Qeveria e ardhshme Shqiptare

Day 2,145, 12:15 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Te dashur miq,

pas bisedimeve me 5 partite me te medha te vendit, po ju paraqes kabinetin qeveritar, i cili, ne rast te zgjedhjes sime si CP, fillon punen ne daten 6. Tetor.

President: Kthetra Alb
Une jam aktiv ne eRep qe prej nje viti e gjysem, me pare i perqendruar kryesisht te lufta dhe komandimi per disa muaj i MU Albania D3. Me pas kam patur nderin te jem pjese aktive e partise Lidhja e Arbrit, duke u zgjedhur Kryetar i saj dhe duke e perfaqesuar ne Kongresin Shqiptar.

Zevendespresident: Peja001
Peja001 vjen nga partia e dyte me e madhe ne vend, Beselidhja Shqiptare, dhe ka mbledhur me pare eksperience ne qeveri si Minister Mbrojtjeje dhe Guvernator.

Kryeminister: RadeciVV
RadeciVV do te vazhdoje detyen e tij te deritanishme si Kryeminister, duke koordinuar punen e Ministrive me ane te raporteve te perjavshme.

Sekretar per Informacionin ne Kryeministri: Albanian Armed Forces
Deri tani aktiv si Zedhenes te Beselidhja Shqiptare, ky shok do bashkepunoje me Kryeministrin dhe mua per te publikuar raportet e Qeverise.

Minister i Mbrojtjes: Andiroid
Ish-President i suksesshem i Shqiperise ne Prill te ketij viti, Andiroid merr persiper drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes pasi pati filluar atehere pergatitjet per AirStrike te pare ne historine e Shqiperise, i cili u krye me sukses gjate mandatit pasues.
Zv/Minister: Krisfor
Krisfor, nje nga lojtaret me te vjeter shqiptare, gjithashtu ka qene President dhe disa here Minister i Mbrojtjes. Ai do ndihmoje me eksperiencen e tij te madhe stafin e Ministrise.
Stafi: Elldino, Boom3rang, Burhan11, BUB o7 dhe te tjere qe do caktohen nga Ministri.

Minister i Puneve te Jashtme: Al Punk
Al Punk eshte nje nga luftetaret legjendare shqiptare dhe nga kandidatet me serioze per CP shqiptar. Ai do te shfrytezoje namin qe ka lene edhe jashte, per te forcuar pozitat e Shqiperise ne arenen nderkombetare.
Zv/Minister: ArnoldDjin
Arnoldi do te vazhdoje detyren e tij, qe e kreu me shume sukses gjate ketij muaji, duke riaktivizuar programin e ambasadoreve.
Stafi: FreeGigi, Roger Griswald, ambasadoret, dhe te tjere, qe do te perzgjidhen nga Ministri.

Minister i Puneve te Brendshme: Krye Qendra
Eshte Kryetari i LVV dhe do te jete pergjegjes per miratimin e dhenies se shtetesive shqiptare para se te miratohen nga Kongresmenet. Po ashtu do te koordinoje punen e Gjykates se Larte, te kryesuar nga The Illuminati Mason.
Zv/Minister: Berat Gashi
Stafi: Adrian Miftaraj, Ezio Tazim

Guvernator: Dardan81
Dardani eshte Kryetar i Partise Nacionaliste dhe merr ne dore nje nga postet me te besueshme te Qeverise duke mbikqyrur Banken e Shqiperise.

Minister i Ekonomise: Max Tet
Maxi, i cili prej shume shokeve u cilesua si lojtari i ri me i suksesshem, do te vazhdoje punen e tij shume aktive ne kabinetin aktual.
Zv/minister: SilentSurfer
Stafi: VisarJ, BigLegend1

Minister i Edukimit dhe Zhvillimit: Endritt Zekka
Endritti njihet dhe respektohet prej te gjithe komunitetit per artikujt e tij informues per lojtaret e rinj. Ai gjithashtu do te vazhdoje punen te programet ndihmuese per zhvillimin e lojtareve.
Zv/minister: Ditrichjnb
Stafi: iPanchO, NightFury2

Minister i Teknologjise: xMikiGOx
Miki eshte ish-President i Izraelit dhe nderon Shqiperine me prezencen e tij dhe gadishmerine per te ndihmuar ne kryerjen me efektive te puneve qeveritare. Po ashtu, ne bashkepunim me shoke shqiptare, per pak do finalizohet perkthimi i nje Website te kompletuar mbi eRepublik - guida me e mire e me e plote qe ka pasur Shqiperia deri me sot.
Zv/Minister: Rexhep Dajkovci
Rexhepi, lojtar shume i angazhuar e i respektuar, do te kujdeset, bashke me te tjere, per mbarevajtjen e chatit shqiptar.
Stafi: cr0n, enzq

Ne fakt keta shoke dhe une jemi vetem disa emra te pervecem, qe kane premtuar t'i dedikohen me shpirt kesaj loje. Por suksesi i Shqiperise varet nga puna e secilit prej Jush, respekti ndaj shoku-shokut dhe deshira per ta pare Shqipen tone lart e me lart. Uroj nga zemra te kemi nje bashkepunim te mbare me ekipin qeverises dhe me gjithe vellezerit e motrat tona!

Kthetra