(Draft ligj) Për shtetesinë e Shqipërisë.

Day 1,710, 12:18 Published in Albania Albania by Rilindasi

LIGJI PËR SHTETESINË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË



KREU I PARË

DISPOZITAT E PERGJITHSHME

Neni i parë
Fushëveprimtaria e ligjit

Me ketë ligj, përcaktohen menyrat e fitimit dhe humbjës së shtetesisë së Republikës së Shqipërisë, dhe regullohen çeshtjet tjera që kanë të bejnë në lidhje më shtetesinë e Republikës së Shqipërisë.

Neni i dytë
Përkufizimet


"Shtetësi" nenkupton një lidhje juridike, midis shtetasit të Republikës së Shqipërisë dhe një përsoni , që rezulton me të drejta dhe detyrime të ndersjella.
"Organ kompetent" nënkupton Ministrinë e Puneve të Brendshme.
"Shtetas i huaj " nenkupton çdo person i cili nuk është shtetas i Republikës së Shqipërisë.
"Natyralizim" nënkupton fitimin e shtetesisë në bazë të kerkeses së shtetasit të huaj, bazuar në ketë ligj.

Neni i tretë
Shtetesia e shumëfishtë

Shtetasi i Republikës së Shqipërisë , nuk mund të mbaj njekohësisht edhe një shtetesi të një vendi të dytë.

KREU I DYTË

FITIMI I SHTETESISË

Neni i katertë
Menyrat e fitimit të shtetesisë

Shtetesia e Republikës së Shqipërisë fitohet:

A) Me lindje.
B ) Me Natyralizim.


Neni i pestë
Fitimi i shtetesisë me lindje.

Një person behet shtetas i Republikës së Shqipërisë , me automatizëm që nga momenti i lindjës së tij në Republikën e Shqipërisë.


Neni i gjashtë
Fitimi i shtetesisë me natyralizim.


Shtetasi i huaj e fiton shtetesinë e Republikës së Shqipërisë me kerkesen e tij , nese i plotëson keto kushte:

a) Është shtetas i shteteve aleate.

b) Deklaron se me sjelljen e tij, pranon rendin juridik të Republikës së Shqipërisë.

c) Deshmon se ka blerë licencen për të shitur produkte në shtetin shqiptar( 1)

d) Nuk do të merë pjesë në jetën politike në vend (2)


e) Dispozitat e pikes c, dhe d, nuk vlejnë për qytetaret me kombësi shqiptare.


f) Shtetasi i huaj, nuk e fiton shtetesinë nese nuk e deshmon pran organit kompetent permbushjen e kushteve të parapara në Nenin Gjashtë të ketij ligji.


Neni i shtatë
Menyrat e humbjës së shtetesisë


Shtetasi i Republikës së Shqipërisë e humb shtetesinë shqiptare, në momentin që behet shtetas i një shteti tjetër.


Neni i tetë
Detyrat e organit kompetent.


Kerkesat parashtrohen në ketë dokument ---- (linku i dokumentit)


Organi kompetent , pasi veren permbushjen e kushteve për të i dhenë shtetesi një shtetasi të huaj, i benë kerkesë parlamentit për të aprovuar shtetesinë e shtetasit të huaj në fjalë.


Neni i nëntë
Hyrja në fuqi







Miratuar nga:

Kuvendi i Shqipërisë.





SHËNIM: KY DRAFT I DERGOHET PARLAMENTIT SHQIPTAR, NGA ANA E RILINDASI-T SI DEPUTET I PARLAMENTIT SHQIPTAR. BEHET PUBLIKE NË GAZETEN TIME, DUKE KERKUAR NË PARLAMENT MIRATIMIN E KETIJ LIGJI TË NEVOJSHËM PËR RENDIN JURIDIK TË SHTETIT TONË.
KY ËSHTË VETËM DRAFT, ANDAJ MUND TË PESOJ NDRYSHIME, SIGURISHT EDHE NGA PROPOZIMET E QYTETAREVE TË SHQIPËRISË.