SKENDERBEU,MBRETI I SHQIPONJAVE....

Day 1,652, 01:48 Published in Albania China by shpetim85

Historiani i njohur anglez Edward Gibbon flet per Skenderbeun si gjeneral qe krahasohet me Aleksandrin e Madh dhe Pirron dhe per shqiptaret si race luftetaresh. Edhe Fan Noli thote se ne fushatat kunder turqve per rimarrjen e Kostandinopojes, humanistet si Filelfo, i shkruanin liderve europiane: Ne kemi Skenderbeun dhe shqiptaret si aleate. (Njesoj si te thuash sot, kemi Ameriken si aleat). Shqiptart gjithmone kane pasur fame si luftetare te zot.
Skenderbeu eshte vleresuar dhe caktuar GJENERAL qe ne kohen e tij. Mbreti Alfons e caktoi Skenderbeun si GJENERAL KAPEDAN te Mbreterise se Aragonit (rreth vitit 1451) mbreteria me e forte e Europes Perendimore ne ate kohe. Pra ky titull (Gjeneral) nuk eshte i sajuar. Me pas edhe Papa e caktoi Skenderbeun si GJENERAL KAPEDAN, pra si kryekomandant. Ne SHBA, rolin e kryekomandantit e ka Presidenti Amerikan, me ndryshimin e vetem se ai nuk shkon vete personalisht ne terren ne fushen e betejes, por e drejton ushtrine nga Shtepia e Bardhe!🙂. Gjithashtu, me duket interesante qe kalaja e Skenderbeut konsiderohej si Kalaja e Bardhe!🙂.
Pse krahasohet Skenderbeu, Gjenerali i Shqipeve, me gjeneralet me te medhenj te botes per shekuj me radhe, ne Europe? Nje nga arsyet eshte kjo. Sepse Perandoria Ottomane ne kulmin e fuqise se saj, kur Mehmeti II ishte Sulltani i saj, ishte perandoria me e fuqishme qe kishte pare bota deri ne ate kohe. (Koment i Anthony Pagden, Profesor Historie qe ben nje vleresim mbi librin Endrra e Osmanit te Caroline Finkel). Sikur kundershtari te kishte qene i dobet, fitorja nuk do te kishte shume vlera. Por kundershtari i Skenderbeut ishte PERANDORIA ME E FUQISHME qe kishte pare bota deri ne ate kohe.

Piktura Europiane qe u zhvillua pas Rilindjes Europiane, pra ne shek. XV-XIX, i ka paraqitur shqiptar't vazhdimisht si luftetare qe mbajne gjithnje arme me vete, shpate, pistolete, pushke, etj. Kjo vinte sepse shqiptari njihej ne radhe te pare si luftetar i zoti. Armet e Skenderbeut jane shume te famshme dhe sot ato gjenden ne nje nga muzete e Vjenes. Poeti Kombetar i Shqiperise, Naim Frasheri, shkroi keto vargje kur e vizitoi kete muze:

'Lum ti, moj Shqiperi, thashe/
Armet e tij kur i pashe/
Nde Belvedere, ne Vjene/
Sikur pashe Skenderbene'.



Skenderbeu luftonte me shpata qe kishin permasa te pazakonta. Tregohet ne nje histori se Mehmedi II i kerkoi Skenderbeut qe t'i dergonte nje nga shpatat e tij sepse mendonte se ajo kishte fuqi magjike dhe mund ta ndante helmeten dhe mburojen me dysh. Skenderbeu ia dergoi pa ngurrim. Kur e provoi, Mehmedi pa se asnje ushtar ne oborrin e tij mbreteror nuk mund te realizonte mrekullite e perfolura te shpates. Ai e akuzoi Skenderbeun se e kishte mashtruar (!).
Skenderbeu i pergjigjet se i kishte derguar shpaten dhe jo doren dhe krahun qe mund ta perdornin ate shpate.🙂!
Nga kjo doli edhe nje shprehje qe eshte perdorur edhe ne Europe, p.sh. ne Angli dhe ne France, se
'Shpata e Skenderbeut ka vlere dhe force ne doren dhe krahun e Skenderbeut'.
Ne nje histori rreth Napoleon Bonapartit thuhet se kur po mendohej qe t'i jepej pushtet nje gjenerali te paafte, kjo do te ishte njesoj sikur t'i jepje shpaten e Skenderbeut nje femije. Edhe Iliret njiheshin per shpata te vecanta qe kishin ne doreze koken e shqiponjes. Kete detaj mund ta gjeni ne nje statuje te kater perandoreve ilire te Romes ne kohen e Diokletit (anglisht Diocletian). Edhe armet e tjera shqiptare pas kohes se Skenderbeut, shpatat dhe pistoletat, ishin shume te famshme dhe ishin te zbukuruara me ar dhe argjend.

Fragment nga Skenderbejada:
Mbreti Skenderbe e goditi turkun Giron me shpate me zverk me kaq shume force saqe nje gje shume e cuditshme ndodhi. Koka e Gironit fluturoi me ajer dhe perfundoi mbi shalen e nje ushtari tjeter turk. Ai kujtoi se ishte koka e tij, kaq shume i kishte hyre frika ne bark. 'Allah - tha ai. Skenderbeu ma preu koken'. Me keto fjale i beri te gjithe te qeshin