Ambiente de fondo si/no

Regístrate

 

Continuar

Continuar Al crear una cuenta estás de acuerdo con las Condiciones de servicio y la Política de privacidad

Rrofte Shqiperia Etnike!

Día 1,902, 15:46 Publicado en Albania Albania por ujku76

Te dashur Qytetarë të Shqiperisë, bij e bija te Arbrit, nipa të Kastriotit!

Uroj që të gëzoni shëndet Ju dhe familjet tuaja. Sic jeni ne dijeni, Lidhja e Arbrit dhe Partia Revolucionare me kane vene para pergjegjesise dhe njekohesisht me kane nderuar duke me emeruar si kandidatin zyrtar per President te vendit tone kete muaj.

E kam pranuar me kenaqesi por edhe me pergjegjesine qe mbart ky emerim. Gjithmone kam qene i mendimit te cilin e mbroj me vendosmeri se nje vend apo komb qe shpresat i var tek nje njeri i vetem qofte ky edhe mbinjeri apo gjeni, eshte i destinuar qe te deshtoje ne shume aspekte te jetes. Heret ose vone.

Ne pergjithesi besoj tek idealet qe e shtyjne nje njeri te veproje ne te mire apo ne te keq te nje vendi. Ideali yne eshte Shqiperia Etnike! Tek ky me fisniku prej idealeve une do te perpiqem te grej institucionet qe do te menaxhojne Shqiperine ne loje, sigurisht nese une do te kem nderin te jem Presidenti juaj per kete muaj.

Perpara se t'ju paraqes kabinetin e Qeverise se ardhshme (nese gjithmone) me lejoni t'ju tregoj filozofine time per drejtimin e Shqiperise.

Tre jane linjat apo themelet ne te cilat kjo loje lejon nje vend te perparoje e te korre suskes ne krahasim me vendet e tjera. Keto jane:

Ushtria – Diplomacia – Ekonomia



Te treja jane te lidhura me njera tjetren nderkohe qe moduli i Ushtrise eshte me kryesori e qe percakton situaten e Shqiperise ne loje.

- Ushtria -

Meqenese fatmiresisht kombit tone si kane munguar as ne loje luftetaret trima, te devotshem, dhe patriote, moduli ushtarak do t'u besohet Erosit (Eros Liebesgott) dhe Jonkastritotit.

Eros do te mbaje rolin e zv. Presidentit dhe Jonkastrioti do te jete Gjenerali i Pergjithshem i Ushtrise. Ne mbeshtetje te tyre do te jene shume lojtare kryesisht nga partia Revolucionare. Organizimi i betejave dhe sulmeve te perbashketa ne chat do te mbulohen kryesisht nga anetaret e PR dhe LeA-s.

- Diplomacia -

Duke qene se Shqiperia si shtet i ri ne loje eshte relativisht i dobet nga ana ushtarake, diplomacia perben nje nga anet me kyce pa te cilen betejat tona do ishin veshtire te fitoheshin.

Synimi i Qeverise eshte te thelloje bashkepunimin dhe koordinimin me vendet dhe shtet mike e aleate. Edhe ne kete drejtim Shqiperia eshte me fat qe ka lojtare te zote qe jo vetem kane vene themelet e diplomacise sone por e kane ngritur ate ne institucion. Nje prej tyre eshte Napoleon54 te cilit i eshte bere ftese zyrtare per te qene ne stafin e Ministrise se Jashtme dhe per te mbuluar marredheniet me shtetet e Edenit. Nderkohe, marredheniet tona te vecanta me USA do t'u besohen jonkastriotit, njeriu i cili ideoi dhe realizoi marreveshjen dypaleshe me USA gjate kohes se tij te suksesshme si President.

- Ekonomia -

Ekonomia eshte nje nga anet me delikate te lojes. Arsyet lidhen kryesisht me gjetjen e burimeve financiare per te mbeshtetur lufterat dhe furnizimet e perditshme te ushtarve me ushqim e arme. Sic e dini, Qeverite e meparshme kane arritur te mbulojne me ndihma lojtaret nga niveli 21-26. Qellimi yne do jete qe keto ndihma te shtrihen per te gjithe lojtaret aktive pavaresisht nga niveli. Prioritet do t'u jipet Div 1 e Div 2 meqenese aty eshte edhe pjesa derrmuese e lojtareve tane. Nderkohe nuk do te neglizhohet gjetja e fondeve per te financuar betejat qe na presin.

Governator te Shqiperise kam nderin t'ju paraqes Nameless99 nderkohe qe Minister i Ekonomise do jete DardanH. Stafi mbeshtetes per ekonomine do jete kryesisht nga Lidhja e Arbrit.

Programi UML do vazhdoje te mbeshtetet nga Qeveria dhe do perpiqet te shtrihet jo vetem per Albania D1.

Keto jane shinat ne te cilat do te mbeshtet programi i Qeverise se ardhshme nese do te kete besimin e lojtareve Shqiptare. Ky program eshte pjese e vizionit tim per ta bere Shqiperine te funksionoje ashtu si tek "Shpata e Kastriotit" ku te gjithe te ndihen pjese e sitemit, pjese e vlerave me te mira qe mbart kombi yne dhe ne fund te fundit te gjithe te kenaqemi me shume me lojen.

Me respekt
ujku76

P.S. Me shume detaje per organizimin si dhe stafi i plote i Qeverise do te jepet se shpejti ne artikuj te tjere.

 

Comentarios

Rilindasi
Rilindasi Día 1,902, 16:40

Si do të jetë diplomacia publike , ushtarake dhe politike e Shqipërisë? Diplomatet e trajnuar do shkarkohen ose do vazhdohet të punohet me ta?

Rilindasi
Rilindasi Día 1,902, 16:46

Si është e mundur se të gjithë diplomacinë e eShqipërisë do e vendosni në dy ambasador? Një në SHBA dhe një në EDEN?

ujku76
ujku76 Día 1,902, 16:49

Sjane ambasadore. Jane ministra dhe zv.Ministra. Ambasadoret nuk jane shpallur akoma.
Ne artikull jane dhene vetem linjat e trasha. Detajet do vijne me vone.

Rilindasi
Rilindasi Día 1,902, 16:51

I gjithë CD do shkarkohet? Do largohet?

Mr.Tosi
Mr.Tosi Día 1,902, 17:00

Respekt

LiLo1
LiLo1 Día 1,902, 17:05

Rilindas do flas me ujkun me ta dhan i post se ta kane ty ehehheheeeee .... urime ujku je nje njeri qe e meriton te jesh ne krye te vendit jo se Peyoni eshte me i keq se ty perkundrazi jeni te 2 njerez me vlera urime respekte

Rilindasi
Rilindasi Día 1,902, 17:09

LiLo1 , jo të lutëm, faleminderit, unë po bejë pyetje për një nga tre shtyllat e udheheqjës së kandidatit, e cila është diplomacia, tani zhvendosja e vemendjës është pikë që mua më duket interesante , por që nuk do e vej re, sa për të riperseritur pyetjen , a do të largohet i gjithë korpusi diplomatik? A do të largohen ambasadoret e nderit?

Nameless99
Nameless99 Día 1,902, 17:20

Programi i Ndryshimit!

Tashme makina qeverisese 1 vjeçare, nuk arrin te hece dot me shume se me marshin e pare. Kane futur marshin e pare ne fillim e po e sforcojne motorin, po na e djegin fare... kaq e ka takatin marshi i pare.

Me kete Program Shqiperia fut Marshin e Ndryshimit, qe eShqiperia te hece me shpejt dhe te mos digjet.

Program qe respekton kontributin e marshistave te pare, por qe ve si domosdoshmeri ndryshimin.

Program qe mbeshtetet tek gjithçka e mire dhe qe mund te ruhet, por qe sheh nga e Ardhmja.

Ketu votohet mes te Ardhmes dhe te Shkuares.

kushtrimzz
kushtrimzz Día 1,902, 17:29

Nemeles ku po e shef ti ate program te ndryshimit se une nuk po shof bile naj nprogram ktu !

Gjithesi suksese

Dr. A. Kulla
Dr. A. Kulla Día 1,902, 17:57

Eshte harru me u cek fakti se do ket medalje per puntort e zellshum te qeveris se janarit!!!

Rorschach C
Rorschach C Día 1,902, 22:22

Ujku76 respekte vlla dhe suksese
jam i sigurte qe do kesh sukses

KOSOVA Xhemshit Smajli
KOSOVA Xhemshit Smajli Día 1,902, 23:56

Respekt ujku76.

Sukses ne zgjedhje!

Arius argiri
Arius argiri Día 1,903, 00:01

rilindasin e ha meraku per CD apo trupin dipllomatik! se jane trajnuar thote...
Or rilindas nuk do ishte me mire te trajnoje presidentin ca dhe ti mesoje qe ne bisedime internazionale flitet nje gjuhe internazionale si psh anglisht dhe jo serbisht!

Eni05
Eni05 Día 1,903, 00:23

Urime per kandidaturen ujku76.
Nuk e di kush eshte kandidati tjeter po besoj se e meriton te drejtosh eShqiperine.
Te uroj pune te mbare me stafin tend dhe suksese sa me shume.
Respekte!

Hajdaraga
Hajdaraga Día 1,903, 00:41

Nuk eshte se e njoh mire Peyonin por me aq sa kam pare me eshte dukur lojtar i mire.
Me Ujkun kam patur nderin te jem ne te njejten MU muajt e fundit.Eshte lojtari qe duhet respektuar me shume nga te gjithe per qendrimet e tij korrekte ,te matura dhe mbi te gjitha per investimin e tij ne kohe,energji dhe para te verteta per Shqiperine.Patriot i madh .
Megjithese Peyoni mund te jete djale i mire mbeshtetet nga partite e gabuara,nga fajtoret e pushtimit "pa dashje" te Shqiperise nga servia.
Ka ardhur koha per ndryshim,dhe per kete duhet votuar Ujku.

Hajdaraga
Hajdaraga Día 1,903, 00:45

Sa per trupin diplomatik qe e ka cekur edhe Rilindasi askujt sdo ti mohohen meritat dhe vlerat.Kushdo qe jep kontribut per Shqiperine do jete i vleresuar.Por askush nuk mund te mohoje edhe meritat personale te atyre qe skane qene ne CD.Psh kemi lojtarin me emrin tubua qe ka qene nje muaj ambasador ne Spanje .Ai ka sjelle lojtare qe kane luftuar nga Spanja per Shqiperine megjithese nuk i kishim aleate.Si thoni ju meqe ai nuk eshte pjese e "familjes" sduhet te perfshihet ne CD.
Per Rilindasin kam patur respekt,por me kujton dike ne politiken shqiptare,qe pasi beri opozite te forte u genjye nga nje post ministri dhe i braktisi idealet.

ujku76
ujku76 Día 1,903, 01:12

Rilindas, me vjen mire per pyetjet qe bere. Sigurisht qe Trupi Diplomatik (jo korpusi) eshte nje nga pikat kyce te Shqiperise. Arsyeja eshte e thjeshte. Shqiperia eshte vend i vogel e i pushtuar nga nje prej shteteve me te forta ne loje. Kemi nevoje per cdo mik, shok, aleat, pra per cdo njeri qe mund te zbraze nje pushke per vendin tone.

Diplomatet jane pjese e administrates dhe ajo nuk duhet te ndryshoje sa here qe nje president i ri vjen ne krye te shtetit. Presidentet nderrohen cdo muaj kurse puna per te krijuar miq e shoke ne loje (lexo aleate) kerkon shume me teper kohe. Ky kontribut nuk mund dhe duhet te hidhet poshte me nje te rene te lapsit.

E kam cekur edhe me pare; Udheheqja e sukseshme qendron ne te gjeturit e njerezve te afte per te bere punet. Pra punes ti gjejme njeriun, dhe jo njeriut pune. Ne kete fryme do te shihet edhe puna e Administrates se Puneve te Jashtme. Ambasadoret e zote e te afte do te jene te lutur te vazhdojne punen pavaresisht nga bindjet poltikike, se ciles parti i perkasin, per ke votojne etj etj.

Shpresoj se iu pergjigja pyetjes tende.

respekte

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Día 1,903, 01:28

''Nderkohe, marredheniet tona te vecanta me USA do t'u besohen jonkastriotit, njeriu i cili ideoi dhe realizoi marreveshjen dypaleshe me USA gjate kohes se tij te suksesshme si President.''

Vetem pasi qe marrdhanjet me eSHBA-te ishin te shkelqyera...Dmth para se JonKastrioti ta kishte kete ide dikund ne mendjen e tij...E kjo merite ju takon diaspores eShqiptare ne eSHBA e cila vepron gati qe 1 vit.Pa marr parasysh qe kurr nuk kom pas apetite me ju fut politikes e s'besoj qe do t'kem ndonjeher mirpo disa gjera duhet te permenden!

Suksese ekipes realizuese o/

ujku76
ujku76 Día 1,903, 01:37

Dakord Batoa, ashtu eshte. Kontributi i diaspores sone ne USA eshte i pamohueshem. Cdo President qe do te vije do ta kete rrugen e shtruar ne kete drejtim. Per kete jemi te gjithe koshiente.

Por sigurisht qe duhet dikush edhe nga brenda Shqiperise per te bere koordinimin me jashte.

Nese ti personalisht apo dikush tjeter do te kishte interes per te qene pjese e stafit te MoFA-s me detyren per te mbuluar dhe dhene kontribut ne marredhient me USA, une do isha i lumtur t'jua jepja kete mundesi. E kam thene, qe nje njeri i vetem nuk mund dhe nuk duhet ti beje te gjithe punet.

Kemi nevoje per njerez te ndershem, te zote, dhe patriote. Cdo njeri qe mendon se i ka keto tipare eshte i mirepritur te jape kontributin e tij. Bindjet politike nuk kane rendesi.

Shqiperia e para, pastaj Partia, pastaj ambiciet personale!

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Día 1,903, 01:44

Une perderisa do t'jem pjese e ksaj loje do ta jap kontributin tim ne marrdhnjnet Shqiperi-SHBA-te pa marr parasysh se cila parti do te jet ne pozite...Sikur qe kam bere deri me tani.Sa i perket ofertes te falenderoj mirpo me shume preferojme te jemi ure-lidhese ne mes ketyre dy shteteve pa qen pjese e eQeverise.

ujku76
ujku76 Día 1,903, 02:52

Bravo! Nuk e vej ne dyshim perkushtimin tend ndaj Shqiperise. Ne fakt politika nuk ka pse perzihet fare ne gjera te cilat funksionojne fare mire sic jane punet me USA. Kjo eshte ajo qe une e quaj ta ngresh marredheniet ne institucion. Pra punet te ecin pavaresisht kush e vjen e kush iken nga qeveria.

Megjithate, mire eshte qe grupi i diaspores te mbaje kontakt me njerezit e Qeverise ne menyre qe efektiviteti i punes te jete maksimal. Eshte figure e keq ne syte e aleateve qe te behet dicka ne moskoordinim. Duket sikur ne nuk merremi vesh me njeri-tjetrin. Duket sikur njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.

Eshte e rendesishme qofte edhe sikur vetem nga ana formale qe nje perfaqsues nga Ju te mbaje kontakte te aferta me qeverine. Ska pse politizohet ky problem. Kjo eshte thjesht ceshtje teknike.

Ne nuk e dime akoma se kush do jete Presidenti i ardhshem por ne kete moment une po perpiqem te krijoj kontaktet me njerezit qe jane te afte per te marre pergjegjesite per detyrat qe kerkon Shqiperia.

Sapo mora konfirmimin nga Napoeloni qe ai pranon te jete pjese e MoFA-s.

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Día 1,903, 03:33

Mir shume ather e ftoj MoFA-n e ardhshem cilido qe te jete t'me perfshije ne grup-mesazhin e Ministrise se tij...Ne jemi te gatshem t'bashkpunojme ne kete pik.

enzq
enzq Día 1,903, 04:27

Suksese o/

EFALB
EFALB Día 1,903, 04:31

Ujku76 suksese

LiL Serxhio
LiL Serxhio Día 1,903, 04:56

urime ujku je nje njeri qe e meriton te jesh ne krye te vendit jo se Peyoni eshte me i keq se ty perkundrazi jeni te 2 njerez me vlera urime respekte x2 (e ttha dhe lilo ) uroj qe shqiperia te ece sa me para

Suksese o>

Lapraksi
Lapraksi Día 1,903, 05:01

V per fitore!
Padyshim nje nga kandidatet me te denje per president qe ka pasur Shqiperia jo vetem gjate muajve te fundit,por mund te them qe nga futja e Shqiperise ne loje.
Suksese o/

BubullimaAl
BubullimaAl Día 1,903, 05:24

Urime Ujku76,shpresoj qe ti a dalesh dhe shteti te funksionoj sa me mire qe te jete e mundur, suksese

ujku76
ujku76 Día 1,903, 05:38

Rrofshi per fjalet e mira. Shqiperia ka nevoje per kontributin e te gjitheve. Dhe ka rendesi fakti qe kontributet e Qeverive te meparshme te mos mohoen dhe te neglizhohen por gjerat e mira te bera te vazhdojne te kryhen edhe nga Qeveria e re.

Aty ku ka vend per ndryshime dhe per ide te reja, pikerisht aty do nderhyhet, dhe aty do jete fokusi yne.

Shpresoj se shpejti do dal me nje program me te qarte per politikat qe do ndjeke Qeveria Jone (jo e imja) e re per tre fushat kryesore nga te cilat varet performanca e Shqiperise.

maxXxy666
maxXxy666 Día 1,903, 05:48

Suksese Ujku

KD22
KD22 Día 1,903, 05:49

Ujku pse nuk ma dhe ministrine e energjitikes mua? (( ti e di qe une i kam qejf koncensionet e hidrocentraleve.Kemi shume miq ma ki parasysh vella ose te vura kamer ne zyre.

Nejse se tallem.Respekte dhe me fitore

ujku76
ujku76 Día 1,903, 08:09

kam dash me te vene minister te Industrise dhe minierave. Thash mos rregulloje ato koncesionet e kromit...

AqifPasha
AqifPasha Día 1,903, 08:14

HAHAHA komentet me te bukura i ka bere Rilindasi.... Aty eshte nje rreth i madh qe shkrua Diplomacia .. kurse ai thote "Po Diplomacia???" . Ndoshta do ishte me e sakte po te thoshte, "Po diplomacia qe ime qe kam bere deri me tani ? " ... Gjejini nje karrige edhe Rilindasit se pamvarsisht menyres , ben pune te mire.

UJKU , ti kishe bere me ngjyrat Red Green Blu do kishe formuar komplet spektrin e ngjyrave :P:P sipas sistemit RGB . Pra , ato qe ke thene mjaftojne per te perefshire te gjithe spektrin eShqiptar.
Kush nuk i kupton , le te meditoje.

Rilindasi
Rilindasi Día 1,903, 08:33

Aqif, faleminderit që brengosesh për mua, ka të tjerë që më kanë ofruar dhe poste më të larta por nuk kam pranuar, ashtu si kam thenë nuk mund të bartë kilogram më shumë se që kam kapacitet.

Ujku, do ishte mirë që në vijueshmeri plani për diplomatet të imlementohej në fazat tjera, dhe që diplomatet aktual të mos shkarkoheshin, madje ve theksin ketu tek diplomatet e nderit, për të permendur atë në SHBA që është prijetar i lidhjës së marëveshjes Shqipëri-SHBA, dhe sigurisht duhet permendur dhe klauzolen mjaft të rendesishme e cila le të mbetetet në kanale diplomatike.
Ministri i ardhshëm mund të kerkoj nga unë listen e kompletuar të ambasadorëve të cilet kanë punuar deri më tani dhe menyren e punës së tyre.
Ambasadoret , janë poste jo politike dhe si të tilla duhet të shqyrtohen, do më vinte keq që të fillohej nga e para, sepse do ktheheshim prapa me muaj , andaj nuk dua ngecje në ketë drejtim.
Dhe për të perfunduar , do perfundoj perseri me atë që fillova, mbaj mend kur pate deklaruar, në zgjedhjet kur ne patem perkrahur LiLo1 për president, kur pate thenë hajde të i lem reformatoret anash, partia jonë sigurisht që deshiron të jetë në pushtet. Besoj që e di ku e ke thenë.

ujku76
ujku76 Día 1,903, 08:39

Aqif, nuk kam dashur ti hyj me detaje dhe ti shtjelloj politikat qe do ndiqen per cdo njeren prej fushave. Puna kryesore qe lojtareve u intereson eshte dijne se ato dhe ata qe kane dhene kontribut dhe qe kane merita te spikatura ne drejtimin e Shqiperise do jene pjese e stafit te Qeverise.

Shpejt do dal me artikuj te tjere dhe do ti shtjelloj pak me shume punen e ushtrise, ekonomise dhe politikes. Dua qe njerezit ta kuptojne se nuk do jem une i vetmi qe do vendose per fatet e Shqiperise. Do jemi te gjithe bashkarisht.

Po them shkrutimisht ca pika:
1. Nuk do kete NAP, marreveshje me serbet, maqedonet, malezezet pa rene dakord dhe pa u bere transparnce ne popull.

2. Do kete nje program te qarte ekonomik persa i perket ndarjes se buxhetit. Pra, njerezit ne cdo moment do ta dijne se sa perqind e buxhetit do te shkoje per luften (para, arme, gold per mercenaret dhe ushtaret tane), sa perqind e tij do perdoret per ndihma per lojtaret tane (ushqim, arme cdo dite), dhe si do te kontribuoje shteti ne permiresimin e ekonomise se vendit tone.

3. Do te rishikohet poltika e taksave e cila nuk do te jete e ngurte sic eshte sot, por do jete fleksibel, pra do ti pergjigjet situates se Shqiperise. Nese eshte e pushtuar e pa territor do kemi sistem te ndryshem taksash ne lidhje me situaten kur Shqiperia do jete e cliruar dhe me disa territore.

4. Do perpiqemi te kemi organizim me te mire te MU-ve private dhe shteterore per te qene me efikas ne lufte.

5. Po perpiqemi dhe kemi bere progres ne rekrutimin e ushtareve te forte te huaj te cilet do te luftojne per Shqiperine.

Keto dhe shume detaje te tjera do tu behen te ditur qytetareve tane ne ditet ne vijim.

ujku76
ujku76 Día 1,903, 08:58

Rilindas, po e filloj me kete te fundit. Sinqerisht qe s'mbaj mend te jem perfshire ne ndonje debat per pune politike ne zgjedhjet e kaluara. Per me teper, une deri ne formimin e Lidhjes se Arbrit, kam qene anetar tek Vetvendosja. Konfirmoje te lutem kete me dardan81 dhe Enean te cilet madje kane qene anetare te Shpates se Kastriotit ne fillimet e saj. Dhe jane lojtare per te cilet kam respekt.

Ne fakt une kam mbeshtet opoziten sepse edhe ne jete kam si parim te mbaj anen e me te vegjelve apo me te rinjve. Meqenese opozita ishte minoritet dhe fatkeqesisht sulmohej pa te drejte (ne shumicen e rasteve) ka bere qe une dashur pa dashur te anoj nga ata. Mirepo, te anosh nga opozita nuk do te thote te mos jesh objektiv per gjerat e mira qe ka bere pozita (qeveria).

Per sa i perket punes se Diplomacise, detajet apo ceshtjet teknike mund te diskutohen. Une jo me kot vura jonin si pjese te MoFAs sepse kontributi i tij (me ndihmen e Diaspores) pikerisht ne lidhje me marredheniet USA-Shqipni nuk mund te mohoet. Me sinqeritet e them, qe ajo qe realizoi Joni dhe stafi i tij ishte nga gjerat me te bukura qe kam patur kenaqesine te shoh ne loje.

Prandaj, me kete fryme do te shihen edhe te gjithe diplomatet qe sic e thashe, une i konsideroj si pjese e administrates, jo e politikes. Ministrat dhe zvMinistrat jane poste politike dhe do te ndryshojne. Te tjeret nese duan te vazhdojne te japin kontributin per Shqiperine jane te lutur ta bejne kete gje.

Mund te kete nevoje per rifreskim administrate por kjo pasi te shihen raportet nga puna e tyre.

Une me kenaqesi do e merrja listen e kompletuar te ambasadoreve tane qe tani, nese nuk eshte problem, per t'ja percjell me besnikeri Ministrit te Ardhshem.

RadeciVV
RadeciVV Día 1,903, 09:58

Jam i pajtimit se duhet te kete medalje per puntoret e zellshem te qeverise se janarit, ata e meritojne vertete.

Gjithashtu ujku pergezime, por kujdes!!! Nese do fitosh shume lojtare do kene pune te papritura ne RL, do te dalin ne 2 clicker, apo do te nderrojne cz te provojne pervoja te reja..

Suksese

Rilindasi
Rilindasi Día 1,903, 10:46

Ujkë, e di edhe për prapaskenen e kesaj marëveshje dhe kush e ka realizuar ketë mareveshje, andaj mos i jep merita personit që nuk ka meritë, por që realisht ka qenë president asokohe, marëveshja u lidh për shkak të diasporës shqiptare, dhe rolit që ajo luante, shqiptaret në SHBA janë 100+ votues, dhe duke pasur parasysh problematiken që ka SHBA me zgjedhjet, marëveshja u gjetë si pikë kyqe nga ana e ambasadorit të nderit në SHBA , dhe i cili na ka berë po ashtu të mira të tjera e të cilat do thuhen më vonë, dhe do kuptohen më vonë, me kohë. Nese do kerkosh raportet për secilin ambasador, më shkruaj dhe nuk do të hezitoj të tregoj për punen e secilit.
Mua do më pelqente të shihja diplomacinë publike të tipit "Rroft Shqipëria" , nga kryediplomatët tuaj të rryer të cilet i ke zgjedhur.

Dhe sa për të qenë me një vije me Dardanin, jep medalje edhe për president , ketu shto dhe ata që e lenë punen në gjysmë.

AqifPasha
AqifPasha Día 1,903, 12:57

Jam kurioz te di se per ke shkon Vota e Rilindasit .... nuk e di se pse ?
Eshte nga lojtaret me misterioz ne kete loje.

Afrodita Mf
Afrodita Mf Día 1,903, 16:28

V suksese

RadeciVV
RadeciVV Día 1,903, 18:26

Oh Rilindas, ndonjehere terheqja eshte vendim i guximshem dhe i duhur, ne momente kur i duhej vendit. Po cmund te me thuash se bere ti per vendin, perpos se akuzove personat qe ishin ne anen tende te kundert, ke afetsi per te perdorur shkronjen ë, dhe di te japesh ca "medalje nderi" qe ne fakt jane ca foto dhe asgje me shume?

Ah po ke bere shume pune ne MoFA, ashiqare, perveq qe shperndaje alerta te kuq, gjithe shoket e tu te ri te thonin "vote" dhe "bravo" ne komente, pergezime per punen tende. Je nder ata qe meriton ate foton me medalje per muajin Janar

Rilindasi
Rilindasi Día 1,904, 03:46

DardanH, kam derguar personalisht më shumë se 300 mesazhe , kontakti . Në Shba kemi qenë si urdhër i ditës, në Francë, Kroacia ka thenë "Ne do të dergojmë të gjithë vendin" , Turqia si shumë herë na ka ndihmuar me çdo kapacitet, madje presidenti i ka prir luftës, pjesa e medaljeve dhe artikujve ishte pjesë e diplomacisë publike, një ekonomist nuk mund të më tregoj si zhvillohet diplomacia. Jo DardanH , mos genje, kur je larguar ke thenë e bejë sepse kam probleme personale, je larguar nga presioni që ke pasur dhe nuk ke aritur të e dergosh mandatin tënd deri në fund. E vetmja gjë që pate berë ka qenë për të dhenë shperblime për gazetaret më të mirë? Çfarë bere ti tjetër? Ike si qyqar në Bosnjë, duke lenë vendin në momente të keqija. Ekonomistet mund të jenë menaxher të mirë, por në politikë duhet të jesh lider, e ti më vjen keq, por nuk i afrohesh liderit as tek thonjtë e kembës.

Shendet.

EFALB
EFALB Día 1,904, 04:06

Rilindasi te lutem mos e zgjat me biseden ne lidhje me largimin e Dardanit.
Ti nuk ke informacion te mjaftueshem, keshtu qe mos i ngatero gjerat.

EFALB
EFALB Día 1,904, 04:09

Rilindasi sa per propozime ndoshta mire eshte qe tu jepen medalje edhe lojtareve qe jane levente qe hidhen nga njera dege tek tjetra.

RadeciVV
RadeciVV Día 1,904, 04:23

Oh, pra kush na qenka lideri, ti?

Po pra, i gjithe qellimi yt ne loje eshte te behesh udheheqes, te marresh poste. Epo lideri duhet te jete nje person qe ka nje ideal, nje qellim, dhe jo qe luhatet sapo i vjen nje oferte per nje post nga nje krah ne tjetrin.

Dhe me vjen keq, por ti nuk je askushi te vlersosh a jam per lider apo jo. E ka vlersuar populli qe ka votuar ateher, e ka vlersuar qe me ka votuar per kongresmene sa here kam kandiduar, e ka vlersuar gjithe partia ku jam tani qe me ka vene ne liste, dhe prap populli qe heren e fundit votoi partine ku une jam me te madhe.

Ty kush te vlersoi? Te vune ne mes te listes, kur dikur te tjert rrezikonin kandidaturen e tyre vetem per ty, dhe ti cfare bere? Ike per nje post ne ministri. Kaq te duhet ty, ti ske nje ide qe e mbeshtet, ti duhet te hapesh nje parti me emrin KFE "kah t'fryn era".

Me vjen keq vellai, po sikur ti te ishe personi i duhur nje kohe do fitoje zgjedhjet presidenciale. P.SH. une isha me perkrahje te 2 partive te vogla, kurse kunderkandidati kishte 3 partiet me te forta ne ate kohe, plus te ishte edhe ty qe ishte nje perparsi e paimagjinushme, dhe ne fund humbi.

Pra ti nuk ke asnje kompetence per te vlersuar se kush jam une, dhe cfare aftesish kam. Une shkoj aty ku me zgjedh populli dhe ku perputhen idealet e mia, ti shkon aty ku ke oferten me te mire per te pasur post, dhe ku mund te marresh e te shperndash me shume medalje, dhe te perdoresh shkronjen ë.

Me te mira.

AqifPasha
AqifPasha Día 1,904, 04:54

Lufte idealesh :P:P and the winner is .................... ujku76 .
Peace

Rilindasi
Rilindasi Día 1,904, 05:11

Pse DardanH ku deshtuam?

Në ushtarakën? Patëm për herë të parë 4 vende për parlament , duke të mundësuar ty që të behesh deputet në parlament.

Në publikën? Duke berë diplomacinë publike më të fuqishme që është parë deri tash në eShqipëri.

Në politikën? Duke rivendosur e mbajtur mardhënie të mira me shtetet aleate dhe duke lidhur marveshjet për mbrojtje të ndersjellt.

Nuk do mundje të kandidoje as ty e as unë për parlament po të mos ekzistonte parlamenti. Të kam thenë dhe që parë, kur aleatet tonë 5 të tillë ishin pa parlament ne kishim kater teritore për parlament. Po të citoj " forca e një vendi varet nga sa teritore ka" ose " nese ka ose jo parlament" Andaj e pam forcën tonë dhe menyrën e zhvillimit të gjerave. Për të fituar zgjedhjet , perdore çdo menyrë , madje edhe Erosi që u shkruante mesazhe administratorëve që po nuk fitoi Dardani do e le lojën e gjera të tilla. Mirë fitove, por u dorezove. Shqiptaret do të njohin për faktin që je dorezuar, e jo se ke berë gjë në zotimin që ke marë. Kur e mer një punë për të berë, sigurisht që duhet të e besh apo jo? Dhe unë kisha mundësi të thoja jo ndodhi kjo ndodhi ajo , po jap dohereqje më mirë. Andaj po pate diçka nga pikat e diplomacisë, dhe ku ne kemi deshtuar, mund të më thuash , do të pranoj kritiken, por mos bej krahasime me vetën, sepse ne një pikë ndahemi të dytë, ty që bie pre e presionit të të tjerëve , mendoj se kjo pikë na ndanë.
Unë vendosa të ndihmoj vendin në ato që di, madje edhe njerezit e partisë suaj, si pikachuku që behet si avokat i yti, ka qenë kundershtar i stafit tuaj të ministrisë së jashtme apo jo? Tani për nga fryen era po e shohin të gjithë.
Problemi yt ishte që zgjodhe hallka të gabuara, dhe kur një hallk e zingjirit keputet, ateherë gjerat nuk janë mirë dhe i gjithë sistemi bie, problem tjetër ishte se shpejtë ke renë pre e presionit, e vertet është se shumë njerëz u larguan nga vendi, ose ju lanë në lloq, por kjo dihej apo jo? Tani zgjodhe hallka të gabuara, dhe deshtove.

LEKSENDER
LEKSENDER Día 1,904, 05:32

Me behet qefi qe per her te pare shoh qe behet fushat demokratike
Debatohet pa share dhe ofenduar rivalin dhe kjo esht nje arritje e madhe per eShqiperin
Personalisht do votoj Ujkun76 se e ka treguar me vepra sa e do Vatanin

EFALB
EFALB Día 1,904, 05:50

Rilindasi lere kete bisede se nuk eshte vendi per te tilla gjera tek ky artikull. Gabohesh kur shprehesh dhe me cileson avokat, ashtu sikunder perseri gabohesh qe shprehesh "ka qenë kundershtar i stafit tuaj të ministrisë së jashtme apo jo?"
Une nuk i ndaj gjerat sic i interpreton ti Rilindasi.
Vertet qe ti ndan nga Dardani ne nje pike qe ti preferon te jesh levent, gje qe Dardani edhe disa te tjere nuk jane te tille.

RadeciVV
RadeciVV Día 1,904, 05:57

hahaha une zgjodha format e gabuara? Jo o vlla, rregullat jane te thjeshta: kush ben multies i hiqen votat.

Sdua te vazhdoj te replikoj me ty, sepse ti je njeri qe sdi te gjykosh, pasi shikon interesa personale, dhe nuk shikon pertej vetes. Te kuptoj, njoh edhe ne RL shume persona si ty. Eshte replika ime e fundit ,mos e harro ate propozimin per krijimin e partise

Tung

 
Publicar tu comentario

¿Qué es esto?

Estás leyendo un artículo escrito por un ciudadano de eRepublik, un juego de estrategia multijugador inmersivo basado en países reales. Crea tu propio personaje y ayuda a tu país a alcanzar todo su esplendor mientras tú te consolidas como un héroe de guerra, un reconocido editor o un gurú de las finanzas.