Qysh me ia lidhë krytë kesaj pune?

Day 1,845, 15:21 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të nderuarë, shumë të dashur bashkombasë, dua të shpreh opinionin tim për keto dy çeshtje të cilat janë preokupim i yni momental dhe që janë tema aktuale sot në Shqipëri.

"EDEN ose jo"

1. Referundimi i organizuar nga ana e Kris Hasa , avokat i popullit mendoj se nuk ka legjitimitetin e saj, sepse nuk perfshihet në fushë veprimtarinë e saj.
Anëtarësimin brenda një aleance e benë Presidenti i shtetit, ose ministrat e jashtëm të shteteve, andaj edhe kerkesen për largim ose qendrim të metutjeshëm e bejnë po ato institucione lartë të permendura.
Andaj besoj që presidenti ose ministri i puneve të jashtme duhet të ua sqaroj qytetarëve të tij se ky nuk është një referendum i organizuar nga ta, ose nese është të dalin dhe të e pranojnë publikisht.

Mendimi im personal:

Besoj që ne duhet të qendrojmë në një aleancë si EDEN, por sigurisht që duhet të forcojmë pozicionin tonë në mardhenie me jashtë, dhe me shtetet tjera aleate.
Nese do largohemi nga EDEN, ne do të i krijonim vetës armiqë të rinjë, e asesi miqë të rinjë, andaj se besoj që kemi luksin për të u larguar nga EDEN.
Largimi nga një aleancë e tillë do na bente neve shqiptarëve mosmirnjohës andaj jam i mendimit se duhet të punojmë për fuqizim të raportit tonë fillimisht me EDEN e më pas më miqtë e posht shenuar
Besoj se duhet të i fuqizojmë mardheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me një aleat tonin ketu Turqinë.


"Qeveria e re e vendit"

Besoj që të gjithë jeni deshmitar të krijimit të qeverisë së re të vendit tonë, e cila ka paraqitur emrat në dikasteret perkatese , dhe të cilat kanë dhenë premtime, ku njeri nga më të fuqishmit ka qenë edhe për prurje të reja.
Andaj , do të presim për të parë rezultatet e punës së tyre.


Mendimi im personal:


Pas paraqitjës së emrave konkret në poste qeverisese, besoj që shumë emra të paraqitur në kabinet nuk dijnë që të i lidhin këpucet e tyre, andaj nuk e di se si do të ia "lidhin kokën" punëve në qeveri, por që gjithsesi verdikti qytetar i "pandikuar" dhe i "pa prolonguar" që parë ishte ky që është.


Për komentuesit në vijim të cilet do të fyejnë , do të i propozoja qeverisë së re që të e fus perseri si premtim elektoral blerjen e sapuneve me shumicë për të ua shperlarë gojen shumë të flliqur .
Ky propozim i imi ka qenë edhe në qeverisjet e kaluara , por si duket sasia e sapuneve nuk ka qenë e mjaftueshme me fëlliqësitë që krijojnë disa ketu.


* Kendveshtimet e paraqitura lartë në artikull pasqyrojnë mendimin tim personal, të pandikuar, të papenguar dhe të parqitur për qytetaret e eShqipërisë , përgjegjesinë për çdo satirë, humoresk të paraqitur lartë do e mbaj personalisht në eKurizin tim.