Situata aktuale në vend dhe tek fqinjët

Day 1,891, 09:26 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

Në të kaluarën kam bërë një artikull të ngjajshëm, që ëshët pëlqyer shumë dhe është pritur shumë mirë, andaj pas një kohe të gjatë vendosa ta bëj edhe një të tillë për të ju informuar mbi situatën e përafërt të vendit dhe fqinjëve tanë në ballkan.

Mundësia për 40 kongresmenë
Sipas rregullave të eRepublik, në rast se një vend ka minimum 4 territore (lexoni më shumë http://wiki.erepublik.com/index.php/Division_of_congress_members) ai do të ketë 40 kongresmenë, dhe kjo ka gjasa të ndodhë për herë të parë dhe eShqipërisë (që kurrë në histori nuk e ka arritur), në rast se arrin ta mbaj territorin e pushtuar të Malit të Zi.

Humbja në NMM
Përkundër mundimeve të mëdha dhe harxhimeve të shumta, damaget e shumta të hedhura nga Sërbët ndihmoi që Mali i Zi të fitonte rezistencën dhe kështu sipas të gjitha gjasave të siguronte dhe kongresin.

Gabimi i CP dhe kërkesa për dorëheqje
Presidenti i shtetit, menjëherë pas lirimit të NMM, deshi të propozonte një ligj që të shpallte armik natyral Malin e Zi dhe të provonte ta sulmonte përsëri për të e lënë pa territor, por bëri një gabim aksidental, duke shpallur NE Sërbinë. Ai e pranoi fajin publikisht dhe delkaroi dorëheqjen. Megjithatë, ai morri përkrahje nga shumë qytetarë e kongresmen, dhe nuk dihet akoma nëse do të aprovohet kërkesa për dorëheqje nga parlamenti.

Çlirimi i Kosovës?
Tashmë vendi ka dy armiq. 1. Mali i Zi që logjikisht na shpalli NE pas lirimt të një territori, 2. Sërbia pasi duhej të na kthente NE. Mali i Zi do të sulmojë i pari Shqipërinë, kurse Shqipëria e para Sërbinë pasi e shpalli NE e para. Kështu, territori që pritet të sulmojë e ta çlirojë Shqipëria është ai i Kosovës. Në rast se arrin të i bëj ball sulmit të Malit të Zi, Shqipëria siguron 40 ulëse në kongres, megjithatë shumë lojtar kanë ruajtur armatime të shumta për çlirimin e Kosovës. A do të arrihet kjo për herë të dytë? Mbetet të shihet.

Sërbia me 100% të resurseve
Ka kohë që Sërbia bashkë me aleatin e saj Poloninë, e kanë larguar amerikën nga pjesa e Evropës që i mundësonte 100% të resurseve, dhe kështu i bënë ato për vete. Amerika u largua nga 100%shi, kurse shteteve me 100% iu shtua edhe Sërbia.

Bosnja pa territor
Nuk mund të numërohet se sa kohë ka që Sërbia po e lënë Bosnen pa territor, apo dhe i sati muaj është që Bosna pritet të mos ketë kongres/parlament. Disa herë janë bërë përpjekje për lirimin e Bosnës, por kanë rezultuar pothuajse të pasuksesshme. Pak shpresa ka që Bosna të ketë kongres dhe këtë muaj.

Kroacia, në një territor më të "sigurtë"
Që nga koha kur Sërbia morri ofenzivë të rëndë dhe la Bosnën e Kroacinë pa kongres, Kroacia ka sulmuar disa vende të Azisë me anë të airstrike, dhe ndër vikitmat e fundit është India. Kroacia tashmë është vendosur në Azi, ku qetësisht i ka të siguruara territoret, dhe është e qetë nga luftërat.

Rikthehet lufta FYROM-Greqi
Pas disa muajve të marrëveshjes për armëpushim, FYROM dhe Greqia janë përsëri në luftën e papërfunduar, duke sulmuar njëra-tjetrën, e duke fituar njëra ndonjë kampanjë, tjetra tjetrën. Nëse vazhdon kështu, nuk dihet ku do të përfundoj kjo luftë.

EDEN drejt shpërbërjes?
Së fundmi është mbajtur një sondazh në Portugali nga Presidenti, ku shumica e Portugezëve kanë votuar Pro largimit nga EDEN, dhe në rast se largohet zyrtarisht edhe Portugalia pritet të jetë një goditje e rëndë për aleancën, që po humb antarët e saj dita-ditës.

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e situatës së përgjithshme. Në rast se mendoni se kam humbur ndonjë gjë, ose dëshironi të diskutoni në lidhje me këtë situatë, jeni të ftuar të komentoni në artikull.
Faleminderit
DardanH