eKuizi i Dituris

Day 2,095, 17:18 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje eShqipëtarë

Po e shofim të gjithë se argëtimi në lojë ka rënë dukshëm dhe për këtë skemi cfarë të bëjmë apo si tja bëjmë, por në këtë rast unë kam organizuar një Kuiz me pyetje Gjithcka nga eRepublika, me më shumë se 100 pyetje dhe 3 vendet e para marrin shpërblime.

Si Funksionon, ku dhe kur organizohet ky kuiz etj.

Kuizi do të mbahet në kanalin #staffi, të Shtunën në ora 21:00 apo 12:00 eRep time

Pyetjet paraqiten në këtë mënyrë:

1.Sa Gold duhet të kesh që të hapësh Gazetën?

Përgjigja duhet të jetë:
2 - vetëm ajo qka kërkohet dhe jo
2 Gold apo dy Gold etj.

Gara do të bëhet në 3 Rounde nga 50 pyetje!

Vendi i parë do të ketë shpërblim 500 ALL
Vendi i dytë do të ketë shpërblim 300 ALL
Vendi i tretë do të ketë shpërblim 150 ALL

Kurse personi që ka marrë më së shumti pikë gjatë gjithë tournamentit do të shpërblehet me 50 Tanke Q7.

Vemendje:Nëse 1 person është në top3 në 2 apo 3 roundët atij shpërblimi do ti shtohet për 10%.

Prandaj ky Kuiz nuk është vetëm Kuiz i thjeshtë por këtu mësoni dhe do të fitoni shumë nga kjo gjë.

Këshillë:Nëse doni të kryesoni në vendet e para fituese duhet të jeni i shpejtë dhe të dini rreth eRepublikës, ka raste ku duhet të përdorni edhe logjikë.

Ju Faleminderit

Idea dhe Organizimi
Labern