Si funksionon drejtimi i MU Albania D-3 dhe njesiteve ushtarake ne pergjithesi

Day 1,896, 15:48 Published in Albania Albania by Kthetra Alb
Albania D-3 eshte njesiti ushtarak (MU) shteteror per lojtaret qe kane graden te pakten Gjeneral dhe jane ne nivelin 30-36, dmth bejne pjese ne divizionin 3 sipas ndarjes qe ka percaktuar loja.

D-3 perbehet aktualisht nga dy regjimente. Kur nje regjiment mbushet me 30 ushtare, automatikisht hapet nje regjiment i ri per ushtare te tjere qe futen ne njesi. Sidoqofte nje regjiment mund te permbaje deri ne 50 ushtare, sepse 20 vende jane te rezervuara per ushtare te rinj qe ftohen direkt ne kete regjiment nga ushtare anetare te ketij regjimente qe jane shoke te tyre dhe u bejne "ftese" (invite).

Kapiten i regjimentit 1 eshte World Class Force Geraint, i regjimentit te dyte eshte National Force Gentrit Shahini.

Kapitenet (captains) zgjidhen me votim nga ushtaret e regjimentit ne daten 15 te cdo muaji. Kapitenet mbajne pergjegjsine kryesore per vendosjen e urdhrit ditor (daily order). Vetem kur kapiteni nuk ka vendosur DO te re, hyn ne fuqi DO e komandantit te njesitit ushtarak. Kapitenet gjithashtu kane te drejte te perjashtojne ushtare nga ushtria.

Siper kapiteneve qendron Zv/komandanti i njesitit (2nd commander), qe aktualisht eshte Legendary Force Terrnakopi. 2nd commander zgjidhet nga komandanti i njesitit dhe e zevendeson kete n.q.s. komandanti jep doreheqjen ose mungon ne luftime mbi 7 dite rresht. 2nd commander ka te drejte te largoje ushtare nga njesiti ushtarak, psh. kur ata nuk permbushin kriteret e caktuara.

Komandanti (commander) eshte ai qe ka krijuar njesitin ushtarak, ose ka qene 2nd commander ne momentin kur eshte larguar komandanti i meparshem. Ai vendos per emrin, avatarin dhe pershkrimin e njesitit, percakton kriteret qe duhet te permbushin ushtaret e rinj per t'u pranuar ne njesit, ka te drejte te largoje ushtare nga njesiti, emeron pasardhesin e tij si dhe mund t'u japi urdhera e udhezime ushtareve te tjere.

Nje detyre e rendesishme e komandantit eshte te percaktoje 5 prioritete, sipas te cilave loja automatikisht krijon nje daily order, qe hyn ne fuqi kur nuk ka DO nga kapitenet e regjimenteve.

Duke u bazuar ne poziten e qellimet qe ka Shqiperia ne loje dhe detyrimet ndaj aleateve te saj, une kam vendosur 5 shtete aleate si prioritetet 1 deri 5.

Shpresoj te kete qene artikull informativ. Iu uroj ushtareve te D-3 shume suksese dhe sa me shume kills ne lufterat e ardhshme!

Commander Albania D-3
Kthetra