Rritje e strength apo lufte pa pushim?

Day 2,272, 11:09 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Duke pare gjendjen e monotonise qe ka zene lojen dhe pergjysmimin e komunitetit shqiptar brenda pak javesh, dua te hap nje diskutim te rendesishem me ju per temen e mesiperme.

Deri para nja 1-2 vjetesh, lojtaret shqiptare luftonin papushim dhe organizoheshin ne group fights ne orare te caktuara, pa dallim divizioni apo eksperience. Shume veta e kujtojne, qe ato ishin dhe kohet me dinamike te ketij komuniteti.

Me vone kaluam ne politiken e rritjes se strengthit, per te fuqizuar ne menyre afatgjate divizionin e katert, dhe po ashtu per te nxjerre dhe pak fitim me ane te trajnimit e mosluftimit. Ne kete menyre u arrit qe lojtaret tane ne divizionet 1-3 te marrin me shume medalje dhe te kene me shume influence ne luftera.

Nga ana tjeter ekziston dhe mundesia, qe shume lojtare te rinj, qe e shohin qe nuk u lejohet te luftojne (apo shperblehen per kete), shpejt merziten me lojen dhe e lene fare ate. Tani ne kemi apo s'kemi 100 lojtare ketu, ne krahasim me disa qindra qe kane qene muaj me pare.

Prandaj ju ftoj te diskutoni hapur te mirat e te keqijat e kesaj strategjie. Une vete nuk kam akoma nje preference per kete ceshtje dhe jam kurioz mbi mendimet e te tjereve.

Rrofte Shqipja Jone e dashur.