Programi i VV (Levizja Vetvendosje)

Day 1,793, 11:14 Published in Albania USA by A L B I O N
Programi i Levizjes Vetvendosje



STATUSI I SHQIPTARËVE
-Levizja Vetvendosje do të hartojë një Platformë politike për aktivizimin e të rinjve në këtë lojë dhe të largohet monotonia që ka mbërthyer gjithë popullin shqiptar në eRepublik.

EKONOMIA
-Levizja Vetvendosje do mundohet që të propozojë ligje të ndryshme në të mirë të vendit për sa i përket taksave për armë dhe ushqime, si dhe do merret me shqyrtimin e taksave të deritanishme.

KUJDESI SOCIAL
-Kujdesi social do të jetë një ndër prioritetet e Levizjes Vetvendosje. Anëtarët e Levizjes Vetvendosje do marrin ndihma nga më të ndryshmet duke filluar nga armë e ushqime deri në ato materiale që nuk do mungojnë.

TË RINJTË
-Me qellim të përmirësimit të pozitës së të rinjve në eShqipëri, Levizja Vetvendosje do angazhohet për pjesëmarrje më të madhe të tyre në jetën politike-shoqërore, dhe zhvillimin e programeve të veçanta për të rinjtë.

BASHKËPUNIMI
-Kujdes të posaçem Levizja Vetvendosje do t'i kushtojë bashkëpunimit dhe kontakteve të rregullta me Partitë tjera aleate, gjithashtu VV është e hapur për bashkpunime të ndryshme me partitë tjera nacionale Shqiptare.

Anëtarët që dëshirojnë të participojnë janë të mirëseardhur

Kryetar: Dardann81
Sekretar i Pergjithshem: AlbionMAX ...