Programi i Partise Nacionaliste

Day 1,892, 05:24 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Ne kete artikull dua t'ju njoh me pikat kryesore te synimeve te Partise Nacionaliste. Ketu keni dhe nje historik te shkurter te partise dhe Shqiperise. Mund ta lexoni per te qene me te mireinformuar.

Keto pika do te jene synimet tona kete muaj kongresional:
1. Zhdukja e korrupsionit dhe te padrejtesise
Se shpejti do dale nje artikull me dallaveret e fundit qe jane bere per te arritur ne kongres

2. Nxjerrja e dokumentit ligjor
Personalisht jam duke e hartuar dhe jam drejt perfundimit, do te dale se shpejti.

3. Bashkepunimi nderpartiak
Bashkepunimi i 7 partive me te medha te vendit vazhdon. Edhe pse kane ndodhur dhunime te saj gjithcka do publikohet dhe rregullohet.

4. Krijimi i nje instutucioni edukativ
Kjo ka qene nje ide e momentit te cilen sapo e kam paraqitur dhe ne qeveri. Kam menduar qe te organizohen ne chat tip mesimesh private ose ne grupe te vogla. Do te kishte mbase 3 dege.
1. Politika dhe marredheniet nderkombetare
2. Edukim ushtarak
3. Ekonomi
Per kete do diskutojme dhe do perpiqemi ta realizojme.

5. Permiresimi ushtarak
Ushtria ne fakt ka qene specialiteti im dhe fusha ime e vertete ne eRepublik. U distancova nga ajo sepse mendoja se politika nuk po shkonte drejte. Megjithate kam nje plan per te ndihmuar te rinjte e kedo tjeter ne aspektin ushtarak, me ndihma arme e ushqim si kam bere njeher e nje kohe.

6.Punesimi i Shqiptareve
Gjithkujt i pelqen te punoje e te paguhet. Per kete po mendoj per te nxjerre ne treg kerkesa pune. Kush do e meritoje punen do te paguhet me nje rroge javore. Punet do kene te bejne me Partine Nacionaliste dhe me eShqiperine ne rradhe te pare. Ne keto momente kam krijuar Departamentin e Zgjerimit te Partise Nacionaliste. Kryesuar nga Sei Kaon, ky departament do beje fushate dhe ftesa shqiptareve per partine tone. Sigurisht puna e tyre do shoqerohet me nje rroge.
Keto jane premtimet tona per kete muaj kongresional. Premtime te bera nga PN por qe mendoj se dhe partite e tjera do bashkepunojne me ne. Edhe pse sidomos per mua nuk eshte e kollajte, te mundohemi te harrojme se cfare eshte bere e te vazhdojme para per hir te vendit.

I uroj suksese gjithe partive ne zgjedhje qe kane bere fushate ne menyre te ndershme.
Faleminderit!
Kris Hasa
Kryetar i Partise Nacionaliste