfide shume te veshtire sidomos per kohen ne te cilen ndodhemi .Kete pergjegjesi dhe sfide une zotohem ti permbahem deri ne fund te mandatit tim .

Ne keto sfida qe perbejne njekohesisht dhe programin tim perfshihen disa objektiva dhe qellime :

1.Riorganizimi i Keshillit Kombetar por me nje reforme renjesore ne aspektin ushtarak dhe politik.

2.Riorganizimi i njesive shteterore si dhe ritja e metejshme e tyre .

3.Aktivizimi serish i "Programit te Ambasadoreve" duke derguar ambasadore ne vendet e tjere te erep si nje menyre shume efikase per te qene ne kontakt te vazhdueshem me to si dhe nje mundesi e mire per lojtaret qe te vene ne pune aftesite e tyre politike .

4.Do behet nje perpjekje e madhe per te rifituar teritoret tona por perseri prioritet ngelet sigurimi i Kongressit .

5.Do te zbulohet dhe hetohet renjesisht per fatin e Fabrikave shteteore si dhe venia e tyre perseri ne sherbim te qytetareve .

6.Dhe e fundit por jo per nga rendesia rikthimi i influences se meparshme te eShqiperise ne arenen boterore duke rishikuar disa vendime dhe partneritete duke perfshire ketu dhe Aleancat.

Sic mund ta shihni keto jane disa objektiva te veshtire ,por jo te pamundura qe une dhe ekipi im do perpiqemi ti arrijme me pune te palodhur ,por per kete gje nuk mjaftojne vetem keto ,na duhet dhe mbeshtetja e gjithe popullit shqipetar .Per te cilin jam i bindur se do ta arrijme .

Kjo eshte vetem pjesa e pare e prezantimit tim .Ne artikullin e dyte do perfshihen me shume detaje per objektivat si dhe Kabineti i mundshem .

Duke ju falenderuar paraprakisht
Ezio Tazim