ROLI, MISIONI, STRUKTURAT DHE DETYRAT E FORCAVE TE ARMATOSURA TE TROJEVE SHQIPETARE (komentoni 25 veta)

Day 2,653, 03:17 Published in Albania Croatia by DUKAGJINI88

Forcat e Armatosura të Trojeve Shqiptare janë ndërtuar,
përgatiten e funksionojnë sipas parimeve themelore të ndërtimit e të
funksionimit të organizmave ushtarakë në shoqëritë demokratike. Ato
mbështeten në një kuadër të plotë ligjor. Në marrëdhëniet e tyre me
shoqërinë, ato i nënshtrohen kontrollit civil demokratik dhe angazhohen për
kryerjen e misionit kushtetues: ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe
tërësisë territoriale të vendit, mbrojtjen dhe mbështetjen e popullit në
kohë paqeje, krize e lufte, si dhe dhënien e kontributit për paqen dhe
sigurinë në rajon e më gjerë.
Forcat e Armatosura përbëhen nga Forca Tokësore, Forca Ajrore e Forca
Detare.
Forcat e Armatosura integrohen në tre komanda kryesore: Komanda e
Forcës së Bashkuar (KF😎, Komanda e Mbështetjes (KM) dhe Komanda e
Doktrinës dhe e Stërvitjes (KDS).

Me respekt,
Dukagjini88