Qeveria e Unitetit ka nisur punen me ritme te larta

Day 2,150, 18:52 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Vellezer dhe motra,

nga zemra desha t'ju falenderoj per besimin e madh qe me keni dhene me zgjedhjen si President i Shqiperise me mbi 84 % te votave. Gjej ketu rastin te falenderoj paraardhesin tim Crazy Alboz per arritjet e Qeverise se tij, sidomos ne fushen ekonomike dhe ndihmesat e medha ndaj lojtareve.

Ne keto pak dite qe kane kaluar Qeveria e Unitetit ka filluar punen me ritme te larta dhe ketu desha te flas per hapat tona te para ne fusha te ndryshme.

Organizimi i punes:
- Qe ne diten e pare jane hapur grupmesazhi i Qeverise, si dhe ai i Kongresit per te rivendosur komunikimin qe shpesh here ka munguar. Cdo Minsiter ka hapur gjithashtu komunikimin me stafin e vet, per tema te detajuara te fushes se tij.
Ministrat do dergojne raportet e tyre javore te Kryeministri, qe ju te informoheni rregullisht per punen tone.

Kongresi:
- Per here te pare Kongresi Shqiptar nuk po aplikon vetem votimet e ligjeve qe parasheh loja, por edhe votimet e vendimeve te tjera me ane te Google Docs. Ne kete menyre ai ka miratuar me shumice votash Logon e re te Qeverise, qe keni patur rastin ta shihni neper artikujt qeveritare, si dhe formularin e aplikimit per dhenie shtetesie shqiptare. Kjo mundesi votimi eshte pritur shume mire nga Kongresi dhe do te perdoret vazhdimisht, per te rritur shkallen e demokracise ne vend.

Mbrojtja:
- Situata aktuale eshte shume e veshtire. Shumica e shteteve te CoT jane zhdukur nga harta dhe Serbia tani ka dore te lire t'i kthehet nje premtimi te bere me pare, per zhdukjen e Kroacise dhe Shqiperise nga India. Prandaj qe tani cdo RW Indiane do konsiderohet Prioritet 1. Ruani bars e bazooka deri sa t'iu vije urdher nga Komanderi juaj. Asnjeri mos t'i harxhoje ato per BH ne kete kohe.
- Ne po pregatitemi! Kemi krijuar Keshillin e Larte te Luftes me perberjen e CP, MoD + stafi, MoFA, komandantet e MU-ve kryesore dhe 20 lojtaret me strengthin me te larte ne Shqiperi. Per here te pare pas kaq shume kohesh, te gjithe komanderat e MU-ve kryesore kane pranuar te bashkohen aty me qellimin bashkepunimin per Shqiperine.
- Paralelisht u krijuan dhe grumesazhet me lojtaret me te forte te Div3, Div2 dhe Div1, qe ne rast lufte te mobilizohen sa me shpejt.

Punet e Jashtme:
- Partneret tane strategjike jane percaktuar: USA, Kroacia e Turqia. Me qeverite e tyre kam hapur grupmesazhe per tu shkembyer sa me shpejt ne rast nevoje.
- MPP-te po rivleresohen dhe per te kursyer ALL do kemi kete muaj disa MPP me pak me shtete qe nuk mund te ofrojne shume dmg. Nga ana tjeter do shfrytezojme MPP me shtete ne zone tjeter orare, si Kili e Meksika ne perendim, dhe mundesisht Indonezia ne lindje, qe ato te mbajne lufterat tona edhe gjate oreve te nates.
- Sic e dini Shqiperia eshte akoma formalisht anetare e EDEN, bashke me Izraelin e Kinen. Mbasi Izraeli lidhi MPP me Serbine, ne i kerkuam atyre doreheqjen si Kryetar te EDEN, per ta mbajtur emrin e kesaj aleance te paster. Per pak ore, MoFA jone Al Punk do te zgjidhet Commander i EDEN.
- Kemi vendosur kontakte dhe me disa shtete kryesore te TWO dhe do punojme derisa te rivendoset balanca e forces mes aleancave ne eRep.

Punet e Brendshme:
- Eshte miratuar formulari, me te cilin shtetas te huaj mund te aplikojne per shtetesi shqiptare. Me vendim te Kongresit, ky formular do te duhet te plotesohet vetem nga shtetas te huaj me kombesi jo-shqiptare. Bashkekombasit tane, qe duan te rikthehen, nuk kane nevoje ta plotesojne. Rikujtoj ketu, qe pavaresisht formularit, cdo kerkese shtetesie duhet te miratohet me pare nga Ministri i Brendshem.

Ekonomia:
- Per arsye sigurie, maili dhe passi i dy organizatave tona, Bursa e Tiranes dhe Banka e Shqiperise, u ndryshuan. Hyrjen ne to e zoterojne vetem Presidenti, Guvernatori e Ministri.
- Ministri i Ekonomise po ve ne perdorim nje dokument, ku te shenohet cdo hyrje-dalje donacionesh apo furnizimesh ne leke apo arme nga Fabrikat Shteterore. Por praktikabiliteti i ketij dokumenti duhet te provohet dhe ne kohe lufte serioze.
- Fabrika Shteterore 2 sapo u ngrit ne nivelin 7. URIME! Me fonde shteterore eshte planifikuar ndertimi i disa Rubber Plantation, me qellim qe te garantohet dhe prodhimi i Raw Materials te mjaftueshem per prodhimin e armeve Q7.
- Ju kerkoj ndjese qe jemi te detyruar ta ulim rrogen e punetorit nga 4 Q7/dite ne 20 ALL/dite. Por kjo eshte aftesia e vertete prodhuese e Fabrikes. Paga e 4 Q7 ishte vene vetem per nje muaj e financuar privatisht nga ish-CP. Rroga 20 ALL/dite, jo vetem qe eshte mjaft konkurruese ne treg, por me te kemi me shume transparence, sepse garantojme qe paguhen vetem ata qe edhe punojne. Prodhimi i tepert i Q7 do te perdoret si ndihme ne kohe lufte.

Edukimi:
- Qe ditet e para edhe ketu eshte publikuar nje artikull i ri per lojtaret e rinj. Po ashtu po redaktohet Guida e pare komplete per eRepublik, e krijuar nga miku jone izraelit xMikiGOx, dhe perkthyer nga lojtare shqiptare si RitaOra me shoke.
- Programi i ndihmes per upgrade te qendrave te Trajnimit sapo u mbyll me sukses. Po ashtu ndihmat private ditet e fundit jane shtuar shume. Shume e shume qytetare te Shqiperise kane arritur te bejne upgrade me oferten aktuale. Qeveria do vendose ditet e ardhshme, se kur do te perseritet ky aksion.

Teknologjia:
- Chati shqiptar ka qene me muaj te tere molle sherri midis shqiptareve. Edhe chati i ri, #eShqiperia nisi me veshtiresite e veta. Tani per here te pare kemi vene rregull, duke caktuar nje rregull, se kush merr te drejtat OP. Owner i chatit eshte gjithmone Presidenti aktual, OP jane Ministrat dhe anetaret e Ministrise se Teknologjise.
- Kam porositur qe ne chat te mbizoteroje toleranca dhe mirekuptimi, qe kick dhe ban te mos jene te nevojshme dhe te meritohen vetem nga lojtare te huaj armiq, jo mes shqiptareve. Ju kerkoj juve te gjitheve ndihmen tuaj ne kete drejtim, qe t'i zbatoni rregullat e te silleni mire ne chat, qe te mos kemi me percarje mes nesh. Faleminderit.

Ju pershendes!

Kthetra
Your text to link here...